Ademi: Maqedonia shumë shpejt do ta njohë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Më njohjen e menjëhershme të pasaportave të Kosovës nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, jepen sinjale pozitive se në kohë shumë të shkurtër mund të sillet vendimi edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të njohur zv/kryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi i cili thotë se Qeveria e Maqedonisë pa asnjë rezervë, ditë më parë, pranoi dokumentet e para zyrtare të Kosovës. Dhe kjo, sipas tij, do të ndikojë shumë pozitivisht në marrjen e një vendimi të shpejtë edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Zyrtarë të lartë të Maqedonisë, edhe para por edhe pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës kanë deklaruar se për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të ndjekin politikën e SHBA-ve dhe shteteve anëtare të BE-së. Kjo dëshmon se Maqedonia nuk do të bëjë një politikë përjashtuese, prej këtyre shteteve që tanimë një numër të madh edhe kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Maqedonia do të njoh pavarësinë e Kosovës, për një afat shumë të shkurtër, theksoi zv/kryeministri Ademi. /INA/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top