TruLLajKaa
Shqiptare
Adelina Ismaili do të dëshmojë për vrasjen e Triumf Rizës në gjykimin i cili pritet të fillojë të martën, njofton e përditshmja "Koha Ditore".
“Në mesin e pesë dëshmitarëve do të jenë babai dhe vëllai i Triumf Rizës, si edhe e dashura e tij, Adelina Ismaili, së bashku me nënën dhe motrën e saj”, ka njoftuar gjyqtari Mejdi Dehari.
Sipas aktakuzës vrasësi i policit Triumf Riza është Arben Berisha, i cili e ka pranuar fajin, ndërsa sipas aktakuzës për ta realizuar vrasjen ai është shtyrë nga Enver Sekiraqa dhe Ilir e Rrahim Avdullahu.