Adelina Ismajli: 30000 euro per te kenduar tri net ne disko

Ketrushe

Pianistia
Adelina Ismajli: 30000 euro per te kenduar tri net ne disko



Pas pjesëmarrjes tek “Kënga Magjike”, ajo filloi turin e koncerteve nëpër disa vende jashtë Kosovës, duke përgatitur kështu befasi të reja për fansat. Rikthehet në Kosovë, duke qenë pjesë e xhirimeve televizive të cilat bëhen me rastin e Vitit të Ri nëpër televizione. Këngëtarja Adelina Ismaili do të jetë prezente në shumë emisione të tilla por edhe nëpër xhirime të DVD-ve që bëhen nga produksionet muzikore. Pikërisht në ditëlindjen e saj më 14 dhjetor ajo ishte pjesmarrëse në evenimentin e “Zhurma Show” duke u shpërblyer me shumë çmime të rëndësishme. Ajo edhe njëherë tregoi se është një ndër emrat më të spikatur të show biz-it vendor, duke thyer rekord në shumë aspekte në karrierën muzikore. Po ku do të këndojë Adelina për Vitin e Ri? Në disa numra më herët të “Panorama plus”, treguam se këngëtarja do të paraqitet në një nga diskotekat më të mëdha shqiptare në Zvicër. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka të aranzhuara shumë koncerte dhe për tre net me radhë do të paraqitet nëpër vende të ndryshme atje. Natën e parë në një ambient familjar në një restorant luksoz nën organizimin e “Rinora4” deri në orën 00.00, ajo së bashku me disa këngëtarë të muzikës popullore, do të argëtojnë publikun nën ritmet e muzikës shqipe, kurse diku pas mesnatës do të fillojë argëtimi në diskon “Rinora 4” edhe atë deri në orët e para të mëngjesit. Natën e dytë, ajo do të paraqitet edhe në diskon “W-Club”, duke kënduar përkrah disa emrave të tjerë të estradës mes të cilëve, Genta Ismajli, Blero, Zajmina Vasjari, Valton Krasniqi, Dafina Zeqiri, etj. Por sa do të kushtojë gjithë ky angazhim i Adelinës atje? Duke u cilësuar si këngëtarja më e paguar e estradës për momentin, sipas fjalëve që shkruhen në internet thuhet se vetëm tek “Rinora 4”, Adelina për një mbrëmje do të paguhet diku rreth 10.000 euro. اmime të ngjashme të paraqitjeve atje, këngëtarja ka pasur edhe më herët, pasi flitej se ajo nëpër disa organizime është paguar diku nga 8.000 deri në 10.000 franga zvicerane. Duke ditur standardet e larta në diasporë, kuptohet se estrada atje paguhet më shtrenjtë se sa në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Por, edhe këtu tek ne këngëtarja nuk ngelet keq, pasi në disa mbrëmje ajo është paguar diku rreth 5.000 euro, kurse vetëm për hyrjen disa minutëshe në “Big Brother Albania” edicioni i parë, Top Channel ka paguar këngëtaren me 3.000 euro. Dhe duke u bazuar në gjithë debatet që bëheshin nëpër emisione të ndryshme rreth pagesave të këngëtareve, përsëri del që këngëtarja më e paguar është Adelina Ismaili. U përfol se ekziston një rivalitet dhe xhelozi e fortë në estradë mes këngëtareve pikërisht shkak i konkurrencës së fortë, por Adelinën si duket asnjëra nuk mund të mposhtë sa u përket pagesave. Në anën tjetër duke kalkuluar me shifrat e pagesave na del që për tre net paraqitje në Zvicër, këngëtarja do të fitojë hiç më pak se 30.000 euro, shifër kjo e lartë që deri më tani nuk e ka arritur ndonjë këngëtar shqiptar. Adelina tashmë mund të krahasohet edhe me yjet e ish-Jugosllavisë në lidhje me pagesat pasi këngëtarja shumë e njohur kroate Severina për të njëjtin honorar do të këndojë në qytetin e Kumanovës në Maqedoni. U munduam të kontaktojmë këngëtaren për të konfirmuar këto detaje, por për shkak të angazhimeve të shumta ajo nuk ishte në disponim për të dhënë ndonjë prononcim.
 
Titulli: Adelina Ismajli: 30000 euro per te kenduar tri net ne disko

avash avash!!! sikur me qen celine dion kjo!!! robt ska buk te hajne kesaj iu jepkan gjith ato lek...kushedi sa njerez do kishin shtyre te pakten vitin e ri me ato lek....

injoranca n'kulm :nxef:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top