Adele ka refuzuar 14 milionë euro nga L’Oreal

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 10.11.2013 23:21

largea_adele-ka-refuzuar-14-milion-euml-euro-nga-l-rsquo-oreal_hd1384122113.jpg


Këngëtarja britanike, Adele, ka refuzuar një ofertë shumëmilionëshe nga kompania franceze e kozmetikës, L’Oreal, për të reklamuar produktet e tyre.

Mediat britanike raportojnë se 25-vjeçarja nuk e ka pranuar idenë që të bëhet fytyra reklamuese e gjigantit kozmetik dhe në këtë mënyrë ka refuzuar 14.3 milionë euro.

“Ata kanë biseduar për një periudhë dhe dukej se do të arrinin marrëveshje, por Adele befasisht ka ndërruar mendje”, ka thënë një burim për Sunday People.

L’Oreal kishte planifikuar ta zëvendësonte këngëtaren tjetër britanike, Cheryl Cole, me Adelen, por shefat e kompanisë duhet të kërkojnë dikë tjetër.

Dy vjet më parë, Adele pati deklaruar se nuk do të dëshironte të bëhej fytyra reklamuese e asnjë brendi, sepse konsideron se është një shitje e turpshme e emrit personal.
 
Titulli: Adele ka refuzuar 14 milionë euro nga L’Oreal

Butterfly, ata qe kane shume, lakmojne dhe me shume...kjo eshte si duket perjashtim nga rregulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top