Abuzuesi i fëmijëve dënohet me 20 vjet burg

Kresha

A pretty face can never trick me
Devid Braun është shpallur fajtor dhe është dënuar me 20 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dy të mitur.


Xhon Devid Braun është shpallur fajtor dhe është dënuar me 20 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dy të mitur në fondacionin "Fëmijët e tij".
Ai është cilësuar nga gjykata si person me rrezikshmëri të lartë dhe jo vetëm që duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, por kur ta përfundojë ate, ai është person "non-grata" në Shqipëri.

Gjykatësi Gerti Hoxha e dha vendimin me 20 vjet burg ashtu sikurse kërkoi edhe prokurori, Kol Hysenaj tre seanca më parë. Gjyqtari shtoi se sekuestrimi i llogarive të fondacionit kalon në favor të shtetit shqiptar.

Aktualisht një tjetër proces po vazhdon në gjykatën e Tiranës për dy të pandehurit e tjerë Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, të cilët po akuzohen për marrëdhenie me të mitur në një qendër bamirësie në kryeqytet. /tch/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top