Abas Kupi nji jete per Shqypnin.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Abaz Kupi, hero i lavdishem, major i gjandarmerise mbretnore qe mori ne dore mbrojtjen e vendit dhe vazhdimin e luftes kunder nazifashisteve



Kew Gradens - Queens NY : اdo pervjetor, qe pas vdekjes se tij me 9 janar 1976, kur edhe u nda nga jeta Abaz Kupi, figure e shquar kjo e nacionalizmit shqiptar, ish- Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit(OKLL), sot, Partia Levizja e Legalitetit(PLL), ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne marreveshje me familjen Kupi, organizojne pelegrinazhin e pervjeteshem, tek varri i tij, ne varrezat publike "Maple Grove Cementry" ne Kew Gradens(Queens). Per te perkujtuar 31 vjetorin e vdekjes se heroit tone kombetare, burrit qe ne krye te trupave te Mbretit Zog, beri rezitencen pare historike, duke i zbardhur ne kete menyre faqen Shqiperise, me 7 prill 1939, dhe, atij qe themeloi Organizaten Kombetare te Levizjes se Legalitetit, tek varri i tij u mblodhen edhe kete here mbreterore, legalistet, demokratet, familja Kupi, miqt dhe dashamiret, e saj.





Kupi ka vendin tij ne histori, kur ai ne Durres, me nje ushtri te vogel shqiptare e drejtuar nga ai dhe sidomos kapteri i marines Mujo Ulqinaku, i beri qendrese pushtuesit. Abaz Kupi, ky hero i lavdishem, ky major i gjandarmerise mbretnore mori ne dore mbrojtjen e vendit, ne ato momente te veshtira dhe vazhdimin e luftes kunder nazifashisteve. Abaz Kupi, ose siç i kane thirrur atij Bazi Canes, qendron me te gjitha atributet e tija nje nga figurat me te spikatura te disapores shqiptare ne SHBA-es. Agjitatori i flaket, per rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes. Ne aktivetetin e tij mesohet se ka pergatitur nisjen e grupeve antikomuniste ne disapore, per t'i hedhur me pase ata ne Shqiperi, per permbysjen e komunizmit. Qyteti i Krujes ka propozuar qe ai te shpallet "Qytetar Nderi" dhe t'i ngrehet nje permendore.



Tubimin ne pervjetorin e 31-te, te vdekjes se tij, e udhehoqi legalisti Ndrec Ndreu, per te iu faleminderuar pjesmarrsve ne kete perkujtimore tradiconale, qe organizon familja Kupi, ne bashkepunim me Partine Levizja e Legalitetit. "Te nderojme vepren historike te ketij patrioti dhe mbretnori, nderojme edhe veten tone, tha Ndreu.. Shumica, prej nesh tha ai qe marrem pjese ne kete perkujtimore, jemi nga ata bashkeluftetar te gjeneral Abaz Kupit, qe qendruam ne ball te idealeve te tija."



Ne emer te partise Levizja e Legalitetit, foli nenkryetari i saj z. Ahmet Hoti. Sipas Hotit, :"Abaz Kupi, eshte dhe do te mbetet, nje nga ata shqiptaret e vertet , simbol i rezitences kombetare, i burrerise, dhe i nderi te familjes se tij. Dihet tash me qe Mbreti Zog i Pare, nderrmarrjen e tij e kishte per nje Shqiperi te lire dhe moderrne. Ai arriti te mblidhte rreth vetes burra te shquar. Nje nder ata ishte edhe Abaz Aga. Natyrisht, qe besa e mbajtur ndaj mbretit dhe Shqiperise,e ngriten Abaz Agen ne piedestalin e lavdise se tij, si simbol i qendreses kombetare dhe burrerise. Ne fund te fjale se tij Hoti, tha se :"Eshte, shume e domosdoshme dhe sidomos ne keto kohe qe po perjetojm ne sot, pas maskarades ne Shqieri, qe brezi i ri te ushqehet me jeten dhe veperen e ketyre heronjeve te vertet, qe fatkeqesisht, historia e versionit pansllavik e grek, e cila dominon edhe historigrafine tone, ne vite me qellim i la ne heshtje keta njerez."tha ai.



Ish deputeti i parlametit shqiptar, z. Esat اoku, bashkevujates me familjen Kupi ne kampet e interrnimit e burgjet e diktatures ne Shqiperi, thote se jam i lumtur qe po marr pjese ne kete perkujtimore, ku po i behen nderime ketij burri te madh te kombit tone. Ketij luftetari largepames, qe me guxim zgjuarsi, e trimeri, i beri balle te gjitha bishave e tiranise komuniste. Mirpo, tha ai si per hakmmarrrje, golgata komuniste, nuk do ta ndalte luften ndaj kesaj familje, edhe ne burgjet e kampet famekeqe me pjestaret e mbetur, ne Shqiperi. Kjo familje, u be mike dhe u vellazerua me gjithe shiqptarine, te cilet, tregonin edhe per vitalitetin e bemat e Abaz Kupit, prej nga Puka, Mirdita, Saranda, Kukesi, Tirana, Lushnja e Fieri. Vepra dhe kontributi historik, i ketij burri te madh qe po kujtom ne sot, do te jene te paharruar dhe do tu percillen brezave me rradh, konkludoi zoti Esat اoku.



Ish ambasdori i RSH, ne Ankara, z. Skender Shkupi, publicist e shkrimtar i njohur, shprehet;' "Sa here qe mblidhemi ne kete vend dhe sa here qe flase per kete figure, kame emocione te thella. Sepse, na kujtohet nje nje histori e gjate nje histori dhe e dhimbeshme e kombit tone. I cili, per fat te keq pati pak burra te medhenje qe i dolen per zot, qe i dolen ne krye, qe e udhehoqen dhe qe e drejtuan ate, atje ku duhej te shkonte Shqiperia. Abaz Kupi, vijoj Shkupi, ishte patjeter nje nder ata qe megjithese luftoj ne kushte teper te renda te asaj kohe , agresionit fashist, pushtimit te vendit, ai dijti te orinetohej edhe neper ato labirinthet teper te veshtira dhe problematike per kombin.



Keshtu, qe tha ish diplomati shqiptar, :"Sa here qe te vijme ketu ne kete vend eshte mire te bejme edhe nje bilanc, te ketyre viteve, dhe duke bere kete bilanc te ketyre viteve qe kane rrjedhur deri tash, ne na duhet te nxjerrim disa perfundime teper te vlefershme. Qe shembujt e ketyre burrave e ketyre shqiptareve qe kur nuk vune intersat personale mbi ato te kombit te tyre, por ata lufuan dhe u flijuan vetem per inetersat madhore qe i therriste kombi i tyre. Kjo pra na bene qe edhe ne te moblizohemi dhe te jemi ne te njejten linje me keta njerez, perfundoje z Skender Shkupi.Me pas foli zoi Muhamet Omari.



Ne fund te ketij peligrinazhi te pervjeteshem te tubuarit i ka pershendetur zoti Petrit Kupi, i biri i luftetarit antifashist, e anti komunsitit Abaz Kupit, duke thene se:" Ne vime ketu. qe te çojme ne vend edhe aspiratat e tij dhe idealin e tij per ato te cilat, ai u sakrifikua gjithe jeten, per nje Shqiperi te lire, demokratike e nje Sh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top