اaji i gjelbër dhe inflamacioni i mushkërive

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një studim i realizuar në Japoni sugjeron se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë te femrat që vuajnë nga inflamacioni i mushkërive.

Shkencëtarët nga Universiteti Tohoku kanë vërtetuar se femrat të cilat gjatë ditës konsumojnë së paku një gotë çaj të gjelbër, janë për 41% më pak të rrezikuara që të vdesin nga ‘ndezja’ e mushkërive.

Revista “American Journal of Clinical Nutrition” njofton se ky efekt mbrojtës i çajit të gjelbër nuk është vërejtur te meshkujt me mushkëri të inflamuara.

Këto të dhëna janë bazuar në një studim 12-vjeçar, ku kanë marrë pjesë 19.079 meshkujt dhe 21.490 femra, të moshave ndërmjet 40 dhe 79 vjeç.

Autorët e studimit besojnë se çaji i gjelbër vepron mbi mikroorganizmat të cilat shkaktojnë inflamacionin e mushkërive.
*Telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top