A thua do të denigrohet Flamuri Shqiptar?

Denigrimi i figurës të Gjergj Kastriotit
Shkruan: Arbër Kastrioti

- Denigrimi i figurës të Gjergj Kastriotit dhe i Nënës Tereze për t’i zhdukë prej Tokës Shqiptare dhe në faqen e Historisë Shqiptare
Dihet sulmi gangsterik antishqiptar i serbit Oliver Shmidt nën mbështetjen shpirtërore të kryeshpatarit pseudointelektual prof. dr Ardian Klosi me klubin e ish pseudointelektualve të ish regjimit të kalbur komunist kundër Kryeheroit të Historisë të Shqipërisë, të Ballkanit dhe të Europës Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Këta soj të diplomuarit në universitetin ’’Enver Hoxha’’ me atë fushatën histerike e me pathos të bujshme kundër kreyheroit tonë Skënderbeu ndërmorrën një varg aktesh të demaskimit të Figurës dhe Historisë të Skënderbeut duke shitur librin antishqiptar të Oliverit nëpër qytete të Shqipërisë. U shkarravitën si zvarranikë e si gjitarë kacaviren nëpër podiume dhe universitete si triumfatorë akademikë të së ’’Vërtetës’’ mbi figurën, rolin dhe jehonën filozofike të tij në shekuj duke i prerë me shpatën e tyre otomane-serbe zemrën, thelbin dhe pjesët organike të Historisë të Skënderbeut sikur të ishte një shpend i balsamosur diku në një qoshe të molepsur nga pluhuri i merimangave. Dhe këta hijena me atë mendtë e tyre halucinante ja prenë kokën, e shqyenë, e përplasën nëpër katakombet imagjinar të shkretëtirave Kapitullin e Historisë Shqiptare mbi Skënderbeun.
Megjithëmend, kush ja vuri mendjen kësaj shtrëngate qyqarësh – vajtorësh konstatuan se verbësia antishqiptare i kishte transformuar në aktorë endacakësh për të vra dhe fituar merita kundër një Shkambit të palëvizshëm as nga zëmëratat e Perëndisë.
Politika shqiptare heshti si klasa politike, kulturore dhe shoqëria në tërësi si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.
Ndërsa populli shqiptar e nderon Skënderbeun me respekt dhe me krenari, ndërsa një pjesë klasës intelektuale e kalbur guxon të denigroji duke hedhur dyshime, duke përdor gërshërë e në fund shpatë sikurse shpata otomane që fillimisht kur u dyndën si egërsira në pllajat e lulëzuara shqiptare rrënuan artin si skulptura, monumente, … Shpata otomane shkatrroi ku me shpatë e ku me zjarr gjithë trashëgiminë kulturore në shekuj të kombit shqiptar me synim që ta zhbënte nga identiteti autokton e sot nuk gjënden mbi tokë asnjë vepër arti të botës kulturale të Shqipërisë të periudhës të pas Gjergj Kastriotit.
Në kët boshllëk dokumentash e dëshmish ngrihen nga strofullat otomane antishqiptar nga jashtë e brenda vendit dhe vërsulen me urrejtje ndaj Skënderbeut me servirjet historike të sajuara nga guzhinat akademike serbe, ruse e greke brezit të ri shqiptar dhe popullit shqiptar të rraskapitur ekonomikishtë nga Tranzicioni i gjatë Politikë prej presidentve ’’demokratë’’ dhe shtabet e partive kryesore me sjellje hajdutërie, grushte shtetit apo luftë civile si pranverës 1997 të sojit tyre. Në gjendje gati hipnoze një pjesë e brezit të ri edhe të shkundur nga influencat islamike ekstreme po u pëlqejnë këto faqe të lavdishme t’i shqyejnë gangsterët të ashtuquajtur profesorë të Oliverave, Klosave, Godove, Baletave, Bollanove, Lubonjave, Diana Jup Kastratave…………

Përse gjithë kjo urrejtje ndaj Heroit Gjergj Kastriotit?
Rolin e kësaj strategjije mesjetare e kane marrë përsipër dy klasa;
I. Pseudo-intelektual profesora, politikanë shqiptar që i përkasin familjeve dhe sistemit diktatorial komunist
II. Disa mjeranë të paktë pseudoshqiptarë të fesë islame, që mbjellin farën e përçarjes dhe dasive fetare vllaznore.
1. Fyerja e Skënderbeut është të vrasë vetëdijen e shqiptarve të kohës luftrave me turqit, të rilindjes
dhe pas saj.
2. Heqja apo zbehja e Skënderbeut në Librin e Historisë dhe në ambientet është me synim që të mos të marrë shqiptari frymëzim nga ky model unik edhe në botë, duke i vra dashurinë për popullin shqiptar dhe për atdheun.
3. Ta zhveshi nga ndjenja kombtare, duke e bë tradhtar siç rrjeshtohen shumë kryesisht në shtabet e partive politike dhe në krye institucionesh shqiptare të kudo nndodhur shqiptar.


”150 vjetori – 1861 – 2011 kremtohet Bashkimi i Italisë”
Në Itali kremtohet me madhështi ”150 vjetori – 1861 – 2011 i Bashkimit të Italisë” nga klasa politike padallim bindjesh, nga akademia dhe gjithë shoqëria italiane me nderime dhe bujë të madhe. U celebrua edhe në Kishën Katolike në Romë sot më datën 17 mars të 2011, ku bashkoi presidenitn italian Xhorxhio Napoletano me kryeministrin Silvio Berluskoni që janë në armiqësi të madhe me njeri – tjetrin si dhe shumë të tjerë.
Kisha Katolike e Romës bekoi Ditën e Historisë të Italisë – Ditën e Unitetit të Italisë në një kombë të vetëm prej kryeheroit Xhiuzepe Garibaldi, që sikurse kryeheroi i Skënderbeu që bashkoi principatat në një shtet që ne e gëzojmë sot si Italia ashtu dhe Shqpëria. Xhuzepe Garibaldi ishte një kryeluftëtar i zakonshëm italian që bashkoi principatat italiane dhe nderohet me kreni dhe madhështi. Dhe nuk ndodhë që të leckoset me dyshime për vetëdijën e tij në krye të misionit patriotik të Bashkimit të Italisë nga ndonjë bandit antiitalian sikurse ndodhë hapur dhe padroje si në pazarin otoman poshtërimi i kryeheroit Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezes në mënyrë sistematike të financuara nga bota sllave-antishqiptare dhe ajo grupeve islamike jo shqiptare që plurarizmi i ka lejuar të hyjnë lirshëm dhe falë heshtjes djallëzore të shtetit shqiptar me shumicë islamike të merren edhe merren edhe me djegien, poshtërimin, fyerjen e kryefigurave historik të vendit tonë sikurse janë dhe mbeten Gjergj Kastrioti dhe Nënë Terezes.

Si reagoi klasa politike dhe akademike në Shqipëri e në Kosovë ndaj shpatarve sllavo-otoman kundër Skënderbeut?

Shqipëri
Sali Ramë Berisha – Kryeministër

Në Shqipëri pati përpjekje nga kryeministri Berisha për t’i dalë Zot sadopak në mbrojtje Heroit tonë Gjergj Kastriotit ndaj kësaj vale tërbimi obskurantistësh antikatolik të hijenave pseudointelektuale të ish komunizmit dhe një farë pseudo-profesori Oliver Shmidti.

Bamir Myrteza Topi – president
Presidenti Bamir Topi me milimetra lëvizi prej gojet disa fjalë të pakuptueshme gjoja për Skënderbeun se prej vendit jo që jo, por sa për reklamë protokollare, për t’i kujtuar shoqërisë se Shqipëria e ka një president me emër B.Topi. Jo vetëm kaq, por kur vijnë delegacione turke i zhdukin figurat dhe skultpturate e Skënderbeut, ndërsa kur shkojnë delegacione shqiptare në Turqi nuk i heqin fotot,… e Qemal Ataturkuk që nuk e njohu shtetin shqiptar të Ahmet Zogut.

Akademia dhe kryetar Gudar Daut Beqiraj
Ndërsa kryetari i akademisë profesor dhe akademik Gudar Daut Beqiraj heshti si gur varrit me gjithë atë institucion akademikësh të mykur nga ideologjia serbo-enveriste. Dhe katedrat e Historisë Shqiptare heshtën sikur ti kapte kolera në fyt.

Kosovë
Ashim Thaçi – kryeministër

Ashim Thaçi heshti sepse nuk i duhet Skënderbeu , nuk i duhet edhe as Nëna Tereze sepse edhe kjo është katolike sikurse Gjergj Kastrioti. Po e ilustroj me një shembull të freskët para një muajit.

Ministri i Antikulturës Memli Krasniqi
Kryeministri i Kosovës gjeti një njeri si veten dhe emëroi ministër të kulturës dhe mësuam këtë lajmë: ‘’Ministri i Kulturës të Kosovës Memli Krasniqi largon nga Ministria fotografitë e Ibrahim Rugovës e Nënës Terezes’’
Sapo vuri shqelmin e parë në ditën e parë të 23 shkurtit 2011 në shkallët e Ministrisë Kulturës të Kosovës ish sekretari personal i Zyrës të Hashimit për 4 vjet Memli Krasniqi si ministër i kulturës ju verbuan sytë para shkëlqimit të personaliteteve të mëdhaja botërore Nënë Tereza dhe ajo shqiptare lideri Ibrahim Rugova dhe urdhëroi urgjentishtë zhdukjen e portreteve të tyre. Kështu e nisi ditën e parë pa u futë në zyrë mesjetari që din vetëm të urrejë vlerate kombit shqiptar. Ky mesjetar harroi reaksionin e popullit që nuk i bashkon me kësi gangsterësh që kanë uzurpuar majat e piramidave të shtetit të Kosovës. Qeveria dhe kryeministri heshti ndaj sjelljes të shëmtuar politike antishqiptare të ministrit të tij. U shpërfill dhe reagimi qytetar i popullit të Kosovës dhe sot vazhdon rrjedhën e punës si ministër i antikulturës shqiptare në zyrën e tij pa portrete të kryevlerave historike të Kosovës.

Në Kosovë, Nënë Terezës i paskësh “kaluar koha”

(24.02.2011 RV)Gjithë bota e nderon e i lutet Nënë Terezës, shenjtes së më të varfërve të kësaj toke, të cilët diti t’i ngrinte nga llumi e t’u japë dinjitet, duke e bërë të njohur për mirë emrin e shqiptarëve anembanë globit. Vetëm në Kosovë, për një çast, shpresojmë të papërsëritshëm, e Lumja shqiptare e bamirësisë u konsiderua si figurë, që i “ka kaluar koha”. Akti i parë i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e re qe heqja e fotografive të Nënë Terezës dhe të Ibrahim Rugovës nga sallat e Ministrisë. Më hollësisht, të ndjekim Rabije Ibrajn nga Prishtina.
Veprimi i parë i ministrit të ri të Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës ka qenë heqja e fotografive të presidentit Ibrahim Rugova dhe të Nënë Tereze. Fotografitë kanë qenë të ekspozuara në hollin e brendshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë se Sportit. Ky veprim i ministrit të ri Memli Krasniqi është pritur me indinjatë të thellë nga punonjësit e ministrisë.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës
Kjo parti ka kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi të distancohet nga ky veprim i ministrit Krasniqi, ndërsa nga ministri Krasniqi të kërkoj falje dhe ti kthej fotografitë në vendin e tyre, ndryshe, në rast se nuk ndodhin kjo, LDK-ja paralajmëron se do të kërkoj nga kryeministri Thaçi dhe nga Kuvendi i Kosovës, shkarkimin e ministrit të Kulturës.

Memli nuk shkarkohet
Në ndërkohë nga kabineti i ministrit Memli Krasniqi ka ardhë reagimi në të cilin shpjegon siç thotë ai “arsyet legjitime të kërkesës sime për heqjen e kolazhit të posterëve për aktivitetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2010”. Ministri Krasniqi konstaton se këta posterë janë vendosur vitin e kaluar si pjesë e Planit të Punës për vitin 2010, është e kuptueshme që në vitin 2011 të ndryshohen me imazhe të aktiviteteve të planifikuara për këtë vit.

Shoku Hashim Thaci, pse vazhdon të heshtësh për Vandalizmat e Varreve Katolike të Kosovës në 1999?
Shoku Memli Krasniqi;
Pse vepron sipas shijeve të udhëheqësit tënd shpirtëror H.Thaci?
Urrejtjen tënde patologjike kundër Nënë Terezes dhe liderit të Madh të Kosovës I.Rugova mbaje për vete në shpirtin tënd të zi. Përse u heqë Tabllotë e fotove të tyre? Jepë llogari dhe mos u fsheh nën petkune H.Thacit?
Shoku Memli Krasniqi!
Sapo shkele këmbët në cilësinë e ministrit të kulturës në dyshemenë e sallonit të Ministrisë të Kulturës të Kosovës të vrau, të mjegulloi sytë, të shkallmoi sedrën tënde, të nxiu sytë, kur pe në faqet e murit portrete të Shenjtores Nanë Tereza dhe Lideri i Kosovës Ibrahim Rugova.
Dhe dhe urdhër urgjent ë zhdukeshin këto dy portrete nga salloni i ministrisë për tu ndjerë komodë në përditshmërinë tënde.
Unë si qytetar m’u kujtua një ngjarje e tmerrshme fondamentaliste islamike që ndodhi sapo ishte cliruar Kosova në 1999 nga NATO-ja hynë të parët ”clirimtarët” e PDK të Thacit me bandën dhe ne nesërmen u zgjua dita me lajmin e kobëshme Të shkatërrimit të Varrezave Katolike, kryqeve, mermereve dhe skulpturave të shenjta në Kosovë.
Hashim Thaci me bandën e tij nuk spjegoi kët ngjarje kaq ekstreme islamike kundër pakicës shqiptare katolike dhe deri më sot nuk dihet se kush e udhëhoqi dhe realizoi një skenar taleban me synim për të mbajtë të përcarë marrëdhëniet midis dy feve islamo-katolike
Dhe po ta shohim në qeverinë 22 shkurtit 2011 të Kosovës në 25 ministra nuk ka asnjë ministër shqiptar me besim katolik.
Prandaj zgjodhi njeriun Memli Krasniqin me cilësi të ulta morale si fondamentalistë që urren besimin katolik dhe e demostroi qysh ditën e parë me një egërsi dhe urrejtje të pashoqe.
Po ti vlerësojmë se heshtja e Hashim Thacit në 1999 ndaj Vandalizmit të Varreve katolike Shqiptare dhe Sjellja e një shprehje të urrejtjes antikatolike të ministrit të Thacit dëshmojnë se këto dy raste janë pasqyra e moralit të shëmtuar të PDK me në krye Hashim Thacin.
Ende Memli Krasniqi dhe Hashim Thaci nuk kanë kërkuar falje besimtarve katolike që nuk kanë gjetë autorët e Vandalizmave të Varrezave Katolike dhe të heqjes të portreteve të Nanë Terezes dhe të liderit që u konvertua në katolik, i ndjeri Ibrahim Rugova.

Kur do të kërkojnë falje këta dy kosovarë që nuk dihet se janë shqiptar apo talebanë?
Heshtja dhe lejimi i fyerjes sistematike të Skënderbeut dhe Nënë Terezes nga presidentët, kryeministra dhe akademikët si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri i paraprin akteve të papërgjegjshme të sekteve të panjohura islamike në korë të kësaj ndërmarrje të Anti kryevlerash shqiptar.

Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza

Forumi Mysliman i Kosovës i ka kërkuar autoriteteve drejtuese të shtetit më të ri në rajon, largimin e fotografisë së Nënë Terezës nga institucionet publike. Me anë të një peticioni, ata shpjegojnë se nuk janë kundër fesë katolike, por kundër përdorimit politik e kulturor dhe imponimit të figurave katolike. Ata kanë deklaruar se nëse kërkesa e tyre nuk merret në konsideratë, atëherë do të hidhen në protesta masive. Ndërkohë që edhe forumi mysliman shqiptar, nëpërmjet Roald Hysës, e mbështet këtë peticion të ardhur nga Kosova, pasi sipas tyre, po teprohet me përdorimin e figurës së Gonxhe Bojaxhiut, pasi ajo nuk ka dhënë ndonjë kontribut konkret për Shqipërinë. Sipas Hysës Shqipëria ka plot figura të tjera, siç është ajo e Dom Nikollë Kaçorrit që ia vlen të respektohet, pasi ka dhënë një kontribut konkret për Shqipërinë.

Peticioni
Forumi mysliman i Kosovës ia drejton peticionin presidentit Behxhet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi. “Komuniteti musliman në Kosovë, si komunitet shumicë, është konkretisht i brengosur mbi shkallën fillimisht latente, por kohëve të fundit të përmasave të mëdha, të tendencave dhe metodave të një dominimi kulturor, të ritit katolik në vend, si relikë e trashëguar nga e kaluara e garniturave më të hershme pushtetare, që ishin akcelereuse të një dominimi të tillë. Vazhda e tolerimit të tendencave dhe metodave të tilla, po sfidon laicitetin edhe të qeverisë së re. Nuk është se tendencat dhe metodat e tilla, nuk janë vërejtur nga ne edhe më herët, sikurse në rrafshin ligjërues/mësimor, kulturor, medial, e politik, por për hirë të arsyeshmërisë dhe mosshkaktimit të reaksioneve publike, i kemi kaluar me heshtje. Hapi i ndërrmarur nga ministri Memli Krasniqi për largimin e fotografisë së Nënë Terezës nga zyret e MSKRS-së, si dhe detyrimi për ta rikthyer prap, pas reaksioneve të shumta katolike e filokatolike, ishin dëshmi e sfidimit serioz të laicitetit institucional/shtetëror nga katolicizimi kulturor dhe tendencat e tij dominuese në rritje. Sidomos adresimi i një peticioni nga ana e disa “intelektualëve” ku nga kryeministri kërkohej shkarkimi i minstrit Krasniqi, duke u thirrur ndër të tjera edhe në bindjen e tij fetare si arsye për largim, na bëri që ta thyejmë heshtjen. Duke e ditur se Kushtetuta e Kosovës, në Nenin 8, Pika 1, e përcakton Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, ateherë nuk shohim arsye të shkeljes së Kushtetutës, nëpërmjet përdorimit publik e institucional të një figure krejtësisht fetare, pa ndërlidhmëri me shtetin e Kosovës, dhe sidomos jemi kundër imponimit publik të një figure që deklarativisht thoshte se “i përkasë Krishtit” si figure kombëtare, pasi që një imponim i tillë, përpos që dhunon laicitetin institucional, përbën poashtu një imponim religjioz e kulturor nacional-katolicist, në një shoqëri me shumicë muslimane. Nuk jemi aspakt kundër fesë katolike, por kundër përdorimit politik e kulturor dhe imponimit të figurave katolike. Ndaj ne kërkojmë largimin e figurës (fotografisë) së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) nga Zyra e MSKRS-së, si dhe nga Insitucionet shtetërore e publike të vendit. Shrepsojmë që kërkesa jonë të mirret parasysh dhe të diskutohet, në të kundërtën jemi të shtyrë drejt protestave publike”, -përfundon peticioni i forumit mysliman Kosovar.

Shqipëria
Kërkesa për largimin e figurës së Nënë Terezës nga institucionet publike është mbështetur edhe nga forumi mysliman i Shqipërisë. Roald Hysi, sekretar i këtij forumi, ka deklaruar se po abuzohet me përdorimin e figurës së Gonxhe Bojaxhiut. “Në mendojmë dhe këtë e kemi shprehur edhe herë të tjera, që nuk ka përse i jepet një akses kaq i madh Nënë Terezës, për sa kohë që ajo përfaqëson një fe të caktuar dhe nuk ka bërë asgjë konkrete për Shqipërinë. Gjithë aktivitetin e saj ajo e ka zhvilluar në emër të rrobës së krishtërimit që mbante veshur dhe jo në emër të Shqipërisë. Ne kemi plot figura të tjera, shumë më përfaqësuese, siç është ajo e Dom Nikollë Kaçorrit, i cili ka marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë. Me këtë dua të them, se ne nuk jemi kundër fesë katolike apo figurave që na vijnë nga kjo fe, por jemi kundër teprimeve kur ata nuk kanë dhënë një ndihmesë konkrete për vendin tonë. Ndaj ne mendojmë se kërkesa e forumit mysliman të Kosovës është e drejtë”, – ka përfunduar ai.
Esmeralda Keta/Gazeta Shqiptare



Si ju del punë me Nënë Terezën ju musliman të Kosovës dhe të Shqipërisë?
- Mos shkarkimi i Memli Krasniqit si ministër ka nxit dy forume islamike në dy vende për të denigruar Veprën e Nënë Terezes.
Jam i sigurtë se të dy forumet islame nuk përfaqsojnë shqiptarët islamikë të Kosovës dhe të Shqipërisë, që Peticioni është bërë në emër të dy grupeve të vogla ushtrues të fesë islame në mbrojtje të ministrit të kulturës të Memli Krasniqi.
Këtu është bërë e modës që të fyhet, të denigrohet figura e Nënës Terezë kryesisht nga ministra dhe të avancohet në kërkesa absurde deri në shfarosjen e portreteve. Sulmi është sistematike edhe ndaj figurave që tashmë pushojnë eshtrat e saj të qeta në Altarin e atdheut të bukur India.

Pse keni frikë prej Nënë Terezes????
Përse u sulmua Nënë Tereza nga ministri musliman Memli Krasniqi në Kosovë?
Përse ky sulm edhe ndaj Gjergj Kastriotit Skënderbe?


Heshtja dhe lejimi nga qeveritarët, politikanët si dhe akademikët si në Shqipëri e në Kosovë nuk mund të fshijnë veprat dhe gjurmët e tyre në shekuj si dhe maskojnë moralin e tyre të dyfishtë.
Ja ku është qëllimi i fushatës të turpëshme të forumeve jo shqiptare që identifikohen si musliman shqiptarë:
Heqja e fotove të Nënës Tereze nuk është vetëm se ka qenë katolike, porse shikimi i figurës saj përditë nga shqiptarët musliman e tmerron sipas mendjeve të zeza mesjetare të pak muslimanve fanatikë shqiptarë , e kap gazepi se fytyra e saj shenjtore ka fuqi të mbinatyrëshme që i bën njerzit të kthehen nga e mbara dhe jo e mbrapshta. Keni frikë nga përvujtëria e saj në mimikën e pikturuar me aq art nga Dora e Zotit në fytyrën e saj plot mesazhe dashurie dhe mirësie nëmes të njerzve. Dhe nuk ka të bëji or njerëz me fe islame aspak në mesazhe të konvertimit të shqiptarve nga feja islame në atë katolike. Jo, mos i keqpërdorni me djallëzi fenë e saj personale me Veprën e saj.
Te ajo shndrit Vepra e Bamirësisë dhe jo besimi i saj katolik. Mos shkoni në fundin e kënetës dhe qelbësoni ambientin shqiptar! Mos e paragjykoni veprën e saj me fenë sikurse në kohën e komunizmit që paragjykohej njeriu nga feja. Ishte koha e komunizmit, ku vetëm merrje poste të larta dhe shkonin në universitete e kudo njerëz me besime islame sepse në krye të shtetit drejtonin terrorista si njerëz me mbiemrin hoxha, shehu, myftiu,,,……dhe katolik nuk kishte as edhe një sepse urrejtja ishte më e madhe se kundër armiqve të vendit…………
Prezenca e skulpturave, monumenteve që hijeshojnë mbarë Aeroportin ” Nënë Tereza” e Tiranës është një prezantim me shpirtin dhe karakterin e shqiptarit si bujar, flijues dhe me besim nga Zoti.
Ju lutem mos përhapni kulturën apo të mbjellni farën e përçarjes midis shqiptarve nëpërmjet fesë. Jemi vëllezër padallim feje me shekuj. Na lini të qetë forume islame sepse një hannxhar në qafë e ka populli shqiptar e ky është sjellja e shëmtuar e politikanve shqiptar qysh me 1944!
Nuk dona luftë vllavrasëse fetare.

Përse gjithë kjo urrejtje ndaj Nënës Tereza?
Rolin e kësaj strategjije mesjetare e kane marrë përsipër dy klasa;
I. Pseudo-intelektualët profesora, politikanë shqiptar që i përkasin familjeve dhe sistemit diktatorial komunist
II. Disa mjeranë të paktë pseudoshqiptarë të fesë islame, që mbjellin farën e përçarjes dhe dasive fetare vllaznore.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është një Shkëmb i ngulun në rranjët e Tokës Shqiptare dhe historinë botërore
Nanë Tereza mbetet e paprekëshme në Shenjtërinë e Njerzimit në botë e në Qiell! ثshtë Nëna e gjithë njerzimit.

A thua do të denigrohet Flamuri Shqiptar?
Status kanë fituar si klasa intelektuale dhe ai grupë i vogël fetarësh antishqiptare islamik që të përdhosin pa turpë, në mënyrë sistematike si kryeheroin Gjergj Kastriotin Skënderbe ashtu dhe Nënë Terezën, pasi ligjet dhe kushtetuta shqiptare nuk jua ndalon invazionin e denigrimit ndaj kryevlerave të vendit.
Në këtë shkretëtirë heshtje dhe mbyllje veshësh të qeveritarve dhe akademikve, hapin vandal nuk do ta ndalin mesjetarët antishqiptarë, por do të shkelin të tjera vlera si drejt fyerjes të Flamurit Shqiptar pasi në sfond të saj ndodhet familja e Kastriotve. Familja e Kastriotve ishin katolik dhe nuk mund ta pranojnë gjitarët dhe zvarranikët anti skënderbejanë edhe në kohën e sotme kët Flamur. Jam i sigurt se kur të hipnotizojnë edhe popullin shqiptar atëhere do të gjejnë një flamur me yje e hënë dhe me drapër midis me ngjyrë të zezë e jeshil.
Prandaj zgjohuni dhe tregojuni vendin kësaj bande obskurantiste talebanësh!
Burimi: Shqipe, horizonti yt!


Denigrim = Shpifje (per ata qe nuk ia dine kuptimin)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top