Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A tallemi dot me “herojtë” tanë?

Një skeç i transmetuar në mbrëmjen e ndryshimit të viteve nga Koha TV po ndan prej ditësh opinionin shqiptar përtej kufirit, mes atyre që duan të ruajnë të paprekur ikonën e komandatëve të UاK-së dhe atyre që i kanë mëshuar anëve të tyre të erëta.

Për shumëkënd historia e grupit të mirënjohur “Stupcat”, që tërheq që prej vitit 2002 vëmendjen e publikut me hitet e tij, është thjeshtë një herezi. Në emër të dënimit të saj kanë ngritur zërin që nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, organizata e veteranëve të luftës dhe mjaft personalitete të tjera matanë kufirit.

Të frymëzuar prej tyre, qindra anonimë në Facebook kanë kërkuar vdekjen e aktorëve, kanë lëshuar një batërdi kërcënimesh e fyerjesh për ta, madje u kanë përmendur edhe paratë që marrin nga sponsorët.

Sipas tyre, mbrëmjen e vitit të ri, në KTV, ka ndodhur një sakrilegj, një blasfemi, një shpifje antishqiptare e barazvlefshme me raportin e Dick Martit.

Po ç‘kanë bërë në fakt humoristët kosovarë?

Në një skeç 12 minuta të gjatë (shiko poshte rubrika lajme Lapsi.al), ata, me sarkazmën e tyre therëse paraqesin dy komandantë të UاK-së të cilët në prag të çlirimit përgatiten të plaçkisin Prishtinën.

Ata vizatohen si injorantë pa shkollë dhe si vrasës cinikë, që likujdojnë me gjakftohtësi edhe ushtarët që rrefuzojnë të marrin pjesë në këtë pazar. Pavarësisht se skeçi ka anën e tij skematike, duke mos i shpëtuar klishesë së komandantit “të keq” dhe “ushtarit të mirë”, duke gjetur një rugëdalje ndaj akuzave të pritshme, ai ka shkaktuar vërtet një reagim të madh.

Vizatimi i një pjese të UاK-së si kriminale dhe grabitëse nuk është një fabul e re.

Nuk është as një gjë e thënë vetëm me humor.

Nuk është as një akuzë e artikuluar vetëm nga serbët, apo nga të “paguarit prej tyre” të tipit Dick Marti, siç pretendojnë herojtë tanë.

Ai është një realitet i dhimbshëm i luftës së një dekade e gjysëm më parë, të cilin pasi nuk e zbardhi dot Gjykata e Hagës, do të provojë ta kthjellojë një tjetër Gjykatë speciale, e sapo miratuar.

Për këtë pjesë të errët të historisë vezulluese të çlirimit të gjysmës së kombit, kanë shkruar me guxim në anën tjetër të kufirit, Veton Surroi, Baton Haxhiu, e Arben Idrizi.

Për krime monstruoze kanë folur me po aq guxim në Tiranë, Mero Baze dhe Fatos Lubonja.

Por, në këtë rast, në humorin e zi të “stupcave”, problemi nuk është tek polemika lidhur me këtë fakt historik.

Më shumë sesa një qëndrim, ndaj denoncimit apo mbrojtjes së krimeve të UاK-së, më shumë sesa një debat për mosprekjen apo dekonstruktimin e miteve që gëlojnë mes nesh, më shumë sesa një çështje e tabuve apo e rrënimit të tyre, diskutimi që po zhvillohet sot ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe me emancipimin e shoqërive tona.

Pyetja që shtrohet është: sa jemi të aftë ta pranojmë humorin, satirën, madje edhe fshikullimin mbi veten tonë dhe mbi “idhujt” tanë?

Sepse kur është fjala për të vënë statuese në Facebook: ”Je suis Charlie”, ne nxitojmë të reshtohemi pa hezitim dhe gati me mendjelehtësi përkrah vlerave të përbashkëta perendimore.

Sepse kur diskutojmë për botën, jemi ta gatshëm të mbrojmë qoftë karikaturistët daneze të Muhametit, qoftë “Vargjet satanike” të Razhdisë, apo qoftë herezitë e Dan Braunit.

Por, kur vjen puna tek vetja jonë, shpesh zhvishemi nga këto vlera.

Dhe rasti i humorit të zi me komandantët vrasës të UاK-na kujton pikërisht këtë difekt, këtë dyfytyrësi, këtë hipokrizi.

Natyrisht, këtu askush nuk është i detyruar të bërtasë me të madhe: “Unë jam një stupc”, por të gjithë jemi të obliguar ta pranojmë humorin dhe sarkazmën e tyre, qoftë edhe kur ajo mëton të na vizatojë si vrasës, "çlirimtarët" tanë.

Andi Bushati Lapsi.al
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back