A mund te urreni dike, vetem nga fjalet qe thone tjeret dhe nese po ose jo, pse?!

Përderisa edhe ti vet paske hap temë të till qenke ndikuar nga fjalët ?që i bije të jesh kontradiktore me temën që ke hapur .Të gjithë këtu kemi mospëlqime(për 1 veprim të momentit) dhe mendimet tona për çdo antarë, por disa e shprehin ,disa e fshehin ,dhe disa e bëjnë thashethem .Urrejta sjell veç urrejtje (nëse fjalët që janë thënë jan negative për ty pshm)veten do lëndosh përsëri ,në qoft se dikush vjen të bën ty thashethem për dikë tjetër të cilin e gjykon me difekte dhe të mangët në aspektin shoqërorë(e paragjykon me pak fjalë) të sygjeroj mos ta rëndosh veten me të tilla siklete.
Pra me pak fjalë ndikimi nga fjalët është në varësi të pjesës së karakterit(shyqyr zotit unë vet nuk ndikohem) .
 
Aq sa mund ta dashuroj! ?
Interesante, por fjalët si fenomen kanë rëndësinë e vete manipuluese të mendimit, e aspak të ndjenjave apo veprave. Nuk gjykoj askënd bazuar në përjetimet e të tjerëve.
 
Po te isha ndikuar nga fjalet qe me kane thene tjeret.
Do kisha arrite mos ti besoja as vetes, se le me tjerve.
Ne jemi cfare preceptojme dhe analizojme po NE,ne te kundert je nje klloun i shemtuar.
 
Nuk urrej kurr po se kuptova vet personin , me llafet e te tjeterve nuk shkoj as ne hale , me vjen keq qe ka tipa.qe u besojn llafeve te mashtrusave .
 
Le qe se kam bere ,por kur shoh qe bullizone tufa ndonje,une jam gjithnje aty per tu bere pjese me te dobtin ,dhe kundra injorances dhe idiotesive qe i shkakton keto situata.
Jeta sociale sa me poshte niveli,aq me shume ndikohet masa nga diktimet e ati.asaj,`i zgjuari`,i `duhuri` dhe i `drejti`.
Prandaj nese delen e vetmuar e han ujku,tek njerzit nuk qendron!
Njeriu i vetmuar nga masa,jeton lire dhe sipas formes se ti/saj!
 
Personalisht kam ber gabime ne te kaluaren dhe nga ajo ca kam mesuar

..Mos i beso asajt qe te thon dhe besoj sa me pak asaj qe shikon.....

Ndaj nuk mund te ndikohem nga ajo cfar me thon per nje njeri aq me teper ta urrej pa e njohur vet personin personalisht sot per mua esht e pa mundur te urrej dike nga fjalet qe me thon.
 
Redaktimi i fundit:
Po urrej me. Shpirt ato që mendojn se jan superior nga të tjerët.
 
Nuk e gjykoj kurre dike thjesht nga kopertina... sepse di mire cdo te thot.
Jap perhere nje chance dhe bej mire zakonisht sepse kam njohur njerez shum te vecant 😊

Kam pas qen e till dhe ne shkolle... sapo degjoja qe etiketonin dike si te perdalur, ajo automatikisht kthehej ne interes per mu dhe i rrija prane deri sa detyroja (jo, s'eshte batut) shumicen qe ta trajtonin me respekt dhe te njiheshin me njemije e ca kualitetet e saja. 2 prej tyre i kam si motra dhe kurre sme kan tradhtuar besimin dhe pse do e kishin pasur jeten me te thjesht!

Me meshkujt gjithashtu. Ndoshta ky eshte dhe motivi pse skam qen kurre e vetmuar, edhe pse kur hyn ne fuqi my dark side, sdua as hijen time afer sepse e urrej.

Eshte falas personave te keq-gjykuar qe une marre akoma fryme sot. Me kan mesuar ne rralle te pare se c'eshte dashuria dhe qe sado te gabuar mund te ndihemi, sduhet ti lejojme askujt te na prishi bukurine shpirterore.
 
Jeta esht e shpejt nuk kam koh te merem me urrejtjet fare dhe ke njerzit qe me kan ber dem :/
 
Te urrej dike vetem nga fjalet qe thone te tjeret dhe nese po ose jo pse?

prit ta shperbej kete fjaline cik :unsure:

E si mund te dua ose urrej dike nga fjalet e dikujt? ca ka dashur te thote autori?? jemi prape tek ato thashethemet qe une si honeps dot :unsure:

Po as ska ndodhur ndonje here e sbesoj te ndodhi sepse thashethemet, sidomos kur ka njerez te tjere ne mes, nuk i duroje dot.
 
Kam mendjen time une, di te krijoj opinionet e mia mbi dike, s'kam nevoje per opinionet e te tjerve.
 
perpiqem te mos ndikohem nga fjalet e askujt, por nuk mund te mohoj qe ngre gadishmerine kundrejt atij qe flet keq per te tjeret .. sme pelqejne ato qe duan te behen miqt e tu duke te ber armiq me te tjere.. skan vlere per mua... vlersoj ato qe ckan per te te thene ta thone ne sy.
urrejtje sndjej per asnjeri.
 
Përderisa edhe ti vet paske hap temë të till qenke ndikuar nga fjalët ?që i bije të jesh kontradiktore me temën që ke hapur .Të gjithë këtu kemi mospëlqime(për 1 veprim të momentit) dhe mendimet tona për çdo antarë, por disa e shprehin ,disa e fshehin ,dhe disa e bëjnë thashethem .Urrejta sjell veç urrejtje (nëse fjalët që janë thënë jan negative për ty pshm)veten do lëndosh përsëri ,në qoft se dikush vjen të bën ty thashethem për dikë tjetër të cilin e gjykon me difekte dhe të mangët në aspektin shoqërorë(e paragjykon me pak fjalë) të sygjeroj mos ta rëndosh veten me të tilla siklete.
Pra me pak fjalë ndikimi nga fjalët është në varësi të pjesës së karakterit(shyqyr zotit unë vet nuk ndikohem) .
Apapa 😂😂s'kam nerva të shkruaj më kaq gjatë 😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top