A eshte Jezusi Zot ?

Liza

Anëtar i Respektuar
A eshte Jezusi Zot ?
Bibla thote "Jo"



Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).
Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.
Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:



Zoti është i pavdekshëm.
Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102\27)

Kurse Jezusi vdiq.
Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)


Zoti është i Gjithdijshëm.
Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9)

Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm.
Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: “Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)


Zoti është i Plotfuqishëm.

Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perëndi i plotfuqishëm”. (Ekzodi 6:3)

Jezusi ishte i pafuqishëm.
Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: “Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?”. (Mateu 26:67-68) “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force”. (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! .


Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
Bibla thotë: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi -121:4-)

Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.

Bibla thotë: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit“. (Gjoni 4:6) “Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk”. (Marku 4:38)


Zoti nuk mund të shihet.
Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perëndinë kurrë…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12)

Jezusi jetoj në mesin e njerëzve
Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ''اështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.


Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.
Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve )

Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.
Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ''اështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19)


Zotit i takon adhurimi.
Bibla thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”. (Mateu 6:6)

Jezusi nuk adhurohet.
Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: “ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!
Poashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu”. (Luka 11:2,4)



Zoti nuk tundohet nga e keqja.
Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13)

Jezusin e ka tunduar djalli.
Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13)


Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''اfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.

Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?
Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:

a) „Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë“. (Gjoni 5:30,31)
b) „Ati është më i madh se unë”. (Gjoni 14:28)
c) “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar”. (Gjoni 13:16)
d) “Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)
e) “Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë”. (1 Korintasve 15:28)
f) „Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)
g) „Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë“. (Zbulesa 19:10)
h) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)


Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike që e hjedhin poshtë hyjninë e Jezusit. Vërtet nuk dojnë koment këto citate.
Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia:
“Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9) poashtu tha: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32)


Senad Maku - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
 
Redaktimi i fundit:
Jezusin mund ta qush ne nje aspekt zot,ai esht zoti i ati qe thot te drejten,ne c´kuptim??e them kshtu sepse te gjith ata qe thon te drejten shkojn pas filozofis se tij,pra ai esht Zoti i Drejtesis,sepse e ka shpikur i pari,

por ne aspektin tjeter dmth si zot i pergjithsis,nuk mund te shikohet,ai esht vetem bir i zotit,si gjith ne te tjeret,ZOTI I GJITHSIS ESHT DJELLI,per ate qe di te shikoj ate qe sheh.
ku ka diqka me te madhe se DIELLI? c´far esht ne univers me e domosdoshem se dielli?
kush i jep jet gjithshkaje qe na rrethon? DIELLI
 
Jezusin mund ta qush ne nje aspekt zot,ai esht zoti i ati qe thot te drejten,ne c´kuptim??e them kshtu sepse te gjith ata qe thon te drejten shkojn pas filozofis se tij,pra ai esht Zoti i Drejtesis,sepse e ka shpikur i pari,

por ne aspektin tjeter dmth si zot i pergjithsis,nuk mund te shikohet,ai esht vetem bir i zotit,si gjith ne te tjeret,ZOTI I GJITHSIS ESHT DJELLI,per ate qe di te shikoj ate qe sheh.
ku ka diqka me te madhe se DIELLI? c´far esht ne univers me e domosdoshem se dielli?
kush i jep jet gjithshkaje qe na rrethon? DIELLI

Kush ka me deshmu per ty kunder neser....? Dielli :ciaoo:
 
ZOTI I GJITHSIS ESHT DJELLI, DIELLI

Nese marim shembull qe toka eshte nje shtepi, e zoti i saj ose babai eshte dielli, ateher hena na qenka nena e dashur, Neptuni e Plutoni dy djemt bineq, dhe Venera motra e vogel LOL
Dielli eshte vetem nje yll qe ben pjese ne sistemin tone diellor. Ateher nga vet kjo nenkuptojme se kur diqka eshte " pjese perberese " e nje sistemi ose grupi, apo edhe me e thjeshta ta zeme trupin e njeriut, dielli mund ta ket rolin e zemres sone. Dhe natyrisht, kuptohet qe pa te ska jete.
Por ta quajm Zot, tutna mos i rritet mendja si dikuj kur papritur i ofrohet nje post me i lart se sa qe e meriton :D
 
Nese marim shembull qe toka eshte nje shtepi, e zoti i saj ose babai eshte dielli, ateher hena na qenka nena e dashur, Neptuni e Plutoni dy djemt bineq, dhe Venera motra e vogel LOL
Dielli eshte vetem nje yll qe ben pjese ne sistemin tone diellor. Ateher nga vet kjo nenkuptojme se kur diqka eshte " pjese perberese " e nje sistemi ose grupi, apo edhe me e thjeshta ta zeme trupin e njeriut, dielli mund ta ket rolin e zemres sone. Dhe natyrisht, kuptohet qe pa te ska jete.
Por ta quajm Zot, tutna mos i rritet mendja si dikuj kur papritur i ofrohet nje post me i lart se sa qe e meriton :D

dijelli e dashur ve ne levizje gjithshka ,pa djellin nuk do kishte as i gja,me djellin erdhen te gjitha,po mendoj jeta,ne tok erdhi nga fuqia e djellit,
kto planetet e tjera te gjitha luajn role te vecanta qe askush nuk i din,vetem llapin e han mut kot,por per jeten qe ne e gezojm,FALENDERIMET I TAKOJN SE PARI DJELLIT:sikur te shuhej djelli????kush do ishte zoti yt???
 
dijelli e dashur ve ne levizje gjithshka ,pa djellin nuk do kishte as i gja,me djellin erdhen te gjitha,po mendoj jeta,ne tok erdhi nga fuqia e djellit,
kto planetet e tjera te gjitha luajn role te vecanta qe askush nuk i din,vetem llapin e han mut kot,por per jeten qe ne e gezojm,FALENDERIMET I TAKOJN SE PARI DJELLIT:sikur te shuhej djelli????kush do ishte zoti yt???

bazë për jetën në tokë është UJI. Si thua ti ashtu i bie që edhe hëna nëse do të zhdukej për 2 - 3 ditë në tokë do të binin temperaturat -200gradë por gjitha këto dielli, hëna, planetet mbarë universi janë nën vëzhgimin dhe kujdesin e krijuesit të tyre ZOTIT Tث GJITHFUQISHث
 
baz per jeten ne tok,esht gjithshka qe ka toka,sepse te gjitha jan te lidhura me njeratjetren,gjithshka esht zinxhir,normalisht qe uj luan nje nga rolet me te medha ne jet,si dhe ajri,
por si u be puna qe ne ketu kemi uj???e din ti si pasoj e c´kaje erdhi uj,dhe vazhdon te vi,
si pasoj e rrotullimit rreth diellit,ndryshon atmosfera dhe vin 4ter stinet,
te gjitha planetet sillen rreth djellit,flas per ato te sistemit ton djellor,
pra ne nje sistem djellor djelli esht BAZA esht qendra qe ve ne levizje gjithshka,fantazit jan diqka qe sna perkasin ne shqiptarve,ne flasim per ate qe shohim,dita e gjykimit nuk esht jasht sistemit ton djellor kete e ke me 100% te sigurt.at´her mbrenda sistemit kush ngel fuqia me e madhe,dhe me e pa meshirshme,qe do te djeg dhe do te bej ZHAR ne te ARDHMEN???? Djelli,ai nuk ka per te pyetur as allahin dhe as krishtin,sepse i ka par te gjitha,dhe e din kush esht per flak dhe kush jo.tek djelli do te deshmojn te gjith per punen qe ben ne sherbim te natyres,ate smund ta genjesh.
 
Redaktimi i fundit:
prit sa ta pyes ce te te tregoj.nuk e kuptoj se perse e ke hapur kte teme.
apo do ce te fusesh percarje
 
prit sa ta pyes ce te te tregoj.nuk e kuptoj se perse e ke hapur kte teme.
apo do ce te fusesh percarje

Po pse percarje??perkundrazi,shqiptaret duhet ta din qe sduhet me pas frik pi kurrkujna as pi jezusit dhe as pi allahit.shqiptaret nuk jan popull i kulturuar sepse na ka kulturuar feja,perkundrazi.

ne nuk duam ti bejm gjerat sepse nuk duam ti bejm dhe jo sepse nuk goxojm ti bejm.ne sna ndalon dot as kisha dhe as xhamia,por morali JON.
 
Po pse percarje??perkundrazi,shqiptaret duhet ta din qe sduhet me pas frik pi kurrkujna as pi jezusit dhe as pi allahit.shqiptaret nuk jan popull i kulturuar sepse na ka kulturuar feja,perkundrazi.

ne nuk duam ti bejm gjerat sepse nuk duam ti bejm dhe jo sepse nuk goxojm ti bejm.ne sna ndalon dot as kisha dhe as xhamia,por morali JON.

kjo teme ateher do te ishte vendosur tek diskutime shoqerore dhe jo tek besimtaret mysliman.prandaj dhe fola per percarjen.une po them ce duhet te kemi kujdes me ato ce shkruajm dhe ku is hkruajm pasi mund te dalin keckuptime te pa nevojshme.
 
prit sa ta pyes ce te te tregoj.nuk e kuptoj se perse e ke hapur kte teme.
apo do ce te fusesh percarje

Nuk kame fute perqarje vetem se e lexova me pelqej krejtesisht me fakte ka te beje dhe e postova dikujt qe nuk i pelqen lirisht as mos le ta shikon :lexim: po qka me bo pasni dal prej teme tu tregu se i besoj Diellit e gjerave palidhje :ciaoo:
 
Nuk kame fute perqarje vetem se e lexova me pelqej krejtesisht me fakte ka te beje dhe e postova dikujt qe nuk i pelqen lirisht as mos le ta shikon :lexim: po qka me bo pasni dal prej teme tu tregu se i besoj Diellit e gjerave palidhje :ciaoo:

Kjo ka qene e diskutuar tek forumi i vjeter fv perpara se te kishte problemet teknike. Eshte shpjeguar cdo gje ne te, dhe "Faktet" qe ju i permendet jane bindese vetem per nje qe nuk ka interes, dhe qe lexon vetem titullin e temes pasi cdo citim i pjeseve BIBLIKE qe jane te sjellura nga postimi i (Copy/paste) nga nje nga forumet myslimane nuk perkon me ate qe thjeshte "deshmohet" ketu.

Ju uroj suksese ne propoganden tuaj "bindese" dhe me plot "fakte!":dong::dong::dong:
 
qka me bo pasni dal prej teme tu tregu se i besoj Diellit e gjerave palidhje :ciaoo:

vetem mua me ke pyetur???

ai ishte vetem mendimi im.me lidhje pa lidhje ti mos u pajto.MIRUPAFSHIM DITEN E GJYKIMIT
 
jo nuk eshte ZOT
 
Nuk kame fute perqarje vetem se e lexova me pelqej krejtesisht me fakte ka te beje dhe e postova dikujt qe nuk i pelqen lirisht as mos le ta shikon :lexim: po qka me bo pasni dal prej teme tu tregu se i besoj Diellit e gjerave palidhje :ciaoo:

por ca eshte sipas teje mece na paske dhe fakte?na trego ti dim dhe ne kto fakte ce te krijojme nje bindje dhe te japim nje pergjigje?
nuk shkon qe te postohet nje pyetje e till tek (BESIMTARET MYSLIMAN)
per mua si i krishter eshte zot.
 
5:72. Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
5:73. Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: "All-llahu është i treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.
5:74. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?
5:75. Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar.
Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!
5:17. E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes." Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
 
Jezusi eshte zot per te krishteret
bibla dhe kurani manipulohen si te duash me fjalet e tyre
 
Kush mund te me tregoje se si vdiq Jezusi ? Si njeri, apo si Zot ?
 
5:17. E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes.
5:72. Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
5:75. Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar.
 
BUDALLALLEK me sasira te konsiderueshme

5:17. E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes.
5:72. Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
5:75. Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar.

Ca don me than me kete pjese ti qe 2 miljarde te krishtere po shkokan te gjithe ne ferr??? Dmth qe e gjithe bota jo-myslimane spaska shpresa per jete ne parajse, pasi e keni deshmuar me kohe qe nje gje e tille nuk egziston per ateistet apo besimet e tjera si hinduizmi, budizmi...etj

Ju inferiore te diturise, marrezia me e madhe juaja eshte qe ju kerkoni te shpjegoni krishterimin dhe jeten e Krishtit duke lexuar Kuranin dhe analizuar ate.
 
3:55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit".
3:56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t'i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
3:57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
3:58. Këto që po t'i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur'ani i pa të meta (i rezistueshëm).
3:59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
3:60. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
 
3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
3:4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë
3:138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
 
Nqs eshte Jezusi "ZOT" atehere nuk paskemi vetem nje "ZOT" po paskemi "disa" zotera..
Per mendimin tim eshte thjesht profet ..
 
Isai nuk ishte tjeter vec njeri si ne, si gjithe pejgamberet para dhe pas tij.... Ai ishte i derguar i Allahut, dhe jo bir i Tij... I pa te meta eshte Ai, nuk ka lind dhe as e ka lind, Ai eshte i vetem dhe i pashoq.... nuk e kuptoj pse jeni te sigurt pse ai eshte bir i Zotit... a vetem pse ka lind pa babe ose fshihet edhe dicka tjeter ketu... dhe kjo mua me duket propagand e jo ai qe mundohet ta pastroj nga keto thenie dhe ide njeriun, se Zoti ka bir...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top