Alfonc, Bibla nuk e tregon se cfare ndodhi me Simonin. A e la ai kryqin apo u kryqezua ne vend te Jezusit?
Bibla ne kater ungjite e saj nuk flet asnje fjale per lenien e kryqit nga Simoni dhe marrjen e tij nga Jezusi perseri.(Marku 3-18)
Kjo ishte sa i perket kryqezimit qe e paske cekur ne fillim te postimit tend.
Besoj se ka nevoje ketu per sqarim.
_____________________________________________
Ndersa sa i perket vdekjes se Jezusit...qe sipas bindjes krishtere paska vdekur si njeri, atehere lirisht mund te themi qe Jezusi ishte i pavlefshem. Pse nese shtrohet pyetja ?
Pergjigjeja eshte shume e thjeshte
Gjithcka eshte e pavlefshme, sepse nje njeri nuk mund t’i marre te gjitha mekatet e botes, keshtu ai duhet te kete vdekur si Zot. Nese ka vdekur dhe eshte kryqezuar, ai duhet te jete kryqezuar si Zot. Vetem atehere ai mund te drejtoje njerezimin.
Pastaj, tregoni ne librat tuaja, 73 librat romake ose 66 te protestanteve, kudo ne cilindo verzion( pasi per momentin ka shume e shume verzione tani qe dalin dita dites duke rrjedhur pa rregull) ku Jezusi eshte deklaruar si Zot dhe ka urdheruar qe te adhurohet.
A mendon Bibla se Jezusi ishte Zot? Jo. A mendonte mesuesi i tij se po shkollonte nje Zot? Kur dikush e ka goditur ne stomak, a ka menduar ai se po godet Zotin e tij? Jo. Kur ushtari ia shpoi lekuren, a mendoi ai se po shponte Zotin? Jo. Shume e thjeshte.
Bashkekohesit e personit në fjale, a kane menduar ata se ai ishte Zot? Jo.
Prandaj, une perpiqem tu them vellezerve te krishtere. Me tregoni te pakten tek nje verzion i Bibles suaj ku Jezusi thote se eshte Zot dhe une jam gati ta pranoj ate. Me tregoni nje vend ku ai thote adhuromëni dhe une do ta adhuroj ate =)
Por padyshim qe nuk egziston nje gje e tille.
Andaj, ne muslimanet besojme se Jezu Krishti ishte nje nga te Derguarit me te madherishem te Zotit. Besojme se ai ishte Mesaja. Besojme poashtu edhe ne mrekulline e lindjes se tij. Besojme se i ka ngjalle te vdekurit me lejen e Zotit, poashtu besojme se me lejen e Zotit sheroi te verberit. Dallimi i vetem qe egziston ndermjet nesh eshte se ne themi se ai nuk eshte Zot dhe as biri i Tij. Nuk ka lindur si biri i Zotit. Metaforisht, ne jemi bijte e hyjnise. E mira dhe e keqja. Por fizikisht Zoti nuk mund te linde. Pra kontradikta midis nesh eshte se ne themi se Jezusi nuk eshte Zot e ju thoni se po. Prandaj ju nuk keni autoritet, se ne Bibel askund nuk thuhet se Jezusi thote une jam Zot dhe adhuromëni mua. E njejta gje. Nuk thuhet ne Bibel se Jezusi ka thene se une dhe Zoti jemi nje.
Jezusi ka thene se “Unë dhe Babai jemi nje”? Dhe vertete, keshtu ka thene. Por, c'thote konteksti? Po e le per heren tjeter, ne rast se dikush nga ju futet dhe interesohet te debatoje edhe per kete pjesen tjeter.
PAQE