A ekziston e vërteta??

Ju duket kaq e lehtë të flasësh për të vërtetën.? 🙂🤔
e-verteta-dhe-genjeshtra-lorena-stroka-albstroka-perkthyese-shkrimtare.jpg
@C3nI Lauri ka prob me të vërtetën 🤔😁
Ja t'a flasim pak bashkë me publikun..🙂

Aq e lehtë sa nuk mund ta vëreni as kur e lidhim, në një fije të dyfishtë, me pesë shqisat tona ose me intelektin tonë.
Dhe pse jo, edhe tek emocionet tona.
Shiu që më rrëshqet në fytyrë është i vërtetë, shija e bukës së sapopjekur është e vërtetë, ashtu si edhe aroma e saj. Është e vërtetë.
Davidi i Mikelanxhelos që e shoh imponent përballë meje, jo më pak se gjeniu që e ka skalitur. Ndjenjat që keni për një vëlla, një mik apo një të dashur janë të vërteta.

Edhe ëndrrat janë të vërteta. Sigurisht, ato nuk janë reale në kuptimin e ngushtë, në fakt ne zgjohemi dhe ata zhduken.
Por pse duhet t'i privojmë nga çdo status ontologjik?
Në fund të fundit, këto nuk janë asgjë më shumë se një produkt që truri ynë e ndërton me kujdes.
Meqënëse ra fjala, po truri ynë është i vërtetë? 🤔
Megjithatë, nëse ndalemi e të mendojmë
pak se cila është e vërteta, gjithçka ndërlikohet me shumë 😁
E gjetët të vertetën?🤔 Arritët në një konkluzion mbi të vertetën?🤔

Po sikur 🤔 e bëri punën e vet gjeniu mashtrues mbi ju 🙃 🙂🙃

Tani po ju fus në lojë një filozof që admiroj🤷 Dekarti😁 (o Cartesio) filozofi i dyshimit.
Ai bën vetes një pyetje themelore për qëllimin e kërkimit të tij: 'Si mund t'i konsideroj të vërteta dhe të padyshimta të gjitha ato gjëra që bazohen në përvojën e ndjeshme që diçka po më mashtron?

Për t'a zbuluar, ai vendos të zbatojë dyshimin metodik në njohuritë tradicionale, të cilat bazohen pikërisht në pesë shqisat; pastaj e shtrin edhe në matematikë, një disiplinë e saktë, madje duke dyshuar se 2 + 2 = 4.
Në këtë pikë, filozofi fillon të dyshojë për gjithçka që e rrethon, për të gjitha gjërat që përbëjnë realitetin në të cilin ai është zhytur. Dyshimi metodik kthehet në hiperbolik, pra dyshim radikal dhe universal. Rrjedhimisht me këtë mendim të tij ai pohon se ekziston një gjeni i keq, qëllimi i të cilit është të na mashtrojë nëpërmjet përvojës së ndjeshme dhe të na duket realiteti si ai që nuk është në të vërtetë.
E vetmja gjë, thotë Dekarti, që mund të konsiderohet e sigurt dhe e padyshimtë është ekzistenca, e cila përkon me aktin e të menduarit.
Nëse dyshoj se ka një gjeni të keq që dëshiron të më mashtrojë, do thotë që po formuloj një mendim, pra po mendoj. Kështu që kjo është e vetmja siguri e vertetë.
Nga ky konceptim rrjedh thënia latine cogito, ergo sum, pra mendoj, pra ekzistoj.
Pra e verteta absolute është vetëm fakti që unë mendoj. 🤔🤷

By Lauri anunnak 👍
 
Ne fakt dhe vete ekzistenca jone eshte ne dyshim.
Pra une ekzistoj ,apo eshte nje iluzion ne pasqyre!?
 
Laur, une mendoj se e kam gjetur te verteten, jetoj simbas kuptimit te saj, therras te tjeret ne te pavaresisht se ata a pergjigjen apo jo.
Jemi krijesa te pajisura me mendje dhe nga ana jone kerkohet ta gjejme te verteten.
Ndoshta nuk ka nevoj te shpjegoj te verteten time, ju e keni kuptuar qe sa vite jam ne kete forum. Mendimet e mia, veprat e mia dhe ne tersi jeta ime behet qe15 vite per ate arritur kompletimin me ate cka therret e verteta e jetes.
Cdo gje qe na rrethon, cdo gje qe shohim dhe nuk e shohim, eshte e krijuar per te na sherbyer neve si krijesa me e lartesuar nga Zoti, dhe ne fund ne jemi krjiuar vetem per ta adhuaruar Zotin. Kjo eshte e verteta absolute e kesaj bote, pra njohja e e Lartmadherise se Zotit. Dhe kur njeriu e njehe Zotin, Mbretin e gjithesise, sigurisht qe do ta adhruoj Ate.

@NeVertiti , ti ekziston dhe flet me mua ky eshte fakt, nese si beson vetes, te paktem besom mua do te ndihmoj ne kete drejtim. Pra, keshtu eshte edhe puna e gjetjes se vertetes!
 
@C3nI kemi punë të gjatë në këtë temë 😁
Teologjia, besimi në dimensione spirituale, të padukshme,, e komplikon akoma më shumë të vertetën .

Pikësëpari, aty ku bazohesh ti me të vërtetën absolute, e kemi ripërsëritur me mijëra herë, që teologjia hyn në disiplinat spekulative. Sepse nuk është e demostrueshme. 🤷 Si mund të quajmë të vertetë diçka që nuk faktohet nga asnjë kuadër ekzakt.

Pra, e vërteta jote nuk bën pjesë as në disiplinat ekzakte 🤷
Psh...ajo e shembullit të Cartesio, me dyshimin metodik, 2+2=4 është fakt 🤷 sepse hyn në shkencat ekzakte.
E megjithatë, duhet të dyshojmë gjithsesi që të arrijmë se vertetë bëjnë 4...🤔
Psh...nuk është e thënë që dy çifte lepujsh na sjellin shumën 4 ...pasi ata pas një nerzimi na sjellin një tufë lepujsh 😁🤷 pra jo më 4 😁

Në fund të temës solla e përfundimin e studimit mbi të vertetën. Që; e vetmja gjë që është e vertetë është fakti që unë dhe ti po mendojmë mbi një qeshtje.
E vërteta absolute është që po mendojmë. Gjithçka tjetër është e dyshimtë.

Ti Cen pra, po mendon një të vertetë të dyshimtë..të diskutueshme 🤷
 
Top