Lauri
Anunnak
Ju duket kaq e lehtë të flasësh për të vërtetën.?
@C3nI Lauri ka prob me të vërtetën
Ja t'a flasim pak bashkë me publikun..
Aq e lehtë sa nuk mund ta vëreni as kur e lidhim, në një fije të dyfishtë, me pesë shqisat tona ose me intelektin tonë.
Dhe pse jo, edhe tek emocionet tona.
Shiu që më rrëshqet në fytyrë është i vërtetë, shija e bukës së sapopjekur është e vërtetë, ashtu si edhe aroma e saj. Është e vërtetë.
Davidi i Mikelanxhelos që e shoh imponent përballë meje, jo më pak se gjeniu që e ka skalitur. Ndjenjat që keni për një vëlla, një mik apo një të dashur janë të vërteta.
Edhe ëndrrat janë të vërteta. Sigurisht, ato nuk janë reale në kuptimin e ngushtë, në fakt ne zgjohemi dhe ata zhduken.
Por pse duhet t'i privojmë nga çdo status ontologjik?
Në fund të fundit, këto nuk janë asgjë më shumë se një produkt që truri ynë e ndërton me kujdes.
Meqënëse ra fjala, po truri ynë është i vërtetë?
Megjithatë, nëse ndalemi e të mendojmë
pak se cila është e vërteta, gjithçka ndërlikohet me shumë
E gjetët të vertetën? Arritët në një konkluzion mbi të vertetën?
Po sikur e bëri punën e vet gjeniu mashtrues mbi ju
Tani po ju fus në lojë një filozof që admiroj Dekarti (o Cartesio) filozofi i dyshimit.
Ai bën vetes një pyetje themelore për qëllimin e kërkimit të tij: 'Si mund t'i konsideroj të vërteta dhe të padyshimta të gjitha ato gjëra që bazohen në përvojën e ndjeshme që diçka po më mashtron?
Për t'a zbuluar, ai vendos të zbatojë dyshimin metodik në njohuritë tradicionale, të cilat bazohen pikërisht në pesë shqisat; pastaj e shtrin edhe në matematikë, një disiplinë e saktë, madje duke dyshuar se 2 + 2 = 4.
Në këtë pikë, filozofi fillon të dyshojë për gjithçka që e rrethon, për të gjitha gjërat që përbëjnë realitetin në të cilin ai është zhytur. Dyshimi metodik kthehet në hiperbolik, pra dyshim radikal dhe universal. Rrjedhimisht me këtë mendim të tij ai pohon se ekziston një gjeni i keq, qëllimi i të cilit është të na mashtrojë nëpërmjet përvojës së ndjeshme dhe të na duket realiteti si ai që nuk është në të vërtetë.
E vetmja gjë, thotë Dekarti, që mund të konsiderohet e sigurt dhe e padyshimtë është ekzistenca, e cila përkon me aktin e të menduarit.
Nëse dyshoj se ka një gjeni të keq që dëshiron të më mashtrojë, do thotë që po formuloj një mendim, pra po mendoj. Kështu që kjo është e vetmja siguri e vertetë.
Nga ky konceptim rrjedh thënia latine cogito, ergo sum, pra mendoj, pra ekzistoj.
Pra e verteta absolute është vetëm fakti që unë mendoj.
By Lauri anunnak