A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Bilderberg

Anëtar i ri
A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Ku ka njerëz, ka edhe plehra. Pastertia dhe mbrojtja e ambientit luajn nje rol te veçante ne edukaten personale dhe ne vendet e qyteteruara, prandaj letra, qelqi, metali, plastika, baterite, mbeturinat ushqimore/organike, ilaçet e vjetra etj nuk grumbullohen bashke me plehrat normale te shtepise, por secila grumbullohet veç e veç ne kutine e saj perkatese.


Kudo ne qytet ka konteiner të veçantë për të grumbulluar çdo mbeturine shtepiake. Në shumë vende perendimore baterite pranohen ne dyqane ku mund te blihen (ku dhe ka shpesh kuti të veçanta per t'i grumbulluar), Ilaçet e vjetra që nuk përdoren më mund të kthehen në farmaci etj keshtu me radhe.

Hedhurinat voluminoze ose sendet qe mund te jene nje rrezik per mjedisin duhet te hiqen ne nje menyre te veçante (frigoriferet, pajisje elektronike, etj...) dhe nuk mund te shkarkohen kudo lirisht. Per kete qellim ka vendshkarkime te posaçme te Bashkive dhe Prefekturave ku mund te shkarkohen.

Nese nuk e kryeni ndarjen e mbeturinave per çarsye nuk e beni??
 
Ne Shqiperi fatkeqesisht nuk aplikohet derdhja e plehrave sipas kategorive te tyre. Filllimisht eshte per tu vleresuar hedhja e tyre me anen e qeseve te zeza e te mbyllura.
 
1.Plehrat e subjekteve private dhe familjareve duhet te parahidhen ne qese plastike te zeza te cilat duhet te lidhen para se te hidhen ne kazanin e plehrave.
2.Plehrat ushqimore duhet te ndahen vec nga ato joushqimore si kartona,plastike e te tjera.
3.Lagje te caktuara duhet te kene dite te caktuara kur te hedhin ne plehra objekte me permasa te medha si mobilje,lavatrice te prishura e te tjera.
4.Qytetaret qe hedhin mbeturina ne lagje,rruge trutuare duhet te gjobiten nga nje organ qe duhet te funksionoje per kete qellim.
5.Duhet lene nje numer telefoni falas qe qytetaret te njofotojne se kush nuk zbaton keto regulla ligjore.
 
patjeter qe po .

cdo gje vec . plastiket (shishet, bidonat etc ). qelq shishe prape . kartonat , gazetat me vete. biles dhe barin qe korrim me vete :p
ne dite te caktuara kuptohet . dhe plerat me vete ne fund .
 
Ne Shqiperi nuk ka konteiner te veçante per ndarjen e mbeturinave e nuk di te kete edhe ndonje vend qe i riciklojne.I thashe babit tim kete vere qe te benin mbledhjen e diferenciuar,por pastaj njelloj eshte ajo pune.Te gjitha ne nje vend perfundoj...Ketu e bej me raste.Mundohem qe xhamin dhe plastiken ti hedh veç.
 
Ne Shqiperi nuk ka konteiner te veçante per ndarjen e mbeturinave e nuk di te kete edhe ndonje vend qe i riciklojne.I thashe babit tim kete vere qe te benin mbledhjen e diferenciuar,por pastaj njelloj eshte ajo pune.Te gjitha ne nje vend perfundoj...Ketu e bej me raste.Mundohem qe xhamin dhe plastiken ti hedh veç.

Kjo eshte e vertet, por ndryshimi i zakoneve te konsumit presupozon fillimisht nje shnderrim te thelle te sistemit dhe stileve te jeteses.
Krijimi i stilit te ri te jeteses kerkon nje pune voluminoze informuese sqaruese dhe keshilluese!

Megjithate, ndryshimet ne te menduarit dhe vepruarit e qytetarit/konsumatorit nuk mund te imponohen vetem dhe eskluzivisht nga qeveria dhe shteti pasi edukata ne kete drejtim duhet te jete e natyrshme dhe spontane!!
 
Duhet shume pune sensibilizuese ne Shqiperi.Para se ta fillojme me ndarjen e mbeturinave u duhet thene njerezve qe nuk hidhen mbeturinat nga dritarja.Ne Tr si dhe ne qytete te tjera te Shqiperise kur kalon pallatet duhet te ecesh me vrap se do te te bie qesja e mbeturinave ne koke.
Babi im p.sh me tha qe nuk me kushton asgje te ve 3 kosha ne shtepi e te bej ndarjen,por edhe nese une e bej nje kosh te pergjithshem kemi.
 
Kjo eshte e vertet, por ndryshimi i zakoneve te konsumit presupozon fillimisht nje shnderrim te thelle te sistemit dhe stileve te jeteses.
Krijimi i stilit te ri te jeteses kerkon nje pune voluminoze informuese sqaruese dhe keshilluese!

Megjithate, ndryshimet ne te menduarit dhe vepruarit e qytetarit/konsumatorit nuk mund te imponohen vetem dhe eskluzivisht nga qeveria dhe shteti pasi edukata ne kete drejtim duhet te jete e natyrshme dhe spontane!!

e mire se per plerat po flasim . Ska nevoje te perdoresh gjithe keto terma gjuhesore -kur fillimisht duhet te jemi proud-krenar qe te pakten po futen neper qese plastike dhe yes te cohen ne destinacionin e duhur - Koshat !!

loool
 
Pa tjeter qe i ndaj , dhe plus qe as qe ndodh ndonje here qe te hedh nje mbeturine me te vogel nga dritarja e makines sado e vogel qofte. ose kur edhe eci ne kembe cdo gje shkon ne kosh.
Me ka rastisur dy tre here ne ashensor te takoj persona qe pijne duhan , dhe i kam detyruar qe ta fikun ose te dalin nga ashnsori. ne rralle te pare sepse nuk e pi dhe me bezdis sidomos ne vende te mbyllura. dhe kur nuk lejohet pse duhet te kete persona te vecante. ka hapesire sa te duash jashte pse duhet ta pish ne ambjente te mbyllura. plus qe gjobat per hedhje mbeturinash kushton deri ne 300 dollare dhe e pijres se duhanit deri ne 5000 dollare.

Mundohem te kontriboj me aq sa kam mundesi per mbrojtjen e ambjentit.

Biles dje tek puna po pija kafe me disa dhe nje djal nga Somalia , piu nje leng frutash dhe e hodhi shishen per toke , ndersa koshin e kishte 2 metra afer.
I thashe po pse e hedhe pertoke ja ku e ke koshin , ska gje the se paguajne pastruesin posacerisht per te pastruar plehrat.
 
Eshte nje nder gjerat qe bej per te cilen me ngacmojne njerezit e shtepise. Dhe ne pune me quajne njeriu i natyres sepse jam shume PRO reciklimit. GJITHMONE i ndaj mbeturinat sipas llojeve. Letrat hidhen me veti dhe shishet, kanaçet, kauçuku apo gjera te tjera plastike i ndaj ne nje kosh tjeter.
Ketu kam degjuar te thuhet qe mund te tregosh shume per nje njeri duke i pare mbeturinat qe hedh dhe se si i hedh. (se di sa e vertete eshte) lol
Persa iu perket baterive, apo gjerave elektronike te vjetera, apo bojat e kompjutrit te boshatisura ka vende perkatese ku mund ti çojme ose mund ti postojme me zarf te parapaguar.
Per mendimin tim eshte diçka shume produktive per nje vend, dhe them qe ishalla e bejne dhe ne Shqiperi diçka te tille.
 
jo se bejm kete ndarje ne shtepi..
ne fakt vjet ne shkolle na u caktua si detyre ta zbatonim kete...u vendosen 3 kosha per ti ndare mbeturinat...po atehere nx nuk i hidhnin as ne kosh...por perjashta si per inat!
 
Po, me shume kujdes. Dhe me hipin nervat kur gjej ndonje kuti te shampove tek mbeturinat normale dhe jo tek plastikja qe pa dyshim e ka hedh motra ime qe perton te hapi deren poshte shkalleve per ta hedh atje. :D
Ne shqiperi, eehhhh nena ime sja ka iden fare per kete ndarje, ajo i hedh te gjitha bashke dhe direkte tek koshi. Ja kam shpjeguar 100 here por perton ajo, plus qe ska as kosha te pershtatshem andej, por un timen e bej...aaahhh sa e duuu un nenen timeeeeeeee!!!!e puuuuuuuuuuuuuuuuuc fort me kte raste!!! :D

Pergjithesisht, Nese ke mundesin dhe hapeserin, perse mos ta besh?
 
Jo te te gjithave.
Vetem plastikun e qelqin se pertoj x te tjerat, edhe jan cik bezdi, duhen derdhur xdita..
 
sbehet llaf qe jo hahahahaahhaha skam per ti ndare asiher e 3 gjoba kam mare dhe vazhdoj mos ti ndaj :) :):)
 
Vetem qelqin dhe kartonat ndaj un...

Kjo gje sepse te tjerat i ndan firma e plehrave vet... ne paguajm pak me shume per kete por s'kemi nevoje ti ndajme te gjitha gjerat qe jane me ligj per ti ndare...

çmimi del aty per aty sepse ne skemi nevoje ti blejm qeset e nevojshme per ndarje.
 
Ne shtepi Jo
Ne rruge po se edhe ashtu i kemi te veqante
 
Ketu ku jetoj un , esht obligatore te besh diferenzimin e mbeturinave ...:D
Pastaj mendoj se gjithcka per te ardhmen tone e kemi e mendoj se duhet bere kjo gje ...
 
Po, edhe ne e kryejme ndarjen e mbeturinave. Por ne Shqiperi eshte pak e veshtire...mendo vetem idene e reciklimit te teneqeve, kanaceve, etj. Kur po i shpjegoja dikujt per reciklim, ma kthene "po pse, kanoce do shes une?" Thelbi s'eshte aty, por duhet kohe.
 
Po, edhe ne e kryejme ndarjen e mbeturinave. Por ne Shqiperi eshte pak e veshtire...mendo vetem idene e reciklimit te teneqeve, kanaceve, etj. Kur po i shpjegoja dikujt per reciklim, ma kthene "po pse, kanoce do shes une?" Thelbi s'eshte aty, por duhet kohe.

PO PRA, PROBLEMI TEK SHQIPTARI NUK ESHTE AS TEK ZGJUARSIA E AS TEK AFTESIA PER TI BERE GJERAT, POR QENDRON PIKERISHT TEK MENTALITETI DHE MOSNJOHJA E GJERAVE ( pra me pak fjale problemi qendron tek injoranca)!!
Njerzit ne Shqiperi nuk kuptojne se grumbullimi, shitja dhe perpunimi i atyre kanoçeve sjell me shume fitim dhe zhvillim ekonomik sesa çdo lloj pune tjeter, mjafton te perdoesh trurin!!

Ne perendim dhe ne shtetet e zhvilluara kryesisht, egzistojne ndermarrje dhe korporata nderkombetare qe merren ne nivel nderkombetar pikerisht me riciklimin dhe perpunimin e mbeturinave!!! Pasi mbeturinat jane nje burim/ prodhim i pashtershem dhe konstant dhe si te tilla jane nje industri fitimprurse stratosferike!!! Shume nga keto korporata jane edhe me kuota ne Burse (Stock Exchange Market).
Po sjell shembullin e zonjes nga Hong Kongu Zhang Yin themeluese e kollosit me te madh industrial te prodhimit dhe riciklimit te letres qe titullohet "NINE DRAGONS PAPER " (Nente Dragonjte e Letres, link: ndpaper.com - Nine Dragons Paper (Holdings) Limited - About ND Paper > Company Profile) , e cila vlersohet se ka nje pasuri prej 5 miliade dollaresh te krijuar vetem ne 10 vitet e fundit, ka 5.300 punonjes, 11 impianteve perpunimin e letres dhe kartonave, dhe fiton me shume se 1 miliard e gjysem Euro ne vit! Perandorine e saj ekonomike e nisi duke ricikluar letrat dhe kartonet e perdorur duke i ktyer ne kartona per imballazh!
Motoja e saj eshte : "Mos e quani mbeturine pasi eshte nje burim. Kur shoh nje mal me kartona dhe letra eshte sikur te shoh nje pyll me peme qe duhet mbrojtur dhe i duhet trasheguar gjeneratave qe do vijne"
 
Redaktimi i fundit:
jo, ketu ne kosove akoma nuk ka filluar te riciklohen mbeturinat ... dhe ma merr mendja qe do te shkoj nje kohe shum e gjate deri sa te fillohet me riciklimin e tyre :D
 
Ketu ku jetoj un , esht obligatore te besh diferenzimin e mbeturinave ...:D
Pastaj mendoj se gjithcka per te ardhmen tone e kemi e mendoj se duhet bere kjo gje ...

pse un ku jetoj re ne somali aty afer jemi po un pertoj me i nda a paguj 160 euro ne vit per plerat ti ndaje bashkija qe mer leket
un si ndaj
pastaj dikur i hidhej em i ven e spaguje tashi i dun te ndame dhe me i pagujt ncncncnc asihereeeeeeeeeeeee te gjitha ne tufe
 
Une ketu fshatin te cilin jetoje nuk e kemi vendi e caktuare per hedhure mbeteria dhe ,Rrespketvish ju Vleresoje vendimin tuje eshte shume veqat me shume Rrespket nga Qendrimi Bossi.
-------------
 
Titulli: A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Po pergjithesisht...ka ndonje dite kur merr ndonje plastik ose mbetje te tjera i fut ne nje qese dhe i hedh bashk nga nxitimi/pertimi :D.
 
Titulli: A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

po dhe ktu ku rri tani me disa shoqe e bejm
ndajm vetem letrat-plastiken-organiket- te ndrryshme
 
Titulli: A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Disave edhe e bejm selektimin e tyre ..por jo te gjithve,edhe pse populli nuk eshte fajtor... komuna duhet te marr ni vendim till.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Po! gjithmon
Kam bler keto dhe i kam van perjashta ne ballkon njera siper tjetres

kshuqe rrin cdo gje paster dhe bukur

41930g.jpg
 
Titulli: A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Po un i ricikloj mbeturinat.
Psh: Shishet (bidonat) e coca-colas i perdor per te ber turshi, dhe keshtu me radhe dhe me te tjerat.
 
Titulli: A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Po! gjithmon
Kam bler keto dhe i kam van perjashta ne ballkon njera siper tjetres

kshuqe rrin cdo gje paster dhe bukur

41930g.jpg

Po ju se jeni jasht vendit e keni me patjeter ..ti seleksjonoi mbeturinat.. psh.. ne gjermanin edhe denohesh nese ju ngatrron vendin.
 
Titulli: A e kryeni ndarjen e mbeturinave ne shtepi?

Po ju se jeni jasht vendit e keni me patjeter ..ti seleksjonoi mbeturinat.. psh.. ne gjermanin edhe denohesh nese ju ngatrron vendin.

Jo mi se kam dhe kazana posht shtepis ku mund te fus cte du... por perse ta boj kur e kam mundesin per ti ndar.
Nuk eshte se me hap pun, nuk eshte se shpenzoj me shum, nuk eshte se duhet shum koh...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top