Na eshte zbehur ndjenja e te qenit shqiptar...

Shqiptaret qe jetojne ne Kosove apo ne viset e tjera me duket se jane me atdhetare e i respektojne simbolet kombetare e flamurin me shume se ata qe jetojne ne Shqiperi...Ata i sheh ne stadium ne rruge kudo me bluza me shqiponja apo flamur me duket se ata e kane me te theksuar ndjenjen e te qenit shqiptar...nuk di pse ne shqiptareve qe jetojme ne vendin meme na eshte zvetnuar e zbehur pak kjo ndjenje...
 
e vertete eshte kjo qe thua per shqiptaret e kosoves.jane me te dashur me simbolet kombetare,
me patriote.
kjo ndodh ndoshta se ne kemi kohe qe skemi luftuar per flamur,
per gjuhen tone,
per lirine tone
apo per egzistencen tone si komb.
ata sapo kane dale nga nje lloj lufte e tille dhe shyqyr qe fitorja ishte e tyre dhe pastaj dhe e jona.
ata kishin reth nje dekade qe luftonin pa nderprerje per keto liri,ne kemi pa egzagjerim 55 vjet qe mos them kemi qe ne '13 pa luftuar per flamur dhe per liri,spo flas per clirimin nga gjermanet se ata nje dite do thyheshin nga forcat e medha por po flas per nje lufte tjeter me te rezikshme qe i kanoseshe kombit tone,nga komshinjte tane qe deshen te mos e shikonin kurre kombin shqiptar te bashkuar
por e deshen te cunguar,
te shtypur,
te ndare,
te prere,
pa gjuhe,
pa zakone,
pa krenari,
pa flamurin kuq e zi,
e deshen shqiperine midis vjoses dhe shkumbinit.
kaq deshen te ishte shqiperia qe dikur fillonte nga aktet dalmate dhe mbaronte ne gjirin e ambrakise.
prandaj po them qe kjo lufte ishte per te ruajtur kufinjte,gjuhen,traditat,ngjyrat e flamurit.
lufta NC ishte ajo qe do bente tere bota ne okupacion.
kete lloj lufte benin tere keto vjet shqiptaret e kosoves pa ulur koken pavaresish reprezaljeve te serbeve,
masakrave,
ndjekjeve,
rembimeve,
vrasjeve,
burgimeve,
perdhunimeve,e shume te tjera.
por ata nuk e ulen koken dhe vazhdonin luften e tyre pa i ndihmuar aspak ne,vellezerit e tyre,as dhe gishtin e vogel sju afruam per ndihme reth viteve qe ne ishim nen diktaturen e te largqoftit.
prandaj dhe une ju jap doren dhe ju heq kapelen me nderim per luften qe bene per tu quajtur dhe per te qene shqiptare.

respektet e mia.bledi
 
Redaktimi i fundit:
kosovaret (dhe shqipet e tjera te ish yugosllavis) t'duken kshtu sps na nuk kena pas mundesi me shpreh shqiptarizmin ton gjat Yugosllavis prandaj ju dukemi kaq atdhetar, besoj qe mas ca kohesh edhe neve ka me na ra pak kjo dashni...ni gjo tjeter osht qe na pej kur lindemi e halo pa ja nis me fol e me kuptu gjonat na fusin n'kry gjonat per Shqiprin, shqiptaret, patriotizmin, historin ton, qysh kemi vujt neper shekuj e ksi gjonash(un nuk jom kunder sps du shum kombin dhe origjinen teme amo shpesh kjo far lloj menyre mi eduku thmin kalon ne estremizem, fanatizem dhe rracizem ndaj popujve tjer)..mos meno amo qe n'Shq nuk ka shqipe qe lovin atdheun sikur jeten e tyne...
 
Redaktimi i fundit:
Shqiptaret e kosoves nderuan te gjitha dhe flamurin dhe himnin tani do nderojne dhe gjuhen.
 
Shqiptaret e kosoves nderuan te gjitha dhe flamurin dhe himnin tani do nderojne dhe gjuhen.

nuk ndrrojm gjuhen thjesht aplikojm gjuhen ton mqs ju standarden nuk e boni 50% tosk e 50% geg osht normale qe dikujt geg sikur un kjo gjo i pengon shum...per flamur e hymn nqs nuk kupton diferencen shtet e komb skom qa me t'thon..
 
Ok mua nuk me prish pune le te bejne si te duan
 
Si cdo gjeje tjeter qe po i del boja:mah
 
per flamirun dhe himnin duheshte nderuar edhe pse nuk kishim deshire ne.. por aman gjuha eshte turp i madh te nderohet ... sepse jemi nje komb dhe jemi te gjithe shqiptare ... nese nderohet dhe kjo atehere nderohet nje pjese e madhe e historise shqiptare...

ndersa sa i perket temes nuk kane te gjith ndjejne aq te madhe por ashtu sillen neper stadiume e rrugeve kur dalin ktej kah kufiri shqiptar... asnjeri ne vend te vet nuk tregohet ashtu... bile disa kane turp apo dhe frike ne shume vende te tregojne se jan shqiptar sepse shqiptaret kane lene nje njolle te keqe ne disa vende
 
Shqiptaret qe jetojne ne Kosove apo ne viset e tjera me duket se jane me atdhetare e i respektojne simbolet kombetare e flamurin me shume se ata qe jetojne ne Shqiperi...Ata i sheh ne stadium ne rruge kudo me bluza me shqiponja apo flamur me duket se ata e kane me te theksuar ndjenjen e te qenit shqiptar...nuk di pse ne shqiptareve qe jetojme ne vendin meme na eshte zvetnuar e zbehur pak kjo ndjenje...

ndoshta sepse ne jemi mesuar dhe sna bejn me pershtypje kto gjera,..............ndersa ata qe jetojne jasht shqiperise i merr malli per gjithcka qe ka te beje me shqiperine...prandaj perpiqen ta ringjallin kujtimin e saj ne cdo menyre
 
jo se jane zbehure po historia e shqiperise gjithmone ka treguare qe ne jemi mergimtare dhe i ka ikure vlerat fjales ku eshte balta me e embel se mjalti ne shqiperi.
 
Titulli: Na eshte zbehur ndjenja e te qenit shqiptar...

Epo mire tha Vitka...kur je larg dhe "balta te duket me e embel"

Pastaj mund ta tregosh dhe ne menyra te tjera qe je shqiptar...jo vetem te vishesh koke e kemb me flamur.
 
Titulli: Na eshte zbehur ndjenja e te qenit shqiptar...

Shqiptaret te mesohen njehere te respektojne shqiptarin tjeter se kjo ndjenje me duket qe eshte zbehur...Po kerkoj te gjej nje arsye te vetme se shqipataret ketej nga anet e grabisin femijet shqiptare, therin nje te ri shqiptar dhe e le te vdeskur, pse nje shqiptar tjeter shkon dhe vret nje tjeter me 30 plumba ne nje lokal...Ku eshte ajo ndjenje qe na mbante te bashkuar, ku ka humbuar ajo dashuri dhe ai respeket qe kishim per njeri tjetrin :26:...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top