A e duam veten ne shqiptarët?

-800-0-6034a3c5b0b7a.jpg

Dashuria për vetveten, në çdo format që ta gjykosh asnjëherë nuk është e gabuar, por nuk është as ndjenjë që trashëgohet apo mall që mund të blihet në treg. Ajo lind natyrshëm që në bark të nënës dhe e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës. Duke dashur vetveten ti njëherazi e shtrin dashurinë edhe mbi njerëzit e afërm dhe për çdokënd apo ata që të rrethojnë në jetë.

Në njerëzit humanë ajo edhe “ngatërrohet”: herë bëhet sublime e herë edhe bëhet më e rëndësishme për dikë tjetër. Por gjithsesi historia njerëzore që kur ka lindur na bën ne të dashurohemi me vetveten dhe së pari kjo na bën të jemi të vëmendshëm ndaj shëndetit. Populli ynë jo më kot në fjalët e tij të mençura e ka skalitur atë me shprehjen “shëndeti i pari”.

Ke shëndetin je i aftë të përballosh furtunat e jetës për vete, për familjen, për shoqërinë. Ke shëndetin nuk i trembesh asnjë pengese që të del përpara dhe triumfon mbi vështirësitë e jetës që gjithsesi janë të shumta. (Ke shëndetin, synon, lufton dhe bëhesh edhe… deputet apo ministër). Por sa e duam ne shqiptarët vetveten?

Më vjen keq për pohimin që jam i detyruar ta bëj: Jo siç duhet dhe sa duhet. Nëse në ato dekada që lamë pas shpreheshim me vendosmëri se ishim të gatshëm të jepnim edhe jetën për partinë dhe atdheun sot po e sakrifikojmë jetën për hiçmosgjë dhe me indiferentizmin më të habitshëm. Kjo edhe për pamundësi ekonomike të shumë familjeve shqiptare, por edhe pse një pjesë e madhe e sistemit të mjekësisë e kanë harruar me kohë betimin e Hipokratit dhe e kanë kthyer profesionin e tyre në thjesht tregti dhe fitim ekonomik për vete. Pa akuzuar të tjerët le ta kthejmë njëherë pasqyrë e të parit të problemit nga vetja. Startimi i mosdashjes së vetvetes tek ne shqiptarët është tek vetë ne, qytetarët.

Jemi vetë ne që ndonëse qendrat shëndetësore i kemi tek pragu i derës së shtëpisë, aty trokasim atëherë kur edhe “dreqi nuk na bën dot derman”. E ndjejmë një dhimbje, e shikojmë që një organ nuk ka ritëm normal dhe nuk vrapojmë tek mjeku, por mendojmë “ ta shtyjmë sa ta shtyjmë” dhe me “Inshallah na kalon”.

Dhe justifikohemi me “mukajeti ka lënë njerëz pa martuar” duke harruar që nuk ka shenjë barazimi midis të qënit i pamartuar dhe dëmtimit të një organi trupor që mund të ketë pasoja deri në humbjen e jetës. Më e prekshme është kjo pakujdesi ndaj vetvetes sidomos në këtë periudhë coronavirusi mbarë botëror.

U shqyen radiot, televizionet dhe mjetet e tjera të mundshme të propagandës mjekësore të na mbushin mendjen për vetëmbrojtje por ne jo se jo. Mirë teoria, por dhe praktika e përditshme me disa të vdekur nuk ua mbush mendjen dhjetëra qindra qytetarëve se, sidomos këtë periudhë duhet një kujdes më i veçantë për vetveten.

E kam përjetuar vetë në disa raste me të afërm, miq e shokë të larguar nga kjo jetë këto ditë dhe dua s’dua jam i detyruar të besoj në rrezikshmërinë e tij. Por habitem me miq e shokë të tjerë që e kanë përjetuar dhimbjen si unë dhe bëjnë “trimin” ndaj këtij virusi të pabesë. Dilni shikoni kafenetë, autobusët, por edhe rrugët se si janë mbushur me qytetarë që as maskën nuk e vënë, por edhe plotë të tjerë që e mbajnë atë jashtë funksionit. Ka plot të tjerë që në vend të marrin masa për vetëmbrojtje vazhdojnë të filozofojnë ende për origjinën e këtij virane virusit dhe madje ka të tjerë që duan të bëjnë edhe hajgare: na i kanë vënë maskat si kundërgazet në kohën e zborit ushtarak në diktaturë. Nuk ka asnjë lidhje midis origjinës së virusit, me të merren organe të specializuara dhe vetëmbrojtjes që duhet të tregojmë me këtë rast. Vëmendja ndaj kësaj mase mbrojtëse është edhe dukshëm dashuria që shfaqim ne ndaj vetvetes.

Qëndroni për pak çaste në hyrje të një supermarketit në çdo cep të Tiranës dhe do të habiteni kur të shikoni se shumica e blerësve futen aty pa asnjë masë mbrojtëse. Aty brenda më pas prek një produkt e lë një tjetër, duke rrezikuar edhe blerësit e tjerë që janë të detyruar të vijnë dhe të blejnë këto produkte.


Duket sikur në këtë rast vepron dëshira ogurzezë që “më zuri mua le ti zërë edhe të tjerët”. Nuk është njerëzore, por këto kohë është shumë praktike. Nuk ka si shpjegohet ndryshe ky shumim i të prekurve me virus. Në këtë mes mendoj se edhe organet përgjegjëse qeveritare kanë një përgjegjësi jo të vogël. Asnjë tolerim ndaj shkelësve të rregullave. Mëshira ndaj tyre është një dëm i madh ndaj qytetarëve të tjerë që mundohen të ruhen sa më shumë. Ndërkohë që shembulli për këto organe nuk mungon. Janë shtete ku e ku më të fuqishëm se ne dhe ku e ku më të kujdesshëm që marrin masa deri drastike ndaj qytetarëve të tyre për ruajtjen e jetës. Ndërsa ata marrin masa deri në mbyllje të plotë të kufijve apo të lëvizjes së qytetarëve, ne endemi akoma midis dilemës të mbyllemi apo jo. Përderisa përditë e më shumë ka rritje të numrit të vdekjeve dhe të të prekurve më virusin është e domosdoshme një varg tjetër masash shtrënguese ndaj të gjithëve. Shteti ndaj është kujdestari ndaj qytetarëve të vet. Të mos mjaftohet me vetëm përpjekjet e gjetjes së vaksinave por të shikojë edhe përditshmërinë. Por meqë jemi në fushatë elektorale, qeveria ka frikë se do akuzohet si diktatoriale dhe bën lëshime atje ku s’duhet.

Ndikojnë edhe fjalimet, por edhe veprimet e disa opozitarëve me peshë që vetë nuk mbajnë maska se “besojnë në Zot”. Në atë Zot besonin edhe ata që sot nuk jetojnë, por me sa duket ky virano virus doli më i fortë se zoti dhe e fitoi dyluftimin me të. Këtu është e domosdoshme ndërhyrja edhe brutale e shtetit që në këtë dyluftim bën të fitojë jeta dhe jo vdekja.


Sot.com.al
 

"A e duam veten ne shqiptarët?"​


Pytjen nuk e kuptoje, eshte "a jemi egoista" apo "a e duam njeri-tjetrin"?
 

"A e duam veten ne shqiptarët?"​


Pytjen nuk e kuptoje, eshte "a jemi egoista" apo "a e duam njeri-tjetrin"?
Te duash veten eshte te duash veten.
Ne artikull nuk behet fjale per dashuri ndaj njeri tjetrit , as per egoizem, thjeshte te duash veten.
Pra une veten time,
Ti tenden
Etj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top