A e dini se cila ngjyre ju shkon?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Te zgjedhesh ngjyren e duhur eshte nje ceshtje e komplikuar, vecanerisht me ngjyrat jo te verteta dhe te zbehta qe dalin ne te kundert te drites. Duke e ditur se cila ngjyre ju shkon me shume, eshte e nevojshme qe te zgjidhni nje mjeshter te vertete te stilimit mashkullor, sepse nje ngjyre qe ju shkon, ju jep nje look te bukur. Per fat te keq ju nuk mund te skanoni nje pamje te vetes tuaj, ta punoni ne nje program software, dhe ta printoni me ngjyrat qe ju tregojne me bukur. Megjithate, ka katalogje te shumta qe ju ndihmojne te zgjidhni se cila ngjyre ju shkon me shume.

Të zgjedhësh ngjyrën e duhur është një çështje e komplikuar, veçanërisht me ngjyrat jo të vërteta dhe të zbehta që dalin në të kundërt të dritës. Duke e ditur se cila ngjyrë ju shkon më shumë, është e nevojshme që të zgjidhni një mjeshtër të vërtetë të stilimit mashkullor, sepse një ngjyrë që ju shkon, ju jep një look të bukur. Për fat të keq ju nuk mund të skanoni një pamje të vetes tuaj, ta punoni në një program software, dhe ta printoni me ngjyrat që ju tregojnë më bukur. Megjithatë, ka katalogje të shumta që ju ndihmojnë të zgjidhni se cila ngjyrë ju shkon më shumë.
Images.jpgSi të dallojmë ngjyrën që na përshtatet
Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten tuaj për të zbuluar ngjyrat në një grumbull këmishash që dispononi dhe herë tjetër kur të shkoni në dyqan, të dini se ç\'ngjyrë të kërkoni. Me pasqyrën si udhëheqëse, pyesni veten tuaj:

A më shkon me të vërtetë kjo ngjyrë
Kjo nuhatje do tju kthjellohet me pak praktikë, kështu që mos u dekurajoni apo të hidhëroheni nëse herën e parë nuk keni goditur në shenjë. Kujtoni që ju nuk jeni të detyruar të blini me patjetër diçka, ndaj nuk keni pse të ndiheni fajtorë nëse provoni kostume pafund dhe nuk blini asgjë. Merrni një mik tuajin kur të shkoni të zgjidhni një veshje, në mënyrë që të keni një opinion të dytë, një mik shumë të sinqertë dhe që ka njohje nga fusha e stilistikës dhe e modës. Me kalimin e kohës, ju do të filloni ti kushtoni më shumë vëmendje ngjyrave të rrobave që blini dhe do të mësoni se cila ngjyrë ju përshtatet dhe cila jo. Kini parasysh se të veshurit me ngjyra që ju shkojnë, ju bëjnë të dukeni më i shëndetshëm, i japin shkëlqim lëkurës tuaj si dhe ndihmojnë nxjerrjen në pah të ngjyrës së syve. Nga ana tjetër, ngjyra e gabuar ju bën që të dukeni i zymtë dhe i rraskapitur.
Udhëzime të përgjithshme
Tipare të errëta
: Meshkujt me lëkurë të errët, flokë dhe sy të kafenjtë, duken mirë kur vishen me rroba me ngjyra të ndritshme dhe në nuanca të ndryshme të së bardhës, falë kontrastit që shkaktohet. Tonet e argjendta, e kaltra, e kuqja e ndezur, portokallia dhe jeshilja, gjithashtu janë zgjedhje të drejta. Gjithsesi, i veshur me ngjyra të çelëta, do të ngjani me tipare më të errëta nga sa i keni me të vërtetë.

Tipare të mesme: Meshkujt në ngjyrë të errët të mesme, me sy blu ose jeshilë dhe me flokë me ngjyra të mesme, duken më mirë të veshur me ngjyra të tokës siç janë e kafenjta, jeshilja e mbyllur, gri dhe ngjyra të fildishta.

Tipare normale: Ngjyrat e errëta tentojnë të duken më të pahijshme për meshkujt me flokë të çelët dhe ngjyrë të errët. Meshkujt me tipare të zbardhura mund të përdorin ngjyra të ftohta, veshje me nuanca të ngjyrës gri, por edhe ngjyra me nuanca të blusë. Pastelat si blu e zbardhur, gri e zbardhur, blu e thellë dhe kaki, gjithashtu mund tju tregojnë mirë.

Images.jpgTë tjera tipe koloresh që kombinojnë:
Lidhjet midis ngjyrës dhe komplimentave.
Kushtojini vëmendje komplimenteve dhe urimeve që iu bëjnë njerëzit rrobave që vishni dhe look-ut që ju krijojnë. Disa ngjyra vërtet mund tju tregojnë mirë ( këtu nuk i referohemi ngjyrave flourishente të këmishave). Po tu kushtoni më shumë vemëndje do të shihni që ngjyrat do ti japin një hijeshi tipareve dhe fytyrës tuaj. Ngjyrat klasike janë të favorshme për të gjithë. Nëse nuk do ti kushtoni vëmendje tonit të lëkurës së fytyrës, ngjyrës së syve dhe flokëve, mbani mend se gjithnjë ju do të gaboni në ngjyrat bazë siç e zeza, nuancat e ngjyrës gri, e bardha, blu e thellë, e kafenjta dhe shumë prej nuancave të së kafenjtës. Të zgjedhësh ngjyrën klasike është një ide dhe zgjedhje e zgjuar. Për to është e lehtë të bësh një kombinim dhe përzierje të tyre. Dhe natyra e tyre praktike ju jep prakticitet në çdo zgjedhje. Nëse mendoni të blini diçka në ngjyra që duhet të tregoni kujdes siç janë në ngjyrë rozë, të kuqe, e kaltër, apo gri e hapur, pyesni veten: A mund të vesh unë këtë ngjyrë Sa më përshtatet kjo ngjyrë Ngjyrat flakëruese, të ndezura të tregojnë shumë trendy, por që dalin nga stili i të veshurit shumë shpejt. Përfundimisht nëse ju nuk mund të zgjidhni akoma ngjyrën që ju shkon, mund të këshilloheni me një stilist mjeshtër.
Ngjyra që ju pëlqeni më shumë flet për karakterin tuaj
اdonjëri nga ne pëlqen një ngjyrë të veçantë. Ka një ngjyrë të preferuar dhe a e dini se ngjyra që pëlqejmë është një tregues për karakterin individual të njeriut, për personalitetin e tij Zgjidhni një prej ngjyrave të mëposhtme dhe lexoni përshkrimin që korrespondon. Mund të zbuloni karakterin tuaj apo të një personi. Ndër të tjera, ky test zbulon disa të vërteta të karakterit tuaj për të cilat as ju vetë nuk jeni të ndërgjegjshëm se eksiztojnë.
Ngjyra e zezë: Jeni një person krejtësisht antikonformist, pak gjykues dhe ekstravagant. Në mënyrën tuaj të të reaguarit, ka gjithmonë protestë dhe rebelizëm. Historitë tuaja të dashurisë janë gjithnjë antikonvencionale. Ju pëlqen të jeni enigmatikë e misteriozë, edhe pse kjo gjë në fund të fundit është vetëm një mënyrë për tu mbrojtur nga të tjerët.
Ngjyra e kuqe: Në natyrë jeni tendenciozë të fshehur. Rrini gjithmonë pasivë përballë problemeve dhe ndodhive që ju sjell jeta. Pikërisht për këtë, jeni gjithmonë në kërkim të emocioneve të forta, arësyeja e vetme që ju jep energji dhe që ju vë në lëvizje, ku dhe reagoni. Kur arrini të reagoni brenda vetes suaj, krijohen emocione të forta, imagjinatë dhe kreativitet.
Images.jpgNgjyra e kuqe në portokalli: Ngjyra e kuqe në portokalli tregon se jeni person shumë i ndjeshëm, delikat dhe ëndërrues në të njëjtën kohë. Keni një raport të shkëlqyer qetësie dhe humanizmi edhe kur përballeni me të tjerët. Për ju jeta ka kuptim vetëm nëse bazohet në raporte autentike të miqësisë dhe të solidaritetit. Do të jetë gjë e mirë të reagoni në mënyrë më të thellë.
Ngjyra lejla:Jeni një person me botë të madhe shpirtërore. Shpesh, dilni nga natyra juaj, jashtë realitetit që ju rrethon dhe me personat që ju rrinë afër. Problemi juaj më i thellë është që nuk ndiheni i vlerësuar nga miqtë dhe njerëzit në përgjithësi, gjë që ju bën të vuani shumë, edhe pse nuk e shfaqni një gjë të tillë.
Ngjyra e kuqerremtë: Posedoni një temperament të fortë dhe keni nevojë për një afrimitet personal dhe profesional. Rezultoni një person shumë i detajuar në të gjitha ato që bëni dhe në përgjithësi arrini atë që synoni. Shpesh personaliteti juaj i fortë keqkuptohet nga të tjerët si ambicie e gjakftohtësi.
Ngjyra jeshile: Kush pëlqen këtë ngjyrë, është një person në dukje realist, por në të vërtetë i turpshëm, i pasigurt dhe që ka nevojë për mbështetje. Ndër të tjera jeni tip që e keni të vështirë të shprehni ndjenjat tuaja dhe i ndrydhni ato, sepse trembeni të tregoni dobësitë që keni.
Ngjyra e verdhë: Jeni një person romantik, i ndjeshëm dhe ekspresiv. Për shkak të sensibilitetit tuaj dhe të mungesës së guximit, keni frikë të përballeni me realitetin. Jeni i frikësuar ndaj sfidave të jetës dhe të personave që ju rrethojnë. Shpesh njerëzit që ju rrinë pranë mundohen të shfrytëzojnë këto tipare të karakterit tuaj për të arritur synimet e tyre.
Ngjyra blu: Keni një natyrë jashtëzakonisht humane, të ndjeshme dhe të sinqertë. Në raport me të tjerët keni nevojë për qëndrueshmëri dhe stabilitet. Gjithashtu qëndrueshmëri dhe stabilitet kërkoni edhe në marrëdhëniet tuaja sentimentale, gjë që ju çon në mospranim kompromisi. Shqiperia

 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

Ngjyra e verdhë: Jeni një person romantik, i ndjeshëm dhe ekspresiv. Për shkak të sensibilitetit tuaj dhe të mungesës së guximit, keni frikë të përballeni me realitetin. Jeni i frikësuar ndaj sfidave të jetës dhe të personave që ju rrethojnë. Shpesh njerëzit që ju rrinë pranë mundohen të shfrytëzojnë këto tipare të karakterit tuaj për të arritur synimet e tyre.
 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

Ngjyra e zezë: Jeni një person krejtësisht antikonformist, pak gjykues dhe ekstravagant. Në mënyrën tuaj të të reaguarit, ka gjithmonë protestë dhe rebelizëm. Historitë tuaja të dashurisë janë gjithnjë antikonvencionale. Ju pëlqen të jeni enigmatikë e misteriozë, edhe pse kjo gjë në fund të fundit është vetëm një mënyrë për tu mbrojtur nga të tjerët.
Ngjyra e verdhë: Jeni një person romantik, i ndjeshëm dhe ekspresiv. Për shkak të sensibilitetit tuaj dhe të mungesës së guximit, keni frikë të përballeni me realitetin. Jeni i frikësuar ndaj sfidave të jetës dhe të personave që ju rrethojnë. Shpesh njerëzit që ju rrinë pranë mundohen të shfrytëzojnë këto tipare të karakterit tuaj për të arritur synimet e tyre.

:dong::dong::dong:
i ke rene pikes mi te vdeksha :kiss
po ngjyra gri,c'thote,pse nuk e ke vene??
 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

E zeza roza e bardha bluja gjitha ngjyrat me shkojne mundesisht te jen te ngushta bluzet e xhupat jam ok :p:p.
 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

e zeza .... me ngjan shume fare
 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

Ngjyra e zezë: Jeni një person krejtësisht antikonformist, pak gjykues dhe ekstravagant. Në mënyrën tuaj të të reaguarit, ka gjithmonë protestë dhe rebelizëm. Historitë tuaja të dashurisë janë gjithnjë antikonvencionale. Ju pëlqen të jeni enigmatikë e misteriozë, edhe pse kjo gjë në fund të fundit është vetëm një mënyrë për tu mbrojtur nga të tjerët.
Ngjyra e kuqe: Në natyrë jeni tendenciozë të fshehur. Rrini gjithmonë pasivë përballë problemeve dhe ndodhive që ju sjell jeta. Pikërisht për këtë, jeni gjithmonë në kërkim të emocioneve të forta, arësyeja e vetme që ju jep energji dhe që ju vë në lëvizje, ku dhe reagoni. Kur arrini të reagoni brenda vetes suaj, krijohen emocione të forta, imagjinatë dhe kreativitet.
Ngjyra lejla:Jeni një person me botë të madhe shpirtërore. Shpesh, dilni nga natyra juaj, jashtë realitetit që ju rrethon dhe me personat që ju rrinë afër. Problemi juaj më i thellë është që nuk ndiheni i vlerësuar nga miqtë dhe njerëzit në përgjithësi, gjë që ju bën të vuani shumë, edhe pse nuk e shfaqni një gjë të tillë.
Ngjyra jeshile: Kush pëlqen këtë ngjyrë, është një person në dukje realist, por në të vërtetë i turpshëm, i pasigurt dhe që ka nevojë për mbështetje. Ndër të tjera jeni tip që e keni të vështirë të shprehni ndjenjat tuaja dhe i ndrydhni ato, sepse trembeni të tregoni dobësitë që keni.
[/FONT][/COLOR]

Ngjyrat e mia keto!lol
 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

Mungoka e bardha ....ca dmth e bardha ??? Nga keto lart te kuqen dhe te zezen preferoje dhe beharit ngjyra te ciltra, te bardha :D
 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

nga keto qe ishin xmendur lart ishte jeshilja, e zeza dhe bluja
 
Titulli: A e dini se cila ngjyre ju shkon?

Me ngjyren e lekures qe kam , me kane thene qe me shkojne te gjitha ngjyrat. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top