A do pranojë berisha një prokuror të huaj për 21 janarin?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ANDREA STEFANI

Ndërsa në bulevard grumbulloheshin mbështetësit e PD për protestën e 20 shkurtit, në sallën e Kuvendit ka ndodhur një zhvillim i beftë. Gjatë një debati me Sali Berishën, Kryeministri Rama i ka bërë atij dhe opozitës një propozim befasues lidhur me hetimin e dosjeve të mbetura pezull ndër të cilat, edhe për 21 janarin. “Nëse e keni merak hetimin, ky është propozimi im: një prokuror i huaj i pavarur”, ka thënë Kryeministri. Por Berisha nuk është përgjigjur. Merret lehtë me mend se pse. E megjithatë, sjellja e një prokurori të huaj, na duket se është zgjidhja më e mirë në këtë stad kur konflikti dhe kapja politike e kanë bllokuar drejtësinë dhe mosbesimi i shqiptarëve ndaj saj, është shtuar paralel me shtimin e stokut të skandaleve dhe krimeve të pandëshkuara. ثshtë zgjidhja më e mirë për atë palë që kërkon drejtësi, por jo për atë që i trembet drejtësisë. Dhe një analizë logjike e gjërave dëshmon se pala që i trembet drejtësisë, është ajo e Berishës.

Andrea-Stefani-.jpg


***

Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi nëse nuk do të gjenden dhe ndëshkohen fajtorët për masakrën e 21 janarit. Dhe është fjala jo vetëm për ata që qëlluan, por edhe për ata që mund të kenë urdhëruar të qëllohet mbi protestuesit apo që kanë inspiruar një krim të tillë. Ka edhe korrupsione të tjera që nuk janë zbardhur nga drejtësia, madje edhe të përgjakshme si ai i Gërdecit, por më 21 janar, krimi ishte i hapur, i drejtpërdrejtë, i skajshëm. Shteti vrau! Prandaj mosndëshkimi i vrasjes së protestuesve nuk është vetëm vdekje e drejtësisë, por edhe vdekje e shtetit demokratik. Sepse ky i fundit ka për mision jo vrasjen, por mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Vrasja e qytetarëve dëshmon se shteti ka pësuar një metamorfozë rrënjësore sa është shndërruar në të kundërtën e vet. Ose, një version tjetër, shteti u sulmua nga armiq të shtetit dhe ata meritonin të vriteshin.

***

Atëherë përse vrau shteti, më saktë qeveria, më 21 janar? Berisha pretendon se vrau në emër të shtetit pra vrau qytetarë në mbrojtje të interesit publik, të rendit kushtetues që u kërcënua nga një puç i organizuar prej Edi Ramës, Bamir Topit, në atë kohë President i Republikës, Ina Ramës, në atë kohë kryeprokurore madje edhe një grupi gazetarësh. Nëse nuk beson se të gjitha këto janë thjesht gënjeshtra, Berisha duhet të jetë i interesuar që ndodhitë e 21 janarit të hetohen deri në imtësi. Ai duhet të jetë i interesuar që “puçistët”, tashmë në pushtet, të ndëshkohen nga drejtësia. Nëse vërtet beson se e drejta është në anën e tij, ai duhet të jetë i interesuar ta përdorë këtë aleate për të ndëshkuar kundërshtarin që sapo ia ka rrëmbyer pushtetin. Dhe duke bërë këtë, Berisha jo vetëm do shpaguhej për disfatën politike të 23 qershorit, jo vetëm do shfajësohej për akuzat që i bëhen si vrasës i 4 protestuesve të pafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve, por do t’i bënte një të mirë publike shqiptarëve duke bërë që të largohet nga posti i lartë i Kryeministrit një puçist si Edi Rama. Dhe për të arritur këto synime nuk do të kishte mjet më të mirë sesa përfshirja në hetimin e 21 janarit, por edhe e disa skandaleve të tjera, të një prokurori të huaj dhe të pavarur. Përse lodhet duke organizuar protesta pa kauzë si ajo e djeshmja ku qeveria u fajësua për mashtrime me anë të akuzave mashtruese për papunësi, thellim të krizës apo të tjera gënjeshtra si këto? Ja ku e ka “puçin” e 21 janarit. Mjafton një prokuror i huaj i pakapur nga qeveria e sotme dhe “puçisti Rama” është i mbaruar. Nga asnjë këndvështrim logjik dhe i të drejtës nuk mund të kuptohet se përse Berisha nuk do ta pranonte një prokuror të huaj. Ndërkaq, një refuzim do të ishte një provë më shumë për atë që vetëm fanatikë të tij refuzojnë ta shohin: faktin e hidhur që Berisha dhe Basha, kanë vrarë në emër të qëndrimit me çdo kusht në pushtet.

***

Shikohet se me propozimin e tij për një prokuror të huaj, Kryeministri Rama e ka vendosur në pozitë tepër të vështirë Berishën. Ky i fundit dhe besnikët e tij mund të bëjnë sofizma sa të duan, mund të thonë për shembull, se propozimi i Kryeministrit është një mungesë besimi tek institucionet e pavarura të vendit, se është fyerje e shtetit, e institucioneve të Atdheut e të tjera broçkulla populiste e pseudopatriotike si këto. Por shumica, pjesa më e shëndoshë e publikut shqiptar, ajo që kërkon rimëkëmbjen e drejtësisë, nuk do ta ketë të vështirë t’i perceptojë ato siç janë në të vërtetë, tentativa për t’i ikur drejtësisë. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se publiku shqiptar, është i ndërgjegjësuar prej vitesh mbi realitetin alarmant të kapjes së prokurorisë dhe drejtësisë nga politika. Cili do të qe ai shqiptar që në rrethanën e mosbesimit të skajshëm në pavarësinë e prokurorisë dhe drejtësisë, nuk do të qe dakord (përjashtuar fanatikët që janë dakord me liderin edhe kur ai bën krim) me sjelljen në Shqipëri të prokurorëve, madje edhe gjykatësve të pavarur? Do të qe absurde! Do të ishte njësoj sikur për një ndeshje ndërkombëtare të pranoje që arbitri të ishte nga shteti i njërit prej ekipeve kundërshtare dhe jo një arbitër prej një shteti të tretë!

***

Mund të mos na vijë mirë, por duhet të pranojmë se politika dhe korrupsioni i lidhur me të, i kanë shtrirë thellë metastazat e tyre në pushtetin e drejtësisë shqiptare duke e shndërruar nga zbatues në varrmihës të së drejtës. Prandaj me kohë është hedhur edhe në media ideja e një injektimi drejtësie nga jashtë, nga ndërkombëtarët. Në formën e një EULEX-i apo dhe në atë më të fundit të propozuar nga Kryeministri Rama, të sjelljes së një prokurori të huaj të pavarur. Ndryshe ka shumë të ngjarë e drejta për 21 janarin të varroset bashkë me 4 martirët e rënë atë ditë. Por bashkë me të drejtën, do varrosej edhe shteti ligjor dhe liria e demokracia që nuk mund të jetëgjatësohen pa të. Dhe çka është varr për shtetin ligjor, nuk mund të mos jetë themel për atë lloj shteti që shqiptarët e përmbysën 23 vjet më parë bashkë me monumentin e diktatorit komunist.

G.shqip
 
Titulli: A do pranojë berisha një prokuror të huaj për 21 janarin?

Sikur kjo te ndodhi do ishte drejtesi puro!
Kabineti berishes meriton te hetohet deri ne detaje.
Te shikoe sa i gatshem do jete ai per kete propozim!
 
Titulli: A do pranojë berisha një prokuror të huaj për 21 janarin?

Nuk me ben kuptim qe ceshtjet e shqiptareve ti zgjidhin te huajt, dhe ligjerisht nuk ka konpetenca te ndodhe nje gje e tille.

Sipas kushtetutes se Shqiperise jane insitucionet perkatese qe marrin vendime per ceshtje te tilla. Ska asnje konvente nderkombetare qe lejon nje gje te tille.

Te huajt mund te fasilitojne procesin e hetimit me experte te fushes perkatese por kurresesi te marrin vendime. ( rasti i experteve amerikane ne hetimin e vdekjes se Trebickes pershembull).

Vullneti i mire i kryeministrit do te ishte respektimi i ligjeve te vendit ne menyre sa me te drejte. Kush shkel ligjin te perballet me konseguencat.
 
Titulli: A do pranojë berisha një prokuror të huaj për 21 janarin?

Vetem ne Shqiperi edhe nje mendje ndritur si Edi Rama edhe mbeshtetsit e tij munden me pas nje keso ideje nje prokuror nderkombetar per qeshtje kombetare lexoni bazat e te drejtes ju qe hapni keso tema te ndera se me vjen keq per intelegjencen tuaj me shume se per te kryeministrit .
Shqiperia eshte shtet i pavarur ka gjykatat edhe prokurorit e veta nuk eshte nen monitorimin e askujt si mund te thuash te therrasim nje prokuror nderkombetar per nje qeshtje kombetare.

Me vone edhe Dritan Dajti do kerkoj nje gjykate nderkombetare se nuk ben te ju besosh gjykatave shqiptare.
 
Titulli: A do pranojë berisha një prokuror të huaj për 21 janarin?

çfare idjotsie ! Kjo do te thote qe une nuk jam ne gjendje te ve drejtsin ne vend , por po therrasim te huajt !
Fute ose debil Salen ne burg , se po nuk e fute ti , do ta hash vet !
 
Titulli: A do pranojë berisha një prokuror të huaj për 21 janarin?

çfare idjotsie ! Kjo do te thote qe une nuk jam ne gjendje te ve drejtsin ne vend , por po therrasim te huajt !
Fute ose debil Salen ne burg , se po nuk e fute ti , do ta hash vet !

Ketu jan dy gjera ose skan fakte ose i kan friken saliut hartin....
Vetem qe nje kryeminister i nje shteti te p[avarur te kerkoj prokuror nderkombetar veq nje idiot si edi rama muj nxjerr keso xhevahiresh ,numrat i kan nderro ligjin nese ke fakte qo ne burg nese jo qepe edhe mos broqkullit se kjo i bjen se atehere te na i huazojne edhe policet nderkombetaret se keta tanet te korruptuar pastaj edhe ata te deklarimit te pasurive me nje fjale kjo i bjen mohim i sovranitetit tend.
Besoj se Berisha ka shume qka ne dore per ta per ate qe nuk gucojne as te permendin burgiun apo diqka tjeter e per kete arsyetohen jo prokuror nderkombetar jo gjykate nderkombetare.....
E prure prokurorin nderkombetar po prokurori nuk merr vendime eshte gjykata nese ajo eshte e korruptuar atehere i bie qe per nje veper te jashteligjshme ne shqiperite denohesh ne UGAND.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top