Titulli: A besoni ne parajse , dhe si e parashikoni ate vend ?
Besoj dhe shpresoj te shkoj ne xhennet,ja disa Ajete të cilat e përshkruajnë xhennetin
All-llahu në shumë sure të Kur’anit përmes shumë ajeteve përshkruan xhennetin dhe bukuritë e tij. Ai thotë:
“E ata, që iu ruajtën (mosbesimit dhe punëvve të këqia) janë në xhennete mes burimeve. (U thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja). Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar. Ata nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.”(El-Hixhr: 45-48)
“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj, aty stolisen me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.”(El-Haxh: 23)
“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kurr arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun Alejkum - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në te, aty jeni përgjithmonë.
E ata të (xhennetit) thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu i cili premtimin e Vet e realizoi ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim të mirë ka për ata që vepruan drejtë!”(Ez-Zumer: 73-74)
“Vërtetë, ata që ia patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në xhennete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Atykërkojnë t’u sillen çdo lloj pemësh dhe aty janë të sigurt.”(Ed-Duhan: 51-55)
“Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë të ruajtur (të devotshmëve) në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalta e kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre. (A janë këta) si ata që janë përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?” (Muhammed: 15)
“Eshtë e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm te Sunduesi i Plotfuqishëm (te All-llahu).” (El-Kamer-54-55)
“Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti). Janë në xhennetet e begatshme. (Ata janë) Shumë prej të hershmëve. E janë pak prej të mëvonshmëve. Janë në shtretër të qëndisur me ar. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. Si të ishin të ruajtura. Shpërblim për atë, që ata punuan. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës. Edhe ndër pemë shumë llojesh. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. (Ato janë) Për ata të djathtët. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit). Janë shumë nga më të vonshmit.”(El-Vakia-10-38)
“Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme. Të tejdukshme nga argjendi që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës së përzier me zenxhebil (bimë aromatike). (Nga) Burimi që quhet selsebil (i lehtë në të pirë). Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundërmosh të duken si margaritarë të derdhur. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat) ; janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.” (El-Insan: 12-22)
“S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. Kopshte e vreshta rrushi. Edhe vasha me gjinj të thukët, të një moshe. Edhe gota të mbushura plot me verë. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt. Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, që është Mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje. Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që i lejon Mëshiruesi dhe i cili e thotë të vërtetën.” (En-Nebe’: 31-38)
“E përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është ai me të cilin u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, o jo edhe në shije). Aty ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” (El-Bekare: 25)
“Thuaj: “A është më i mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese i të devotshmëve. E aty, atë që dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë kërkuar.” (El-Furkan: 15-16)
“E është e sigurtë se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ta. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe. Këto janë ato që ju premtoheshin për ditën e llogarisë. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka mbaruar.” (Sad: 49-54)
“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.”(Kaf: 31-15)“E ata që besuan dhe bënë vepra, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: “I lartë je o All-llah!”, e përshëndetja e tyre është: “Selam!dhe lutja e fundit e tyre: “Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!”(Junus: 9-10)