Une e imagjinoj keshtu. Ja dera e madhe e parajses, pas saj nje grumbull i madh njerezish qe shtyhen e shtrengohen me njeri-tjetrin ne rradhe. Dikush i jep rojes nje zarf ne dore, dikush tjeter i thote me ka derguar Muhamedi, dikush tjeter i thote shiko mjekrren e ke te fala nga filani.
Pastaj me pak dredhi arrin te futesh brenda. Aty drite lule, por blete jo. Neper fushe sheh plot femra bjonde kacurrela te veshura si ne mitologji qe vetem u shkelqejne syte dhe qeshin. Dhe eshte perhere keshtu. Ketu nuk ke as familje, as nene as ate, as miqte e tu, as kengen tende te preferuar nuk mund ta degjosh dot. Ketu ka vetem vere dhe nuk rritet bima e mrekullueshme e cannabis. Dielli nuk perendon kurre dhe ti nuk ke me endrra.
Ketu nuk luan dot futboll sepse edhe topi ka shpirt. Ushqimet jane nga me te ndryshmet, por je i detyryar te shijosh vetem ate pa jashteqitjen ne natyre. Ketu nuk rritesh dhe nuk behesh kurre plak i urte e plot me mbesa. Ketu nuk sheh kurre nje femije qe can gjurin teksa rrezohen ne rropatje per te mesuar te ece....
Imagjino te imagjinojme edhe ferrin tani c'katrahure do ish...
Parajsa eshte jeta ne toke dhe i shenjte eshte vetem qellimi yne.