990-1118: Mbretëria arbërore e Duklës

Love

βeℓℓe â๓e
Dukla

Emri Dukla rrjedh nga emri i fisit ilir Dokleat që jetonte në këtë zonë, përkatësisht në Malin e Zi të sotëm. Gjatë dyndjeve sllave këtu vinë një numër fare i vogël sllavësh dhe në përgjithësi popullata mbetet iliro-arbëreshe. Pjesa jugore e Duklës që përfshinte edhe Malësinë, quhej Genta, kurse pjesa veri-perëndimore quhej Anamali (Podgorje, Submontana). Kronikat e vjetra serbe që përshkruajnë ekspansionin e shtetit serb të Rashës në Kosovë e në Diokle (Gentë) në shek. XII, bëjnë të njohur se serbët gjetën në ato treva një popullsi që ato e quajnë të huaj (barbare), ndërkohë që burime të tjera qoftë serbe, raguzane ose perëndimore, flasin në mënyrë më eksplicite për shqiptarë (Arbanasi, Arbanenses) në ato treva.
Në Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, në disa nga qytetet e bregdetit mbijetonin edhe grupe të vogla popullsish të romanizuara, të përmendura edhe nga historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti (shek. X). Për rrjedhojë, në shek. XIV Dioklea-Genta (Zeta), veçanërisht ana e sipërme e saj, u shfaqej të huajve si një vend "me popuj e fe të ndryshme". Gjithsesi, gjatë gjithë mesjetës krahina e bashkësi të tëra, si Kuçi, Markajt (Markoviçët), Pastroviçët, Piprët, Gjurashët (Cërnojeviçët) etj., njihen si shqiptare. (1)

Në përgjithësi Dukla banohej nga arbëreshë dhe vllehë, që të dy racë ilire, dhe një pakicë fare e vogël sllavësh. Duklanët ishin katolikë. Pos kësaj kishte edhe bogumilë (pakica sllave), dhe paganë (në viset më të izoluara), por këto fe filluan të zhduken nën shtypjen e kishës katolike. Konvertimi në ortodoksë filloi vetëm pasi ra nga pushteti dinastia arbëreshe Vojisllav, në shek. 12.

Se këto vise banoheshin nga shqiptarë, sidomos nëpër zonat malore na flet edhe një dokument raguzan i viti 1284 ku thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërishte" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca).

Gjon Vladimiri

Nga fundi i shekullit X në Dukël sundonte princi arbër Gjon Vladimiri. Më 990 Gjon Vladimiri lidh një aleancë anti-bullgare me perandorin e Bizantit, Bazilin. Në këtë kohë mbret i Bullgarisë ishte Car Samuili, që më 997 e sulmon Duklën. Samuili me ushtrinë e tij, djeg e shkatërron të gjithë qytetet dhe fshatrat jo vetëm në Dukël, por vazhdon nëpër tërë Dalmacinë deri në Zarë. Gjon Vladimiri zihet rob nga bullgarët dhe dërgohet në burgun e pallatit të Samuilit. Gjatë kësaj kohe, e bija e Samuilit, Kosara, i lutet të atit që të zbrezë në burg me holajkat e saj që t'u dërgojë ujë robërve për të larë kokat dhe këmbët. I ati e miraton. Këtu ajo vëren Gjon Vladimirin, në të cilin dashurohet në shikim të parë. Kosara shkoi tek i ati dhe iu drejtua me këto fjalë: "Ati im, Zotëriu im, unë e di që do të më martosh me një burrë ashtu siç është zakoni. Unë do të doja të martohesha me mbretin Gjon Vladimir, të cilin ti po e mban në burg. Duhet të dish që më parë vdes se sa pranoj ndonjë burrë tjetër." Samuili ngaqë e donte shumë të bijën, i plotësoi dëshirën. Pasi bënë dasmën, Samuili e njohu Gjonin si mbret jo vetëm në Duklën që e trashëgonte nga të parët, por edhe mbi krahinën e Durrësit ndërsa axhës së Gjonit, Dragimirit i dha krahinën e Tribunisë.

Më 6 tetor 1014, Samuili pasi humbi betejën në Bellasica dhe iu verbuan 15.000 ushtarë nga bizantinët, vdiq nga zemërimi i madh. Më 1016, një kushëri i Kosarës, pasi vret të birin e Samuilit, i përgatit një komplot edhe Gjon Vladimirit. Më 22 maj Gjonit i prenë kokën në kishën e Prespës. Kosara e mori trupin e tij dhe e varrosi në kishën e Shën Mërisë në krahinë e Krajës (rrethi i Ulqinit), ku Gjoni kishte pallatin mbretëror. Pas ca vitesh vdiq edhe Kosara e cila u varros pranë varrit të shoqit.(2)

Qe pikërisht kryengritja kundër bullgarëve, martirizimi politik i Gjon Vladimirit, që bëri që shqiptarët në Krajë, në Anamal dhe në Ulqin ta quajnë Gjon Vladimirin një martir, në radhë të parë për lirinë e tyre, që sakrifikoi kundër pushtuesve bullgarë, pra pushtuesve sllavë. Gjon Vladimiri më pas do të nderohet si hero nga të gjithë shqiptarët dhe kulti i tij do të shtrihet vetëm brenda hapësirës kombëtare shqiptare. Pas 199 vjetësh, pas vdekjes së tij, një sundimtar epirotas i quajtur Teodor Engjëll Komneni i mori eshtrat e shënjta të Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi në Durrës. Më vonë një nga princërit më të rëndësishëm dhe më të kulturuar shqiptarë të shekullit XIV, Karl Topia, në vitin 1381 mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe i vendosi në kishën që ai e ngriti dhe e ndërtoi së bashku me manastirin e Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit. Karl Topia ngriti një nga manastiret më të famshme, qendër kulturore e jashtëzakonshme për shqiptarët. Në këtë manastir kryet e vendit e kishte sarkofagu madhështor që kishte brenda pjesët e trupit të shenjtorit Gjon Vladimiri. (3)

Nga viti 1995 eshtrat e Gjon Vladimirit pushojnë në Kishën Ortodokse në Tiranë.
Pas vdekjes së Gjon Vladimirit, Dukla nuk përmendet më për më shumë se njëzetë vite, me gjasë duke qenë nën sundim bizantin.

Gjon Vladimiri në ikonë dhe në pikturë:

attachment.jpgattachment.jpg

Shtjefëni

Djalë i Dragimirit, axhës së Gjon Vladimirit, sundues në Tribuninë fqinje. Më 1035 bëri kryengritje kundër bizantinëve, me qëllim të pavarësojë Duklën nga sundimi bizantin. Fillimisht mundet dhe dërgohet si rob në Konstandinopojë. Më pas ik nga burgu, dhe kthehet në atdhe ku rifillon veprimtarinë e tij anti-bizantine.
Shtjefëni kishte përparësi të madhe në luftë duke përdorur taktikat guerile. Rreth vitit 1040 ai arriti të shtrijë sundimin e tij nga Stoni në veri deri tek Shkodra në jug, e cila u bë kryeqyteti i mbretërisë. Tri pallate tjera kishte në Terbunie, Kotor dhe Tivar.
Më 1042 perandori bizantin Konstantini IX, ndërmori një ekspeditë kundër Duklës duke qenë i ndihmuar edhe nga serbët fqinjë. E tërë lufta përfundoi në favor të Shtjefënit.
Pjesën tjetër të jetës Shtjefëni e kaloi në paqe, deri sa vdiq më 1051. La pas gruan e tij të vejë dhe pesë djemtë: Gojisllav, Predimir, Mihail, Saganek dhe Radoslav.(4)

Dukla më 1050:

attachment.jpg

Mihaili

Djalë i Shtjefënit, nën sundimin e Mihailit Dukla arriti shtrirjen më të madhe teritoriale. Mihaili bashkësundonte me katër vëllezërit e tij, si i pari mes të barabartëve, një dukuri kjo mjaft e përhapur tek arbëreshët që haset edhe tek Balshajt e sundimtarë tjerë. Me përjashtim të një kryengritje në Terbunie e cila u shua, vëllezërit nuk patën ndonjë rrezik tjetër brenda vendit. Rreth vitit 1052 Mihaili u lidh me Bizantin, duke u martuar me një princeshë bizantine dhe duke marrë një titull bizantin. Kjo solli një njohje të shtetit të tij nga ana e Konstandinopojës dhe një paqe e lulëzim të gjithanshëm që zgjati rreth 20 vite në mbretërinë e tij.

Gjërat ndryshojnë më 1071, pasi Bizanti humbi betejën kundër turqve në Manzikert, dhe Italia jugore u pushtua nga normanët. Pas një kryengritje kundër-bizantine që shpërtheu në Dardani, Mihaili u ftua nga kryengritësit që t'u prijë, dhe ky dërgon të birin Bodinin. Pas vitit 1071 Mihaili drejtohet për alenacë dhe mbështetje nga Perëndimi, Papati.
Mihaili vdiq pas 30 vite sundim më 1081.

Mbreti Mihajl

attachment.jpg

Mbretëria e Duklës
attachment.jpg

Emblema e Duklës
attachment.jpg

Konstandin Bodini

Rreth 30 vjet pas kryengritjes së Pjetër Dejlanit, një kryengritje arbëreshe shpërtheu në Dardani, nga ku u hap me shpejtësi në viset fqinje. Kryengritësit kërkuan t’i printe princi i Dioklesë, Mihali, i cili dërgoi për këtë qëllim të birin, Konstandin Bodinin. Në Prizren kryengritësit e shpallën Bodinin mbret të tyre. Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun e saj, Gjergj Vojtehu, i cili erdhi vetë në Prizren. Në Prizren kryengritësit thyen keqas edhe forcat e dukës bizantin të Shkupit, që u dërguan kundër tyre. Pas kësaj kryengritësit morën Nishin, Ohrin, Devollin dhe vetëm në Kostur forcat e riorganizuara bizantine mundën të thyenin grupin kryesor të kryengritësve. Pjesa tjetër e kryengritësve, me «mbretin» Bodin, ishte përqendruar në Nish. Në përpjekje për të sulmuar e për të pushtuar Shkupin, forcat e Bodinit u thyen keq nga ushtria bizantine e dërguar me ngut nga perandori bizantin «për të shuar flakën, përpara se ajo të merrte dhenë», siç është shprehur një kronist bizantin, dëshmitar i ngjarjes.

Gjatë betejës Bodini u zu rob dhe u dërgua në Konstandinopojë ku u mbyll në manastirin e Serxhit e të Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklesë, organizoi arratisjen e kthimin e tij në atdhe.

Marrëdhëniet e Perandorisë Bizantine me Bodinin e Dioklesë vazhduan edhe më tej të tensionuara. Pas betejës së vitit 1082 në rrethinat e Durrësit, kur Bodini nuk u erdhi në ndihmë ushtrive bizantine të angazhuara në një betejë vendimtare me normanët e Robert Guiskardit, princi i Dioklesë i shfaqi hapur ambicjet për ta shtrirë sundimin e vet sa në viset e Dalmacisë, në veri, aq edhe në territoret e Temës së Durrësit, në jug. Madje, sipas Kronikës së Priftit të Dioklesë, për një periudhë të shkurtër Bodini mundi të pushtojë dhe të mbajë temën në fjalë, së bashku me kryeqendrën e saj, Durrësin (tulit atque obtinuit totam terram Duracinorum et ipsam civitatem Durachium). Perandori bizantin, Aleksi I Komneni, dërgoi atëherë si strateg të Durrësit një kunatin e tij, Johan Duka, i cili rifitoi kontrollin mbi Temën e Durrësit dhe e mbajti Bodinin larg territoreve të saj.

Rreth vitit 1085 Konstandini u martua Jakuintën, të bijën e një zotëriu Norman nga Bari i Italisë. Poashtu arriti edhe mbështetje nga Papa Urbani II, më 1089 që i siguroi gradimin e peshkopit të Tivarit në arqipeshkv.

Pas turbullirave të mëdha, Dukla nuk kishte më kufijtë si në kohën e Mihailit. Konstandini duke dashur të rikthejë kufijtë e mëhershëm, ndërmori fushatë në Bosnje dhe Rashkë, ku vendosi si krahinarë të bijtë e vëllait Markun dhe Vukanin.

Ushtria bizantine ndërmerr një fushatë tjetër kundër Duklës mes viteve 1089 dhe 1091, dhe zë rob për së dyti herë, Konstandinin. Ndonëse mbretëria qëndroi, krahina të tëra si Bosna, Rashka dhe Kelmania u pavarësuan.

Me vdekjen e Konstandinit më 1101 apo më 1108, filluan luftërat e pinjollëve të kësaj familje për trashëgimin e fronit.

Mbreti Konstantin

attachment.jpg

Rënia e Duklës

Shumë kohë para se të vdesë Konstantini kishte dëbuar në mërgim vëllaun e vogël Dobrosllavin dhe kushëririn Koçaparin. Pas vdekjes së Bodinit, këta kthehen në Dukël dhe bëjnë një marrëveshje për sundim me një nip të Mihajlit, Vladimirin.

Më 1114 Gjergji i biri i Konstantin Bodinit hip në pushtet, dhe qëndron deri më 1118.

Më pas fillojnë kundërthëniet mes palëve të ndryshme për pushtet, që zgjasin për një kohë të gjatë, deri më 1166 pasi Rashka nën drejtimin e Nemanjës forcohet dhe e pushton Duklën. Kjo shënon fundin e periudhës së parë të shtetit diokleas.

Nemanja shkatërroi të gjitha qytetet e Duklës, përndoqi bogumilët të cilët ngadalë u tërhoqën në Bosnje, dëboi bizantinët e paktë që ishin në Dukël, dogji kishat e vendit dhe të gjitha librat arbërishte. Nemanja filloi konvertimin e dhunshëm të arbëreshëve në fenë ortodokse, në këtë vend ku nuk kishte asnjë prift ortodoks të vetëm. Dukla përsëri mori pavarësinë pas vitit 1356, nën drejtimin e Balshajve, që shënon periudhën e dytë të shtetit diokleas.(5)

Rrënojat e Duklës të mbetura nga shkatërrimet serbe

attachment.jpg

1. Shkencëtari Konstantin Jireçek për Koçaparin thotë:
"Ky nuk është emër sllav, ky më përpara është një emër shqiptar"

***

Citim:
Robert Ellsi - Fjalor i mitologjisë, fesë dhe kulturës shqiptare

Gjon Vladimiri, Shën. Shenjtor ortodoks i adhuruar në Shqipëri, si dhe në disa vise të Malit të Zi (Mrkovici) e të Maqedonisë perëndimore, si figurë e ngjashme me Krishtin.
Siç shohim këtu, Gjon Vladimiri adhurohej vetëm në Shqipërinë perëndimore, pra ndër shqiptarë, pastaj tek Mrkoviqët, ish-Markajt, pra sërish ndër shqiptarë ndonëse të asimiluar, si dhe në Maqedoninë Perëndimore, ku të vetmit të krishterë janë shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, të cilët pothuajse janë asimiluar.

Pra Gjon Vladimiri adhurohet ekskluzivisht ndër shqiptarë.

Sa i përket serbëve, çdo kujtim i tyre për "Dioklenë serbe", është fabrikim i shek.18-19, duke përfshi këtu edhe këngët kinse popullore kushtuar këtij princi.

***

Krahina Kelmania përmendet tek vepra "De Administrando Imperio" e Porfirogenitit, me emrin Zaklume. Aty thuhet se nga fillimi i shek. X që do të thotë disa dekada para Gjon Vladimirit, Kelmania qeverisej nga një sundimtar i quajtur Michaelis Busebutze më saktësisht "proconsulis et patricii Michaelis Busebutze Zachlumorum principis filii".

Kjartë kemi të bëjmë me një shqiptar, jo i ardhur nga Shqipëria, por ilir vendas. Busebutze është mbiemri i tij i korruptuar, që ka qenë Buzë-Buç, kjo e fundit eufemizëm për gjarpnin, pra kishte mbiemrin me kuptimin buzë-gjarpëri.

Nga faktet që gjejmë tek Mark Tirta është interesant se një emërtim i ngjashëm del edhe në Shkodër, në Melgushë ku njëra nga kodrat quhej Kodra e Buzëgjarpnit, dhe pas ndërtimit të një kishe ajo u quajt Kisha e Buzëgjarpnit. Poashtu në Gash të Malësisë së Gjakovës kemi fshatin Buçaj, përsëri emërtim për gjarpnin. (Mark Tirta - Mitologjia ndër shqiptarë)

Krejt këto kanë të bëjnë me kultin e gjarpnit, kult qendror tek iliro-shqiptarët, krahas atij të diellit. Fakti që na jep Porfirogeniti tregon për shqiptarësinë e kulluar të Hercegovinës së asaj kohe.


Vula e arkondit Pjetër, babait të Gjon Vladimirit.
attachment.jpg

+ΠΕΤΡ(Ο)Υ ΑΡΧΟΝΤΟΣ ΔΙΟΚΛ(Ε)ΙΑ(Σ) ΑΜΗΝ
+PETROI ARHONTOS DIOKLEIAS AMEN

+Pjetri, arkond i Duklës, Amen.

Vula është bërë nga plumbi, dhe e shkruar tërësisht në gjuhën bizantine.
Ndërkohë duhet shikuar çfarë kuptimi ka kryqi në fillim të shkrimit.


Mbishkrimi i mbretit Mihail (para viteve 1080).
attachment.jpg
Mihajli i fuqishëm, sundon dhe paqëton të gjitha qytetet romake

Citim:
Që nga viti 610 e këtej Bizanti ra në dorën administrative, fetare dhe ushtarake të grekëve. Këta, grekët, që deri atëherë kishin qenë së bashku me ilirët nën zgjedhën romake, s'kishin asnjë interes të prishen me fqinjët e tyre shekullorë, po përkundrazi kishin interes të afrohen sa më shumë me ta për t'i bërë ballë së bashku rrezikut sllav. Ka shenja bindësa të një miqësie arbëresho-greke gjatë sundimit bizantin.

Kur më 1043, despoti i Temës së Durrësit Gjergj Maniaku bën kryengritje kundër perandorit dhe njëkohësisht me të u bashkuan edhe shqiptarët e temës, historiani bizantin Ataliati habitet për pjesëmarrjen e arbëreshëve në këtë kryengritje dhe thotë që "albanë e latinë të cilët dikur aleatë në isopolitinë tonë, madje edhe në fe, papritur dhe pa arsye u bënë kundërshtarë." Aleancën greko-ilire Ataliati s'kishte pse ta nxirrte nga xhepi, as isopolitinë (barazinë në politikë dhe fé), por pavarësisht nga të drejtat e barabarta arbëreshët nuk duhet të kenë përfituar gjë të madhe në Perandorinë Bizantine për shkak se ishin analfabetë dhe se në kishë nuk depërtoi gjuha shqipe. Në ushtri e zeje kjo isopoliti ka pasur rëndësinë e saj.

Veis Sejko - Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate
Kjo ndoshta është një shpjegim, pse Dukla u mbajt fillimisht me Bizantin dhe kundër gjithë sllavëve kah veriu e lindja.

Dhe gjuha slavonike në kisha ndoshta ka ndiku në përhapjen e këtyre emrave, ose mund të jetë fallsifikim i Priftit të Duklës, se në dy rastet e lartpërmendura shohim emra jo-sllavë, tek monedha dhe tek mbishkrimi.
Burimi: Vargmal.org
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top