8.5 mln euro “Crown Agents”

Love

βeℓℓe â๓e
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar te asistencës që ajo do u ofrojë doganave.

Top Channel zbardh të plotë kontratën, e cila së fundmi është shndërruar dhe në një çështje e nxehtë të debatit politik mes maxhorancës dhe opozitës. Sipas kontratës, shuma, do të lëvrohet në dy vjet, nga 4 milionë e 250 mijë euro në vit.

Por në draft është parashikuar se kjo pagesë mund të ulet deri në 25 për qind, nëse kompania britanike nuk sjell rezultatet në rritjen e të ardhurave, për të cilat palët kanë rënë dakord. Qeveria ka vendosur gjithashtu që pagesa për “Crown Agents” të jenë neto, duke e përjashtuar kompaninë britanike nga cdo detyrim tatimor, përfshirë tatimin mbi fitimin, atë mbi dividentit, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, por edhe sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat për ekspertët e huaj që do vijnë në Tiranë.

Në kontratë janë përcaktuar gjithashtu edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve. Sipas saj, “Crown Agents” do të asistojë personelin e administratës doganore në analizën e informacioneve doganore. Po kështu kompani britanike do të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontroll dhe verifikimi. Veç kësaj kjo kompani do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to, duke përfshirë edhe ato në të cilat janë të implikuar edhe punonjësit e doganave.

Marrëveshja do të ketë një afat prej dy vitesh, me opsion rinovimi për vitin e tretë. Kontraktimi i “Crown Agents” nga Qeveria shqiptare është sulmuar ditët e fundit nga opozita, që e ka quajtur atë si një marrëveshje të dyshimtë.
Top Channel
 
Titulli: 8.5 mln euro “Crown Agents”

Po te kemi pak mend, kete qeveri duhet ta shkaterrojme. 8.5 milione euro i jepen kompanise qe ju ka kerkuar Blair, pa tender, pa asgje.
Nje shume marramendese per financat e varfera te shtetit shqiptar, ne kohe krize dhe kur duhet te kursehen edhe qindarkat.

8.5 milione euro mund te benin nje spital rajonal per tu marre shembull ne Shqiperi, dordoleci kryeminister ja u jep kompanive te keshilltarit te tij Blair.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top