Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

7 shenjat që tregojnë se keni mungesë hekuri

newseventsimages.jpg
Mungesa e hekurit është shkaktari më i madh i anemisë dhe në këtë rast gratë janë më të prekura se burrat. Anemia shkaktohet kur nuk ka mjaftueshëm hekur në trup për të prodhuar sasinë e duhur të hemoglobinës.

Hemoglobina është përbërësi kryesor i qelizave të kuqe të gjakut dhe shërben për transportimin e oksigjenit në trup. Nëse trupi nuk ka mjaftueshëm hekur për të prodhuar hemoglobinën, atëherë ulet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe indet e kanë më të vështirë të marrin oksigjenin që nevojitet. Kur ka mungesa të tilla, njerëzit kanë probleme me frymëmarrjen dhe ndiejnë lodhje.

Këto janë shtatë shenjat që tregojnë se keni mungesë të hekurit:

1. Të nxirat në lëkurë

Shenjat si të nxira në lëkurë (që zakonisht shkaktohen kur vritesh), mund të shkaktohen edhe nga mungesa e hekurit ose trombocitet (pllakëzat e gjakut). Prandaj mund të këshilloheni me mjekun dhe të merrni ushqime me përmbajtje hekuri për të parë nëse shenjat do të zhduken.

2. Keni neps të vazhdueshëm për akull

Dëshira për të ngrënë akull mund të jetë një shenjë se keni anemi dhe trupi juaj ka mungesë të hekurit. Doktorët thonë se akulli lehtëson enjtjen e gjuhës, një nga simptomat e anemisë.

3. Buzë të çara

اarjet dhe plagët në cepat e buzëve mund të tregojnë se keni mungesë të hekurit në trup. Studimet kanë treguar se 35% të njerëzve që iu çahen cepat e buzëve, kanë mungesë hekuri.

4. Dëshira për të ngrënë pisllëqe

Njerëzit që kanë mungesë hekuri dëshirojnë shpesh të hanë miell misri, baltë, materiale pastrimi, kartona etj. Në këtë rast këshillohet të konsumoni ushqime me përmbajtje hekuri.

5. Rënie të flokëve

Rënia e flokëve mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit në trup. Nëse ju bien shumë flokët, duhet të konsultoheni me një mjek për të parë nëse hekuri është shkaku kryesor i rënies së flokëve.

6. Thonjë në formë luge

Thonjtë që thyhen shpejt ose ata në formë luge janë shenja të mungesës së hekurit në trup.

7. Dhimbje të këmbëve

Dhimbjet, therjet, shpimet ose mpirjet në këmbë mund të tregojnë se keni mungesë të hekurit.B .sot.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back