7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

LoSsT

VIP
V.I.P
Burime brenda Ministrisë së Brendshme konfirmojnë se shtatë oficerë policie nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë RENEA’s janë shkarkuar nga puna sepse i përkasin besimit mysliman

Shtatë punonjësit e policisë ishin besimtarë myslimanë dhe praktikues të fesë. Ata faleshin pesë herë në ditë dhe kjo nuk është toleruar nga shefat e policisë që sot kanë marrë masën ekstreme të largimit nga detyra.

Ndërkohë që debati fetar është ndezur në Shqipëri për shkak të refuzimit të ambasadorit mysliman Visar Zhiti në Vatikan si dhe kërkesave të kishës ortodokse për kuotim të emërimeve në administratë vjen kjo fushatë reprezaljesh kundër besimtarëve myslimanë kur dihet fare qartë që kryeministri dhe zv/kryeministri shqiptar të dy i përkasin besimit të krishterë.

//shekulli//
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Shtatë punonjësit e policisë ishin besimtarë myslimanë dhe praktikues të fesë. Ata faleshin pesë herë në ditë dhe kjo nuk është toleruar nga shefat e policisë që sot kanë marrë masën ekstreme të largimit nga detyra.

mire ja kane bo, se nderkohe qe keta faleshin fap terroristat e bone tiranen per 3 min sallate!
mire qe nuk shkelshin robte mbi mina te komanduara
 
C`lidhje ka Renea me ato 3 minutat qe bene sallate Tiranen, e kupton per ca eshte RENEA ?
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Shume keqdashes dhe percares artikulli i mesiperm.
Me sa di une jo te shtate ishin besimtare muslimane praktikante, 2 prej tyre kane qene shoqeruesit e te famshmit Kulicaj.Qe Rama nuk eshte antimusliman kuptohet edhe nga vete artikulli i mesiperm qe ai po insiston te behet MUSLIMANI Zhiti ambasador ne Vatikan kunder deshires se Kishes dhe PD bashke qe njeri per njerin motiv dhe tjteri per tjeter nuk e duan Zhitin ambasador ne Vatikan.
Ti japesh nuanca fetare konflikteve banale mes qeverise dhe opozites ose levizjeve te brendshme ne polici eshte shume e ulet, eshte `gazetari` bastarde.
Une nuk jam per diskriminim fetar por edhe nqs keta i kane hequr nga Garda sepse jane muslimane praktikante mendoj se kane bere mire.Ka disa profesione qe nuk tolerojne ose bien ndesh me besimin e njeriut dhe nje nga keta profesione eshte edhe Garda ose Forcat e Rendit.Pastaj po ta marresh holle-holle ata vete nuk duhet te bejne pjese ne Garde sepse puna ne Garde bie ndesh me besimin e tyre!
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

C`lidhje ka Renea me ato 3 minutat qe bene sallate Tiranen, e kupton per ca eshte RENEA ?

vallaj ai hoxha ke lagjja ime nuk kno 3 min...po nja 3 ore te mira...

gjithsesi per te te dhene ty nje pergjigje ne lidhje me e di apo nuk e di ca eshte Renea, e di sigurisht (por as qe kam ndonje interes te madh ) . Thjesht ideja qe ti ne nje institucion laik mjafton te respektosh rregullat dhe ligjet. Besimi eshte dicka individuale i cili duhet te jete jashte profesionit..ne mos le te behej Imam ai e jo polic.

dhe e dyta arsyeja pse dhashe ate pergjigje ishte per efekt te titullit bombastik (na u preken te drejtat e njeriut) , brenda ne artikull behet nje paralelizem midis Visar Zhitit dhe 7 policve besimtar...qe eshte plot paradoks

me kujtohet tema e frances ku nuk u besua per asnje moment se ishte bere nga Myslymane ai veprim,aq sa nxorret edhe idete e konspiracionit , e sot lexoj kete artikull ku reagimi eshte ne krah tjeter.

Ku e di ti cfare realisht kane bere keta policer? pse kapeni pas nje titulli ku dihet sa impakt jep ky fakt nder ata qe besojne?

dmth kjo eshte te gjykosh me dy standarte!
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Pergjigja qe dhe ne fillim ishte tjeter dhe kjo qe dhe tani ishte tjeter, pyetja ime ishte per pergjigjen e pare, per postimin e dyte qe ke bere se marr mundimin te harxhoj kohen me me ate qe ndodhi ne France se e kam dhene njehere opinionin tim.

Me fal se i ka moderatorlleku keto gabimet e fillestarit lol (monique)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Problem i madh Zoti per besimtaret Musliman mbyll nje port te vogel,por pastaj hap nje port edhe me te madhe.
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

RENEA jane persona te specializuar qe nderhyjne vetem ne raste speciale, kjo do te thote qe ata jane te gatshem non stop ne 24 ore per cdo lloj ngjarje te paparashikueshme qe mund te ndodhe.

Ndoshta falja e tyre aq here ne dite mund te behet pengese per punen qe kane.

Kjo do te thote qe ata nuk bejne gabim qe falen e zoti jua pranofte por duhet te gjejne pune tjeter.
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Problem i madh Zoti per besimtaret Musliman mbyll nje port te vogel,por pastaj hap nje port edhe me te madhe.

Plotesisht dakord me ty keshtu qe ata dhe te tjeret qe shqetesohen per ta duhen te jene te lumtur sepse atyre do ti hapen porta akoma me te medha se sa ajo e Gardes!
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Ju kujtoj qe RENEA punon si repart 24/24, 7 dit ne jave jo si grup operativ specifik, se nuk punojne me nafte as me korent !
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Ju theksoj dhe ju ritheksoj qe te jesh pjese e RENEAS duhet te jesh ne gatishmeri 24/24, duhet edhe te vrasesh, te presesh, te sakatosh, te derrmosh, te shposh, te hedhesh ne ere, ta besh gjakun te sperkase mur e dru bashke per nevojat e shtetit.
Nese nje person per nje arsye ose nje tjeter nuk mund ti beje keto gjera do te thote qe nuk eshte i zoti/i denje quajeni si te doni, te beje kete pune, pra te jete pjese e Reneas.
Ritheksoj edhe te dyten-Nje besimtar musliman i vertete nuk do mund ta bente kurren e kurres kete pune!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

PS-Kapni ndonje fije kashte kur e shihni qe po mbyteni, nuk i dihet kurre, ndoshta ju mban dhe shpetoni lol
Shnet e t`mira se me iku sata :p
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Sa kohe e bukur ishte sot, i kishte thene Sandri, Irenes, Lol​
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Pergjigja qe dhe ne fillim ishte tjeter dhe kjo qe dhe tani ishte tjeter, pyetja ime ishte per pergjigjen e pare, per postimin e dyte qe ke bere se marr mundimin te harxhoj kohen me me ate qe ndodhi ne France se e kam dhene njehere opinionin tim.
Pergjigja e pare ishte me nota humori...eshte e kuptueshme
e dyta ishte ajo cka une mendoj per rastin ne fjale.

nderkohe qe per kohen qe mund te harxhosh ...kurseje edhe pse nje fjale e urte thote
"Perseritja mema e dijes"
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Ju theksoj dhe ju ritheksoj qe te jesh pjese e RENEAS duhet te jesh ne gatishmeri 24/24, duhet edhe te vrasesh, te presesh, te sakatosh, te derrmosh, te shposh, te hedhesh ne ere, ta besh gjakun te sperkase mur e dru bashke per nevojat e shtetit.
Nese nje person per nje arsye ose nje tjeter nuk mund ti beje keto gjera do te thote qe nuk eshte i zoti/i denje quajeni si te doni, te beje kete pune, pra te jete pjese e Reneas.
Ritheksoj edhe te dyten-Nje besimtar musliman i vertete nuk do mund ta bente kurren e kurres kete pune!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

PS-Kapni ndonje fije kashte kur e shihni qe po mbyteni, nuk i dihet kurre, ndoshta ju mban dhe shpetoni lol
Shnet e t`mira se me iku sata :p

Jo ate mund ta beje mund te vrase te keqinjte per te mbrojt te miret, feja nuk jua ndalon. Problemi eshte qe koha e faljes mund te perkoje me rastin qe kerkohet nderhyrja e tyre speciale dhe nese ai nuk leviz pa mbaruar faljen njerez te tjere rrezikohen te vdesin prej mos pergjigjes se tyre.
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Apo seshte fetar i madh ky Rama ... Po çne feja ketu, ne shqiperi largohesh nga puna vetem per bindje politike, mbase duhej te futej ne pune kusheriri i filanit apo i fistekut dhe opa nje pretekst per shkarkim nga puna.
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Problemi eshte qe koha e faljes mund te perkoje me rastin qe kerkohet nderhyrja e tyre speciale dhe nese ai nuk leviz pa mbaruar faljen njerez te tjere rrezikohen te vdesin prej mos pergjigjes se tyre.

Falja te merr kohe 3minuta. Madje, 5 kohet jo tgjithe menjehere, por ne 5 kohe te caktuara, duke filluar nga lindja e diellit deri tek perendimi i diellit dhe erresira e nates. Kur ka kohe njeriu per banjo 5minuta, cigare 2-3 min, perse te mos i lejohet 2-3 minuta per falje, kjo madje mund te behet edhe ne rrethana te caktuara, ulur ne karrige, rruges ne veture i mbeshtetur, besoj se keta udhetojne ndonjehere, nuk qendrojne ne ajer lool.
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Losti me bene syte apo kishe filluar te zmadhoje shkrimin ne cdo postim ti lol

Puna eshte pune :D, beni bla bla sa te doni por puna eshte pune :)
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Shkrimi standart si gjithmone, oret e vona, gjumi e ksoj gjonash te japin efekte jo te mira...

ps: ne fakt ve re qe ky lajm ne shumicen e rasteve e paska burimin nga opozita/com
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Si te kuptooo ti kur don, se kur sdon te fshi direkt lol

Une prap te njejten ide kam, kushdoqofe e per cdo lloj pune.
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Keshtu eshte kur muslimaneve ne shtetin e tyre si shumice absolute , ligjet ja bejne ateistat ! Muslimanet ne shtetin e tyre jane te diskriminuar nga nje pakice 0.002 % ateistesh ! Kjo do te thote dicka per njerezit e mendjes .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

e keni pervetesuar mire kte rolin e viktimes, mos lini ngjarje pa u kapur
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Asgje e re!
Jo vetem ne kete fushe por dhe ne fusha e tjera ka raste konkrete qe jane hequr nga puna ose nuk jane pranuar per shkak te fese.
Ne te flasim sa te duam, ama fatkeqesisht penalizimi ndaj praktikanteve Musliman eshte prezent, ndonese jo ne cdo rast kuptohet. S'ka vend as per viktimizem pasi s'eshte se fiton apo kemi fituar gje nga viktimizimi.
Une personalisht njoh me 10-tra raste ku i kane ofruar pune direkte per shkak te rezultateve qe kane patur, ama me kusht qe te heqin shamine dhe ka qene pune si ne shtepi botuese, kompani bankare,spitale, etj.. Pra s'ka qene RENEA, mqs kjo pune s'ia lejonka praktikimin e fese.
 
Titulli: 7 policë të RENEA’s shkarkohen se falnin Namaz

Keshtu eshte kur muslimaneve ne shtetin e tyre si shumice absolute , ligjet ja bejne ateistat ! Muslimanet ne shtetin e tyre jane te diskriminuar nga nje pakice 0.002 % ateistesh ! Kjo do te thote dicka per njerezit e mendjes .

Muslimanet ne Shqiperi jane ne shtetin e tyre??????????????????????????????????????
Shqiperia nuk eshte e muslimaneve, largqofte ishalla, Shqiperia nuk eshte e katolikeve, largqofte ishalla, Shqiperia nuk eshte e ortodokseve, largqofte ishalla, Shqiperia eshte vetem e shqiptareve dhe ju kujtoj-Jemi me KUSHTETUTE nje shtet laik, ju pelqen apo jo besimtareve te te gjithe besimeve ne JEMI dhe do mbetemi nje shtet laik.Kombi i pari, te gjithe te tjeret vijne nga pas!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

PS-Shume e veshtire te lexosh ne pike te mengjesit ca postime e ca komente qe...........lere fare se spo e them me mire :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top