PiNkY
Anëtar i Nderuar
Pushimet në fakt, duhet të jenë një mundësi për qetësi, gëzim, relaksim. Por duhet ditur se para se të nisemi për t’i kaluar sa më mirë ato, rehabilitimi i stomakut nga efektet e ndryshëm të stinës së nxehtë, përbën një tregues mjaft të rëndësishëm. Pasi, shqetësimet e tij gjatë pushimeve, rrezikojmë deri edhe prishjen e tyre. Me situata të tilla të padurueshme si urthi, vështirësia në tretje dhe kështu me radhë.
1) I nxehti
2) Radhët e gjata në autostradë
3) Udhëtimet
4) Oraret e çrregulluara
5) Pijet e ftohta me akull
6) Ushqimi jo i rregullt.
Kundër tyre, ndiqni këto këshilla:
- Shmangni ushqimet e nxehta dhe djegëse, por edhe alkoolin, kafet, salcat dhe perimet e papërpunuara.
- Ruajeni mirë ushqimi, kur ju jeni larg nga shtëpia.
- Mos blini gjëra në shitësit ambulatorë të rrugëve.
- Mos qëndroni përmbys, se provokoni probleme tretje
/ballkanscreen/