50 vitet e operacionit qe ndryshoi femrat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
woman4.jpg
Thuhet se për gratë, gjoksi së bashku me flokët përfaqëson një burim të vazhdueshëm pakënaqësie: kush e ka të vogël do ta donte më të madh, të tjerat që e kanë të madh, do ta donin më të vogël, ndërsa ato që nuk ankohen fare për përmasat, ankohen për formën. Ky mund të jetë një shpjegim i arsyeve për të cilat ndërhyrjet e mastoplastikës janë në vend të dytë për sa u përket ndërhyrjeve kozmetike më të kërkuara në botë (i pari është liposucioni). Pesëdhjetë vjet nga ndërhyrja e parë që bëri historinë, BBC tregon për origjinën e protezave të silikonit, duke rrëfyer kështu disa aspekte pothuajse të panjohura më parë.
Një qese gjaku
Franck Gerow, kirurgu i “Jefferson Davis Hospital” në Houston, në Texas, pati këtë mendim teksa mbante në dorë një qese plastike prej gjaku, ashtu siç kujton Teresa Riordan, gazetare e “New York Times” dhe autore e “Beauty: A History of the Innovations That Have Made Us Beautiful” i dha ndjesinë se ishte duke prekur gjoksin e një femre. Nga ajo intuitë, tek impianti i protezës së parë do të kalonte shumë pak kohë. Testi fillimisht u bë te një qenushe, Esmeralda. Operacioni rezultoi i suksesshëm, çka i bëri mjekët të mendonin se protezat e silikonit, ashtu si uji që ne pimë, nuk ishin aspak të dëmshme. Që andej nisën “kërkimet” për femrat që do të pranonin të kryenin një ndërhyrje të tillë në trupin e tyre.
Ndërhyrja e parë
Në pranverën e vitit 1962, Gerow dhe kolegu i tij Thomas Cronin bënë ndërhyrjen e parë në histori me proteza silikoni te 30-vjeçarja Timmie Jean Lindsay. Në të vërtetë, gruaja e re i kishte pyetur mjekët vetëm se si mund të hiqte një tatuazh në gjoks dhe ishin pikërisht dy kirurgët që i kërkuan të merrte pjesë si vullnetare në këtë eksperiment. Kur Lindsay u “zgjua” pas operacionit, gjoksi i saj ishte rritur me një numër, nga 2 tek 3. “Ishin thjesht perfektë. Ishin të butë dhe nuk kishin asnjë ndryshim nga operacioni”, tregon Lindsay, tani 80-vjeçare.
“Nuk mendoja se kisha arritur rezultate aq mbresëlënëse, po kur dola në rrugë dhe tërhiqja vëmendjen e meshkujve e kuptova këtë”.
Protagonistja
Sot, Timmie Jean Lindsay, që për shumë kohë e ka mbajtur të fshehur ndërhyrjen për miqtë dhe familjarët, tregon për efektet estetikisht pozitive të operacionit të bërë gjysmë shekulli më parë. Do të duhej të kalonin plot 15 vjet që të ndiheshin shenjat e kohës: “Mendoja se gjinjtë e mi do të qëndronin të fortë dhe me formë të bukur gjithmonë. Por nuk shkoi kështu, sepse ashtu si ata normalët, filluan të bien me kalimin e moshës”, tregon 80-vjeçarja Lindsay. Por gruaja, e para që vendosi të rrisë përmasat e gjoksit të saj, është e lumtur që tashmë është pjesë e historisë, që ende ruan brenda trupit të saj: “ثshtë bukur të dish se ke qenë e para”, tregon.
Më vonë Gerow dhe Cronin prezantuan teknikën e tyre gjatë një konference të Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgëve Plastike, që u zhvillua në Uashington më 1963-shin dhe entuziazmi që shkaktoi i dha sigurinë e asaj që do të shndërrohej në një fenomen të vërtetë social.
Teknikat e mëparshme
Ashtu siç ka treguar Teresa Riordan në librin e saj, duke nisur nga fundi i viteve 1800, janë përpjekur në shumë mënyra për të plotësuar kërkesat e grave që kërkonin të zmadhonin gjoksin. Fillimisht u përdor parafinë, praktikë kjo që u braktis shumë shpejt, për shkak se parafina tentonte të futej tek indet përreth, me dëme të shumta për pacientët. Në vitet 1920-1930, u përdor praktika e heqjes së dhjamit nga pjesë të ndryshme të trupit dhe vendosjes së saj te gjinjtë, por edhe kjo praktikë nuk rezultoi e suksesshme. Më vonë, sfungjer, dru, madje edhe sfera xhami nuk çuan te rezultatet e pranueshme.

Në ditët tona
Kohët e fundit, Shoqëria Ndërkombëtare e Kirurgëve Plastikë dhe Estetikë ka përgatitur një sondazh, përmes të cilit ka ftuar rreth 20000 specialistë në të gjithë botën për t’iu përgjigjur një pyetësori, ku u kërkohej të renditnin të gjitha ndërhyrjet e bëra në vitin 2010. Përgjatë një viti, numri i këtyre operacioneve ishte 1 506 475, nga të cilët 333 648 në SHBA, 254 214 në Brazil, 85 099 në Meksikë dhe 75 225 në Itali. /G Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top