5 ushqimet që mund t’i hani në sasi të pakufizuara

Arfenilla

Themelues i Forumit
59koka3.jpg
Edhe pse sasia e ushqimit që e konsumojmë është shumë e rëndësishme për mbajtjen e peshës trupore, ekzistojnë disa ushqime të shëndetshme që ju mbajnë të ngopur, e janë të pasura me vitamina dhe minerale

Kokoshkat

Besoni apo jo, kokoshkat janë ndër ushqimet më të shëndetshme dhe ushqimet e grimcuara me më së paku kalori. Nuk po flasim për kokoshkat me shije të gjalpit apo të djathit, por për misrin klasik, të cilin mund ta përgatitni në enët tuaja me vetëm një pikë vaj dhe pak kripë. Kokoshkat posedojnë pak kalori dhe posedojnë fibra, të cilat janë të dobishme për tretjen
.
Trangujt turshi

Pothuajse edhe nuk ekziston ndonjë njeri, i cili nuk pëlqen trangujt turshi, sidomos ata të përgatitur në shtëpi. Një enë e vogël me tranguj turshi përmban vetëm 16 kalori, kështu që trangujt turshi janë një ushqim që mund t’i konsumoni gjithmonë, edhe atëherë kur jeni në dietë dhe me secilën shujtë.
“Carpaccio” nga kungulleshkat


Nëse ende nuk e keni shijuar, “carpaccio” nga kungulleshkat është një ushqim i shkëlqyeshëm që secili mund ta konsumojë në sasi të pakufizuar. Kungulleshkat i qëroni në rriska të holla, i lagni me lëng limoni dhe i lini të qëndrojnë ashtu për një kohë të caktuar. Më pas shtoni pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Fshehtësia gjendet në lëngun e limonit, i cili thith yndyrat, e vetë shujta posedon pak kalori.

اips nga lakra jeshile

Ky është zëvendësimi më i shëndetshëm dhe më i mirë për çipsin kalorik nga patatja. Bëhet fjalë për ushqimin e grimcuar me pak kalori, që ju ngop e ju mund të kënaqeni me të. Pastroni fletët e lakrës jeshile dhe i ndani në pjesë të vogla. Shtoni kripë, lyeni me vaj ulliri dhe i piqni në furrë për 10 minuta. Ky çips i shëndetshëm është mjaft i shijshëm dhe mund ta hani në çdo periudhë të kohës.

Bademi, arrat dhe lajthitë




Tashmë e kemi përmendur se si frutat me lëvore të fortë janë shumë të shëndetshme dhe ushqim i shëndetshëm i grimcuar, që mund ta hani midis shujtave. Një grusht me këto ushqime për pak kohë ju ngopin për kohë të gjatë, e një kombinim me rrushin e tharë, fik apo kumbulla janë luftëtarë kundër urisë..Blajmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top