Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

5 ushqimet energjike të nevojshme për fëmijët

permbajtja.

Kalciumi
Vitamina E
Fibrat
Kaliumi
Hekuri
Shiko fotografinë 1425483

5 ushqimet energjike të nevojshme për fëmijët

Pa dyshim që shumë fëmijë marrin më shumë se mjaftueshëm ushqim për të ngrënë (normat e rritura të obezitetit tek fëmijët janë fakt për këtë).

Problemi qëndron se, shumë gjëra të cilat i hanë – siç janë ushqimet e tejpërpunuara dhe ushqimi i shpejtë – janë me shumë kalori dhe më pak nutritivë (ushqyes).

Sipas hulumtimit të fundit, fëmijët kanë nevojë për 5 ushqimet energjike.

Gjeni më poshtë se cilat janë ato:


Kalciumi

Shiko fotografinë 1425484

Kalciumi

Rreth një e treta e fëmijëve të moshës 4 deri në 8 vjeç, nuk janë duke marrë kalcium të mjaftueshëm, sipas statistikave të fundit. Shumë lëngje – dhe shumë pak qumësht – është pjesërisht për t`u fajësuar. Kalciumi është jetik për të zhvilluar masën eshtërore, ku pothuajse e tëra ndërtohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Duke qenë e mangët mund të ndërhyjë në rritjen e tani edhe të rrisë rrezikun e osteoporozës më vonë në jetë – veçanërisht për vajzat. ثshtë e rëndësishme që fëmija të fitojë shprehi të mira të vakteve të pasura me kalcium (9 nga 10 vajza adoleshente nuk marrin mjaftueshëm). Shumë ushqime të pasura me kalcium, jane të pasura me vitaminë D, e cila jo vetëm që forcon eshtrat por ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 1 dhe sëmundjeve të tjera.

Burimet

* djathi

* jogurti,,(kosi)

* qumështi

* drithërat

* lëngjet

* qumështi sojës

Vitamina E

Shiko fotografinë 1425485

Vitamina E

Sipas studimeve të Universitetit Linkoln në Nebraska, rreth 80 % të fëmijëve nën moshën 8 vjeç – duke përfshirë 2/3 e parashkollorëve – u mungon nevoja ditore e vitaminës E. Një suprizë: ushqimet pa yndyrë apo me yndyrë të ulët, që supozohet të jenë të ulëta me vitaminë E, që veprojnë si antioksidantë, i mbrojnë qelizat nga dëmtimi. ثshtë gjë e mençur të shërbeni prodhime me yndyrë të ulët, siç janë qumështi dhe kosi, sepse janë më të varfëra me yndyrëra të ngopura por zgjedhja pa yndyrë nuk është më e mira për dresing sallata, sepse ajo përmbanë vajra të shëndetshme për zemër, të cilat janë të pasura me vitaminë E.

Burimet

* avokado

* pemët e arrës

* gjalpë kikiriku

* farat e lulediellit

* vajrat bimore

* salca e domateve

* farat e grurit

* spinaqi


Fibrat



Shiko fotografinë 1425486

Fibrat

Madje edhe nuk treten, por fibrat janë shumë të rëndësishme për fëmijët sepse i mbajnë ata në rregull dhe të mbushur. Ushqimi i pasur me fibra mund të ndihmojë në mbrojtjen e tyre nga sëmundjet e ndryshme kronike që mund të paraqiten më vonë. Poashtu, rekomandimi zyrtar për fëmijët është 19 gjer në 25 gram fibra në ditë (afërsisht nevojave të të rriturit). Sigurohuni që fëmija juaj po merr së paku minimumin e 5 gramëve në ditë. Psh. një 4 vjeçar duhet të marrë 9 gram fibra në ditë – kjo është sasia e dy krishkave të bukës, një enë të vogël me dredhëza dhe një ene të vogël me oriz ngjyrë kafe.

Burimet

* frutat (malinat, boronicat, dardhat, portokajtë, dhe mollat janë më të mirat)

* drithëra me nivel të lartë fibrash

* fasule

* thjerrëza

* qiqra

* bukë me krunde dhe makarona

* miell tërshëre

* kokoshkat

* arrat

* fara të lirit

* patatet e ëmbla

* bizele të njoma


Kaliumi

Shiko fotografinë 1425487

Kaliumi

Fëmijët janë duke konsumuar më pak se 60 % të kaliumit sesa doza e rekomanduar – pjesërisht sepse shumë nga ata nuk janë duke konsumuar mjaft fruta dhe perime në ushqimin e tyre. Kaliumi është një lojtar kyç në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të shëndetshme dhe të presionit të gjakut, duke i ndihmuar muskujt të kontraktohen.

Burimet

* banane

* lëng portokalli dhe portokaj

* patate të ëmbla dhe të bardha

* jogurti (kosi)

* qumështi

* kantalupe

* nektar

* kajsi të thata

* lëng domatesh dhe domate

* peshk si thojza dhe merluci

Hekuri

Shiko fotografinë 1729158

Hekuri

Një studim i fundit, ka rezultuar se deri në 20 % të fëmijëve të moshës 1 deri në 3 vjeç, nuk kanë hekur të mjaftueshëm. Mungesa e hekurit është shumë e shpeshtë tek fëmijët mbipeshë, të cilët konsumojnë ushqim shumë kalorik por të varfër me vlera ushqyese. Hekuri i ndihmon rruazat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin në gjak përmes trupit dhe luan rol kyç në zhvillimin e trurit – dhe mungesa kronike mund të shkaktojë probleme në sjellje dhe në të mësuar. Mjekët nuk janë të sigurt se përse, por që niveli i ulët i hekurit rrit rrezikun e një fëmije ndaj helmimit me plumb, sepse ai rrit thithjen e plumbit në gjak.

Burimet

* karkalecë

* mishi i lopës

* pule

* fasule

* thjerrëza

* qiqra

* pasta me domate

* fruta soje

* rrush i thatë

* bukë e zezë
B:tryeza,ogr
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back