5 Shtetet me te vogla ne bote

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Me masën e një fushe golfi, qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë. Në parim është në enklavë me mur brenda Romës. ثshtë kaq i vogël, sa i gjithë shteti nuk ka asnjë adresë. Qyteti i Vatikanit mund të jetë i vogël, por është i fuqishëm. ثshtë territori sovran i Kishës Katolike (në parim qeveria qendrore), e cila ka 1 miliardë njerëz (rreth 1 e 6-ta e banorëve të planetit) si pjesë përbërëse. ثshtë krijuar në vitin 1929 nga Traktati Lateran (i cili është nënshkruar nga diktatori Benito Mussolini) dhe drejtohet nga Papa, një monark jo i trashëgueshëm, i cili ka autoritet absolut. Papa është monarku absolut në Evropë. Një e veçantë e shtetit është se nuk ka banorë permanentë. Shtetësia jepet gjatë kohës që njerëzit janë atje dhe i hiqet sapo largohen. Dhe ju që mendonit se gjuha latine ishte gjuhë e vdekur! S’është e vërtetë, se në Vatikan latinishtja është gjuhë zyrtare. Vatikani mbështetet financiarisht nga dhurues, shitja e pullave postare e publikimeve dhe turizmit. Ashtu si parajsa, nuk ka taksa.
italy-vatican-museum.jpg
Shiko fotografinë 1725574
Vatican.gif


Monako është shteti i dytë më i vogël në Tokë (gati me masën e Parkut Qendror në Nju Jork), por ka popullsinë më të dendur, 23,660 banorë për kilometër katror. Territori sundohet nga një princ. 7 shekujt e kaluar Monako është qeverisur nga princat e familjes Grimaldi nga Genoa. Gjithçka filloi një mbrëmje më 1297, kur François Grimaldi u maskua si murg dhe me një ushtri të vogël pushtoi kalanë që ruante Shkëmbin e Monakos. Në 1861, Monako ia dha gjysmën e territorit Francës në shkëmbim të parave dhe pavarësisë. Kur princi që sundonte kuptoi se burimet natyrale vinin nga ajo pjesë që u dha, vendosi ta vërë bast ekonominë (një zgjidhje universale e provuar nga koha) në kumar. Kështu lindi Monte Karlo, një krahinë e njohur për kazinotë luksoze. Tani që gjithë banorët jo vendas paguajnë taksa, ndërsa të lindurit atje e kanë të ndaluar të hyjnë në kazino.
large_flag_of_monaco.gif
map-france-large.gif


Nauru është shteti ishullor më i vogël në botë, republika më e vogël e pavarur dhe e vetmja republikë në botë pa një kryeqytet zyrtar. Vendi ka një burim kryesor të ardhurash: fosfat mijëravjeçar nga plehrat dhe jashtëqitjet e zogjve. Për një kohë të gjatë banorët ishin mjaft të pasur, pasi e eksportonin fosfatin sikur ai nuk mbaronte kurrë. Në vitet ‘70 vetëm një pjesë e vogël vazhduan gjimnazin dhe shumë pak të rritur punonin. Atëherë ishin njerëzit më të pasur në botë. Për këtë arsye ata vuajnë nga obeziteti dhe diabeti. Tani Nauru ka një skemë të jashtëzakonshme për të bërë para. ثshtë kthyer në një kamp për njerëzit që kërkojnë azil në Australi.
flag-nauru.gif
image.gif


Tuvalu, jo vetëm që është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, por pas 50 viteve mund të mos ekzistojë, nëse niveli i deteve vazhdon të rritet. Të ardhurat kryesore i vijnë pasi jep me qira kodin e vendit për internet.
Shiko fotografinë 1725575
tuvalu%20map.gif


Republika e San Marinos është themeluar në vitin 301 pas Krishtit nga një gurgdhendës me emrin Marino, i cili së bashku me një grup të krishterësh i largohej persekutimit fetar. San Marino është republika më e vjetër në botë. Republika ishte një fqinje aq e mirë, sa është pushtuar vetëm në vitin 1500 dhe 1700, një muaj për secilën herë. Ndërkohë që Napoloni gllabëronte pjesën më të madhe të Evropës, San Marinon e la të qetë, duke dhënë se ishte një republikë model. Vendi drejtohet nga një këshill i zgjedhur prej 60 personash, i cili zgjedh dy regjentë nga secila parti opozitare për të drejtuar çështjet qeveritare për 6 muaj.
Shiko fotografinë 1725576
326D60F8-7933-11DB-BA83-F975770E4413.gif
 
Interesante, sidomos ajo e krijimit te Monte Carlos dhe kazinove atje.
 
ani që gjithë banorët jo vendas paguajnë taksa, ndërsa të lindurit atje e kanë të ndaluar të hyjnë në kazino.

ky po qe eshte ligj .
shume interesante tema dhe me shume info .
 
Titulli: 5 Shtetet me te vogla ne bote

Per ato Mini shtete ne Austri se dija per keto te tjerat isha ne dijeni :)
Thnx
 
Titulli: 5 Shtetet me te vogla ne bote

ne vatikan nuk flet asnjeri latinisht
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top