5 sekrete për të qenë vintage

Tuana

Nada é por acaso!
Disa truke të kësaj tregtie, e cila tashmë ka pushtuar të gjitha dyqanet në mbarë botën e modës

1415642332vintagestyle.jpgfaqe.jpg


Shopping-u vintage është aktiviteti më i rregullt dhe më i praktikuar për momentin. Dyqanet e qendrave më të mëdha të modës në botë si Los Angeles, Ohio, Manhattan etj., janë super të mbushura me klientë që kërkojnë artikuj vintage. Ashtu siҫ e cilësojnë emrat më në zë të modës: është lloji më i mirë i gjuetisë. Jo vetëm për t’i bërë ata të jetë super krijues në modë, por edhe për të blerë disa artikuj që të sigurojnë një pamje unike.

Disa njerëz thonë se duhet të shkosh në një dyqan vintage me një ide të veçantë për atë që kërkon, por kjo nuk ndodh gjithmonë, sepse para syve mund të gjesh artikuj të tjerë dhe shumë më të mirë. Megjithatë, disa “rregulla” për të qenë vintage ekzistojnë, gjithsesi.

14156422941.jpgfaqe.jpg


Mos e bli diçka vintage, nëse nuk të përshtatet

ثshtë rregulli i parë dhe kryesori. Në qoftë se një veshje është shumë e madhe, ti mund ta bësh më të vogël (por mund t’ia humbasësh linjën, duke ia humbur kështu edhe bukurinë). Nëse është një veshje e vogël, edhe mund të griset, kështu që thjesht mos e bli.

1415642845gjeratevogla.jpgfaqe.jpg


Fillo me gjëra të vogla

Nëse je ende e re në shopping-un e veshjeve vintage, mund të fillosh nga gjërat më të vogla si p.sh aksesorët. Pra, të gjesh diçka që u bën jehonë trendeve aktuale. Fillo me një shall të viteve ’60 apo një kapelë të viteve ‘70.

1415642314vintage3.jpgfaqe.jpg


Kujdes me sugjerimet

Ji e kujdesshme ndaj këshillave të miqve, që tashmë janë mësuar me blerjet vintage. Përveҫ të tjerave, ky lloj shopping-u është edhe një lloj argëtimi, që në fund e paguan portofoli yt. Pra, nëse dikujt i duket e madhe apo e vogël një veshje, mos harro se ke një këshilluese reale - pasqyrën.

1415642859dyqanvintage.jpgfaqe.jpg


Mos harro vlerën

Ndodh shpesh në dyqane të të thonë: “Cili është çmimi më i mirë për ty?”, kur shohin që nuk je e sigurt për të blerë. Nëse të pyesin: “A do ta marrësh me x lekë?”, ndoshta ndihesh e detyruar të bësh pazar. Por duhet të marrësh informacion paraprak për vlerën reale të produktit.

1415642325xhinsvintage.jpgfaqe.jpg


Bëhu pak djalë

Mos e injoro pjesën e djemve! Mjafton një detaj i vogël, si disa numra më të mëdhenj apo disa butona në xhinse apo xhaketë. Megjithatë, sigurohu që të gjesh cilësinë më të mirë të veshjeve vintage, të prezantuara nga designer-ët e modës. Ok, mund të jetë vintage, por, mbi të gjitha, brenda veshjes duhet të ndihesh unike./RClass/

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top