Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

5 kuriozitete mbi filmin Pretty Woman

Pretty Woman u shfaq për herë të parë në sallat e kinemasë në vitin 1990 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Dy protagonistët e tij, Julia Roberts dhe Richard Gere fituan famë të menjëhershme, ndërsa kolona zanore e filmit shiti miliona kopje në një kohë të shkurtër.

Pas 22 vitesh, ky film mbetet ende një referencë për të githë komeditë romantike dhe më poshtë do të mund të lexoni 5 kuriozitete mbi këtë sukses kinematografik.

1- Roli i prostitutës me të cilën dashurohet Richard Gere ishte menduar fillimisht për Michelle Pfeiffer.

2- Për regjisorin e filmit, Gary Marshall, Richard Gere ishte alternativa e tretë si protagonist. Aktori i përzgjedhur ishte Christopher Reeves, por producentët zgjodhën më pas Al Pacino-n. Gjithsesi, protagonisti i filmit Kumbari nuk u përshtat me rolin dhe u zgjodh në fund Richard Gere.


3- Fundi i filmit ishte menduar ndryshe nga skenaristi: milioneri (Richard Gere) kalonte me makinën e tij poshtë shtëpisë së prostitutës dhe i drejtohej aeroportit pa i dhënë asnjë shans dashurisë. Gjithsesi, regjisori vendosi për një fund të kënaqshëm për publikun.

4- Këmbët e Julia Roberts që shfaqen në reklamat e filmit në të vërtetë nuk janë të Julia Roberts, por një fotomontazh. Gjithashtu për skenat nudo është përdorur dublante sepse sipas regjisorit trupi i Julia Roberts ishte më elegant seç duhej.


5- Në skenën ku Richard Gere i bie pianos në dhomën e hotelit nuk është përdorur dublant. Aktori është shumë i zoti me instrumetat muzikore.

T_CH
 

Attachments

  • Pretty-Woman1.jpg
    Pretty-Woman1.jpg
    23 KB · Shikime: 11
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back