5 fshehtësi të tharjes së flokëve me tharse-flokesh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
5 fshehtësi të tharjes së flokëve me fen

Disa këshilla si kujdeseni për flokun tuaj

1. Me krehër ndajeni shkumën

Pas larjes, thajini flokët duke i fërkuar lehtë me peshqir, ndërlikojini me krehër që ka dhëmbë të rrallë dhe flokët shpërndajini në mënyrë të barabartë, gjithashtu me ndihmën e krehrit, shkumës dhe gelit për forcimin e flokëve.

2. Kokën mbajeni të përkulur anash

Flokët thajini me kokë të ulur derisa të bëhen vetëm pak të njomura.
E rëndësishme është që fenin me rastin e tharjes ta rregulloni në temperaturë të "vakët". Në qoftë se nuk veproni kështu, flokët do të bëhen të dobët dhe shpejtë do të çahen.

3. Krihini tufat e gjata

Ndajini flokët në pesë-gjashtë pjesë dhe ngrini lart. Tash rregullojeni fenin në temperaturë të "nxehtë" dhe thajini tufat njërën pas tjetrës në tërë gjatësinë me ndihmën e brushës së rrafshët, duke e lëvizur brushën nga rrënja në drejtim të majave të flokëve.

4. Të gjitha tufat ngrini lart

Tash ju nevojiten dy brusha të mëdha të rrumbullakëta. Secilën tufë thajeni deri në fund me rrymat e ajrit nga rrënja deri te maja të flokëve, mbështillini dhe lërini të ftohen në brushë derisa të mos jetë e gatshme edhe tufa tjetër.

5. Ftohini me kujdes

Të gjitha tufat duhet të forcohen menjëherë me karfica në mënyrë që të jenë të forta kur të ftohen tërësisht. Në këtë mënyrë flokët e bujshme do të qëndrojmë më shumë. Në fund krihini dhe forcojini me llak për flokë.telegrafi
 
Un nuk perdor asnjeher piaster...gjithmon i drejtoj floket me fen!
 
kush mi drejton dhe mua?:D

gjithsesi feni i perdorur gabuar prish floket....
 
3 h....:D mere me mend ti drejtoj cdo dite para se te iki nga shtepia LOLLOLLOL

sa per temen...une sperdor fen...i le floket te thahen vete...se keshtu kam me sh shkelqim:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top