44 vite në kërkim të historisë! Koleksionisti 78-vjeçar çel ‘muze’ në Laç: Ndoqa amanetin e gjyshit, kam ekspozuar objekte dhe foto historike

E**A**

Antarë i Respektuar
Nikoll Lleshi është 78 vjeç dhe ka arritur të koleksionojë objekte dhe foto historike për trevën e Kurbinit. Ekspozita e tij në qytetin e Laçit është e hapur çdo ditë dhe falas.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Prej 44 vitesh, Nikoll Lleshi mbledh me pasion objekte të vjetra që dëshmojnë historinë dhe traditën e trevës së Kurbinit.

Viti 1978 më propozojnë që të vete inspektor kulture në Krujë. Duhet pranuar ish-shefi i seksionit të Arsimit në Krujë, Zef Noci më kërkoi që unë të punoja nëpër arkivat e botës edhe më pajisi me autorizim se aso kohe nuk mund të hyje as në arkivat e shtetit as në arkivat e huaja. Që në vitin 1978 ka vazhduar kjo punë pa ndërprerje dhe për 12 vjet që kam qenë, nga 18 shkurti i viti 1991 që kam ik nga Shqipëria, domethënë që kam ik Greqi, unë nuk i jam shkep arkivave”, thotë koleksionsti Lleshi për Report Tv.

Sot 78-vjeç, Nikoll Lleshi ka arritur të çelë një ekspozitë në katin e parë të një pallati në Laçi. Këtu janë vetëm disa prej fotove apo sendeve si enë të vjetra apo veshje popullore, ndërsa pjesën më të madhe të fondit e mban në shtëpi.

“Këtu ka veshje, këtu ka portrete historie që tregohen, këtu ka kalatë, kam një font të madh të arkivit tim në fonotekën time që kam mbi 2700 negativa. E vërteta është se këtu nga kurbinasit s’kanë interes, interesi është i të huajve më shumë dhe i rretheve të tjera”, shprehet Lleshi.
Amaneti i gjyshit dhe historia e Kurbinit e nxiti të punoj për nxjerrjen në pah të vlerave të kësaj treve.

“Gjyshi im ka qenë i syrgjynosur në Turqi, pra dy vjet i burgosur dhe kur është kthyer ai këtu atëherë kam lindur unë. Ai pastaj në rritjen time, më vuri një detyrë, si me thënë amanet e tij, më tha: ‘Të lutem puno për këtë vend’”, vijon ai.
Nikoll Lleshi thotë se këto objekte historike do t’ua lë trashëgim nipave.

/ Shqiptarja.com
 
I lumte!
Urime per perpjekjen e ti modeste!
Qe ka dhe permban nje vlere shume te madhe kulturore,tradite dhe historike per rrethin e Kurbinit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top