40 mijë qytetarë baktisën Shqipërinë në 2014

Prej javësh flitet për ikjet masive të kosovarëve nga vendi i tyre, por në fakt në Shqipëri kanë ikur mijëra qytetarë gjatë viti 2014.

Statistikat tregojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar janë 46 mijë qytetarë që janë larguar nga Shqipëria. Dhe këtu bëhet fjalë për ata qytetarë që janë larguar për një periudhë më të gjatë se 1-vjecare.
emigrande.jpg

Sipas një investigimi të “Agon Channel” kjo pjesë emigrantësh të ri i përket moshës nga 25-45 vjeç, pra asaj pjese të popullësisë që është në kërkim të punës që nuk e gjen në vend.

Statistikat tregojnë gjithashtu edhe se 52% e të larguarve janë meshkuj, dhe midis tyre ka edhe nga ata emigrantë që janë rikthyer njëherë nga vendet ne krizë si Italia apo Greqia, por kanë rimarë rrugën e largimit pasi nuk kanë mundur ti ushtrojnë në Shqipëri, zanatet që kanë marrë në vendet ku kishin emigruar më parë.

Dhe po ti shtosh këtyre shifrave edhe faktin se largimi nga vendi mbetet një trend i viteve të fundit (400 mijë në dhjetë vjet) kuptohet se epidemia e braktisjes së vendit është larg të qeni e përfunduar.
mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top