3 vaksina për të hyrë në Kosovë, kthehen pas qindra qytetarë nga Shqipëria

Të irrituar janë shprehur qytetarët shqiptarë pas vendimit të qeverisë Kurti që për të hyrë në territorin e Kosovës nevojiten 3 doza të vaksinës antiCovid apo 2 doza të vaksinës të shoqëruar me testin PCR. Më së vështiri thonë ta kenë banoret e Kukësit që punojnë në Prizren e që duhet çdo 48 ore të paguajnë nga 30 euro për test.

Policia kufitare e Kosovës thotë se po zbaton vendimin e qeverisë në përpikmëri, ndërsa deri në orën 10:00 të mëngjesit kanë kthyer prapa mbi 350 makina.

Për ata që përmbushin kriteret për dozën e tretë të vaksinës, ekipi mobil ndodhet në pikën kufitare në Morinë. Në Kosovë javën e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me Covid-19, ndërsa po dominon varianti Omicron.

Tv Klan
 
Gabim!
PSe ne Kosove qenkan vaksinuar te gjithe me nga 3 doza?!
Pastaj me dy pjese te vaksines eshte krejte normale te kalosh te pakten deri ne 7 muaj,nga pjesa e dyte e vaksines.
Shume keq!
 
Kto skane pune tjeter? Na paskan fik deren 😂
 
Mua pse me duket sikur klima politike mes Edit dhe Kurtit,eshte pak ne krize?!
 
Edi sorosian, Albini i çik me shume sorosian se Edi, zihen kush te marre titullin "Sorosian i merituar"😝

Edit nuk i plas fare per Sorosin, nderkohe Albin komunisti po del me i majte se vet Marksi.

Kush me mire se komunistat ja dine rendin mbylljes?
 
Me dy por qe nuk te kontrollo njeri.. Vetem pyesin "i ke?" dhe ti normal do u thuash i kam 😁
 
Une i kam bere te tre dozat, vetem maska mos te ve se nuk duroj dot !- mendimi duhen vaksinuar, kush ka kaluar virusin te pres 6 muaj ( ta demostroj vertet jo FALLCIFIKUAR)
Mire mor Lind mire po se ke mire sepse ketej flasim per bashkim e ketej nuk leme njeri tjetrin te kaloje kufirin.

Mendimi im?

Tjeter gje eshte te qeverisesh teorikisht e komplet tjeter praktikisht.
Albini po deshmon qe eshte nje deshtim i plote!
 
Këtu në itali nuk hymë dot të pimë një kafe në lokal pa green pass =tre vaksinat . 🙈
 
Mire mor Lind mire po se ke mire sepse ketej flasim per bashkim e ketej nuk leme njeri tjetrin te kaloje kufirin.

Mendimi im?

Tjeter gje eshte te qeverisesh teorikisht e komplet tjeter praktikisht.
Albini po deshmon qe eshte nje deshtim i plote!
Albini jeton me këmbë ne toke! Situata boterore eshte ne gjendje kritike, po nuk u vaksinuan njerezit si zorr të dalim nga kjo SITUAT.
 
Albini jeton me këmbë ne toke! Situata boterore eshte ne gjendje kritike, po nuk u vaksinuan njerezit si zorr të dalim nga kjo SITUAT.
E mire, do e kemi parasysh pas tre muajsh gjendjen kritike boterore, kur te vije Albini ne plazh do i kerkojme 5 vaksina....gjithmone ne emer te shpetimit te botes nga covidi😎
 
E mire, do e kemi parasysh pas tre muajsh gjendjen kritike boterore, kur te vije Albini ne plazh do i kerkojme 5 vaksina....gjithmone ne emer te shpetimit te botes nga covidi😎
Po ne plazh vijne kallaballeku! - edhe shteti shqiptar u kenaq me tamponet edhe per ne qe kemi bere tre doza ! - u bene tre vite qe nuk vijme te takojme njerezit tanë ! - plazhin e kemi flori edhe ketu ku jetojme🙃
 
O Lind, zgjeroje pak horizontin, nuk behet fjale per mua e per ty, behet fjale per nje popull te tere andej dhe ketej kufirit.
Nejse, e mora vesh, cfaredo qe te beje Albini ty te ka gjithmone nga pas😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top