3 shpërthime tritoli në 24 orë, Tahiri: Cdo rast do hetohet, nuk do ndodhë ajo që ndo

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
KRUJث-Në më pak se 24 orë tre shpërthime me eksploziv janë shënuar në Kamëz, Fushë –Krujë dhe Krujë. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën kryesore të një biznesi në fshatin Tapizë në Krujë.

97010_5.jpg


Ministri Tahiri i përgjigjet gazetarëve pas raportimit të Komisioni i Ligjeve në lidhje me shpërthimet me tritol. Ministri garantoi se cdo ngjarje do të hetohet dhe nuk do të ndodhë ajo që ndodhi vitin e kaluar.
“Cdo ngjarje kriminale do të hetohet, nuk do të ndodhë ajo që ndodhi vjet”.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja me e fundit ka ndodhur rreth orës 06:50 në biznesin e shtetasit me iniciale B.B. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar në njerëz por vetëm dëmtime të shumta materiale. Policia e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u shënuan dy shpërthime me lëndë eksplozive.

97796_1.jpg


SHPERTHIMI NE ZYRAT E OSHEE
Një sasi eksplozivi shpertheu në zyrat e OSHEE në qendër të qytetit të Fushë- Krujës.

Shpërthimi u regjistrua rreth orës 22:00 të mbrëmjes në qendër të qytetit. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por dëme të shumta materiale. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhë u dëgjua nga banorë të shumtë. Dyshohet se kjo ngjarja ka lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kundër vjedhjes së energjisë. Sipas policisë dyshohet se autorë të kësaj ngjarje janë persona të cilëve ju është ndërprerë energjia së fundmi dhe kanë paraqitur problematika të ndryshme.

Fushë Kruja rezulton një zonë me shumë debi ndaj OSHEE, ku arkëtimet janë vetëm 20 përqind. Zyra e “kujdesit ndaj Klientit” është ngjitur me një lokal në këtë zonë , ku pak ditë më parë u regjistrua një tjetër shpërthim me tritol. Në fakt, në këtë qytet përgjatë këtij viti janë regjistruar disa sulme me tritol, ku përjashtim nuk ka bërë as komisariati i policisë.

97793_3.jpg



SHPERTHIM TRITOLI NE NJE BANESE DY KATESHE NE KAMEZ
Me heret një sasi tritoli ka shpërthyer në një banesë dykatëshe në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 minuta ndërsa raportohen dëme të mëdha materiale por jo të lënduar në njerëz.

Lënda eksplozive ishte vendosur në ndërtesën ku shërbente dhe si pikë magazinimi dhe tregtimi mielli por në të kishte dhe biznese të tjera si minimarket dhe filiali i një banke private. Ndërtesa ndodhej vetëm 40 metra larg komisariatet numër 5 ose përballë bashkisë së Kamzës.

Dyshohet se është përdorur rreth 500 gram tritol në këtë ndërtesë ndërsa biznesi i miellit i përket shtetasit Ivzi Cani 47 vjeç të cilit i ishte vënë lëndë shpërthyese në të njëjtin vend dy javë më parë por në sasi më të paktë dhe me dëme më të vogla. Drejtues të lartë të policisë së Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor dyshon se pista e parë e hetimit është ajo e konkurrencës, për shkak se veprimi ishte i përsëritur dhe se subjekti në fjalë shiste miell me çmim më të lirë.

Burimet e policisë thonë gjithashtu se po hetohen dhe pista te tjera si konfliktet e mëparshme dhe për çështje pronësie. Mësohet gjithashtu se godina kishte disa dite qe kishte dale ne shitje. policia ka administruar kamerat e sigurisë se bizneseve pranë vendit te ngjarjes për te hedhur me shume dritë rreth saj.
b.web
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top