Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

3 milionë euro për vetura luksoze

vete.jpg


Më shumë se tre milionë euro janë planifikuar që të shpenzohen gjatë vitit 2014 për blerjen e veturave luksoze për institucionet qeveritare, institucione të pavarura, si dhe për kuvende komunale.

Mirëpo, kjo shumë mund të rritet edhe gati për 2 milionë euro, nëse deri në fund të këtij viti, zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës nuk arrin të përzgjedhë kompaninë për furnizim me vetura patrulluese, e ku si pasojë e parregullsive të mëdha tenderi në fjalë është anuluar disa herë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) gjatë këtij viti, por edhe gjatë vitit të kaluar.

Sipas projektbuxhetit, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës, shihet se gjatë vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka paraparë që të blejë vetura në vlerë prej 30 mijë euro.

Po ashtu, gjatë vitit që vjen Qeveria e Kosovës e ka miratuar buxhetin edhe për blerjen e veturave për nevoja të Doganës, e ku shuma totale e paraparë është 160 mijë euro.

Po ashtu, edhe Agjencia Pyjore e Kosovës gjatë vitit 2014 për blerjen e veturave të reja do të shpenzojë 200 mijë euro.

Ndërkaq, Universiteti i Pejës 30 mijë euro, ai i Gjilanit 45 mijë euro, i Gjakovës 40 mijë euro, si dhe ai i Mitrovicës 40 mijë euro.

Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2014 po ashtu e ka miratuar buxhetin për blerjen e veturave edhe për Agjencinë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit, ku shuma totale është 50 mijë euro./zeri/
 
Pe: 3 milionë euro për vetura luksoze

Bravo KOSOVA paska kap veten
 
Titulli: 3 milionë euro për vetura luksoze

I mbaruan gjerat e tjera qeveria Kosovare dhe ka ngelur tek makinat luksoze? Shume turp kur keto leke qe mendohen per keto makina mund te sherbejne per gjera me me vlere per popullin kosovar.
 
Titulli: 3 milionë euro për vetura luksoze

Ema1 pajtohem plotesisht me komentin tend.

Kosova ka 1 milion gjera te tjera me te rendesishme se blerja e veturave luksoze, mirepo kur ke nje qeveri korruptive, antipopullore, hajdute, atehere s'ke cka pret tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back