3 hapa drejt vetvetes-Metamorphosis_Poet

Nje kafe me Empatin/en

Hey si je?-te thote teksa takoheni
Mirë, si je ti?-pergjigjesh
Unë mire, ti çfare ke?-te pyet
Mundohesh te ruash qetesine e te kapesh me fort mbas asaj buzeqeshje qe perdor te fshehesh gjithcka
Mund te flasesh me mua-te thote pafajshem.
Acarohesh pak e kthen kohen pas nga ai moment deri te momenti i pare qe e takove. Mendon fort, por jo, ste vjen asgje ne mend se cfare mund te kesh thene per te marre mbrapsht ate pyetje.
Nuk flet.
E shikon si ndryshon mimiken, sikur pasqyron pikerisht ate gjendje qe ti do te fshehesh.
Pse me pyeti cfare kam-mendon-Besoja se mund ti mbaja disa gjera per vete. A me lexon ne mendje?
As ai/ajo nuk flet me. Duket mendueshem, sikur dicka po bluan brenda vetes. Sikur dicka mundohet te shtypi, te largoi nga ai moment. Dallon melankoline ne ata sy te zgjerohet.
Shume kohe, brenda pak castesh
Papritur ndihesh me mire, sikur ne njefare menyre e harrove cfare te shqetesonte. E kerkon dhe njehere thelle brenda vetes por nuk e gjen me. Ne fakt as nuk e mban mend cfare po kerkon, duket aq larg ne kohe dhe hapesire.
Asgje nuk kam-pergjigjesh-Ne fakt jam shume mire
Me behet qejfi-te pergjigjet embel
Qendroni goxha bashke, flisni per tema te ndryshme, me apo pa rendesi, derisa vjen koha te ndaheni
Ishte bukur-te thote buzeqeshur-Me behet qejfi qe te gjeta mire.
Gjithashtu-pergjigjesh-do shihemi serisht shume shpet.
---

Hey si je ? - e pyet teksa e takon
Mirë si je ti?-te pergjigjet
Sheh te kuqen e alarmit tek te ze syte. Boria buçet fort e ste le te organizosh me mendimet. Sheh prape ne heshtje si ajo gjendje qe e njeh aq mire te pushton. Zemra shton rrahjet si per te perballuar mbinxehjen qe po perjeton, duart përzëne lengun e kripur. Ke ftohte, jo nxehte, jo ftohte, jo nxehte.
Unë mirë,ti çfarë ke?-i thua me hezitim.
Nuk merr pergjigje.
Mund te flasesh me mua-i thua perseri.
Koha ndaloi serish. Ajo gjendje te roberoi perseri, e ske çben tjeter vecse ta perjetosh.
I thua vetes qe do kaloi, sic ka kaluar gjithmone.
Nuk ndihmon.
I perserit vetes qe sjane emocionet e tua, ti je shume mire.
Prape nuk ndihmon.
Ne fakt i thua sa per inerci se e di qe nuk ndihmojne, e di shume mire nga ato mijera here qe ke tentuar.
Racionaliteti ka marre arratine, je ne boten e emocioneve tashme.
E di cduhet te besh. Duhet ta kalosh tunelin e erret perseri. Prape vetem, prape në heshtje.
Fillon procesin qe aq mire e njeh.

Merr fryme thelle (7 sec). Gerric, Perplas, Bertet, Godet…Vuaj
Mbaj frymë (7 sec). E shkuar,e ardhme, gabime, gabime…Vuaj
Nxirr fryme (7 sec). Ske shqisa, sje ti, kush je, pse kshu…Vuaj
Mos merr fryme(7 sec). Do dalesh, sdo dalesh, ste pelqen, te pelqen…Vuaj


E procesi perseritet.
Sa here te jete e nevojshme, fundja koha ka ndaluar. Eshte i vetmi aleat qe ke ne kto raste.
Avash avash sheh te kuqen te zhduket, boria sbuçet me, rifiton shqisat, mendja hesht.
I gjithe sistemi kthehet ne normalitet.
Kaloi-mendon-Aq ishte.
Buzeqesh nga brenda.
Asgje nuk kam-te pergjigjet me ne fund-Ne fakt jam shume mire
Më behet qejfi-i thua i rraskapitur tek buzeqeshjen e brendshme mundohesh ta nxjerresh jashte.
Qendroni ca bashke.
Flisni.
Vjen momenti per tu larguar.
Ishte bukur-i thua, e ai region i trurit qe kontrollon sarkazmen e ironine qesh me te madhe-Me behet qejfi qe te gjeta mire.
Gjithashtu-thote embel-Do shihemi serisht shume shpejt. Te uroj nje dite te kendshme.

Patjeter-mendon.
Vec jo neser.

Neser me duhet te pushoj.
 
Një gotë e shumë mendime,shumë gota një mendim

Mes erriseres gjej veten
Mes hapash pa zhurme,mes fjalesh pa peshe,ja tek jam
Kur mbas cdo premtimi pa jete,mbas cdo fjale te ngrohte gjej ngrice
Ku mes shikimesh tinzare,mes gjestesh trupore xheloze mbaj peshe...
ATLAS
Thua valle pa vetedije ne Atlas u shenderrova?!
Bej shpesh ta hedh tej por nuk mundem
Bej shpesh zinxhire te shkaterroj,por pafuqi
Kur shpesh here Promete,me merzine qe ha xhan,
Mes Deja Vu-je i mallkuar une jam
I vetem,mes njerez,i vetem...
Kur dite mbas dite, me pak peshe ne zemer,
Kur dite mbas dite, shpirti shteron
Ne te erret,jam vetem,ne te erret...
Mbas ca fijeze drite kapem,nje valixhe te harruar syte me zene
Me shprese e hap
Te shkuaren,koperten,gjej aty
Te lutem me ngroh si dikur...
Mes kraheve e hedh,mbeshtillem me te,por prape,
E shkuara-e tashmja,s`eshte nje
Ndjej veten nen vlere,a thua pjese te vetes s`fsheha aty
Per ngrohtesi e rimarr,perseri i mbrojtur te ndihem une
Por fjale te pamenda,pritshmeri te pazakonta,
Gjithsesi vrasin shume...


A mundem,te t`jap zemren,se do
A mundem,te t`jap shpirtin,e c’vlere ka
A mundem,te t`jap mendjen,se pranon
Se ç’mundem të jap,me thuaj ti...
At` lot qe merr udhe ti ma fshi
A thua se s`rrodhi nga ty
Me kujdes,me plot dhembshuri
Paradox,Pakuptimesi s`jane aty


Mes oreve te vona,gjej veten
Shume pjese,mendime,merr ti
Do doja,ne sy,kur t`shikoja
Mos ndjeja,aq dhimbje,c`ndjen ti...
Do doja,keta sy te ti jepja
Te shihje,se c`forme merr ti
Do doja,me buzeqeshje te shteroja
At` dhimbje,per mua,per ty
Por rendesi ska,ska rendesi,c`sakrifice ofroj une
S`ka rendesi,per sa kohe,ti je ti...
S`ka rendesi,per sa kohe,do vuajme
Te destinuar jemi,une,edhe ti
Le ta ngrejme kete gote me velen`
Se per se,se per ke,s`ka rendesi
Ne sekonda,t`jetojme perjetesine
Isha une,Ishe ti
Tash vetmi...
 
Një gotë e shumë mendime,shumë gota një mendim

Mes erriseres gjej veten
Mes hapash pa zhurme,mes fjalesh pa peshe,ja tek jam
Kur mbas cdo premtimi pa jete,mbas cdo fjale te ngrohte gjej ngrice
Ku mes shikimesh tinzare,mes gjestesh trupore xheloze mbaj peshe...
ATLAS
Thua valle pa vetedije ne Atlas u shenderrova?!
Bej shpesh ta hedh tej por nuk mundem
Bej shpesh zinxhire te shkaterroj,por pafuqi
Kur shpesh here Promete,me merzine qe ha xhan,
Mes Deja Vu-je i mallkuar une jam
I vetem,mes njerez,i vetem...
Kur dite mbas dite, me pak peshe ne zemer,
Kur dite mbas dite, shpirti shteron
Ne te erret,jam vetem,ne te erret...
Mbas ca fijeze drite kapem,nje valixhe te harruar syte me zene
Me shprese e hap
Te shkuaren,koperten,gjej aty
Te lutem me ngroh si dikur...
Mes kraheve e hedh,mbeshtillem me te,por prape,
E shkuara-e tashmja,s`eshte nje
Ndjej veten nen vlere,a thua pjese te vetes s`fsheha aty
Per ngrohtesi e rimarr,perseri i mbrojtur te ndihem une
Por fjale te pamenda,pritshmeri te pazakonta,
Gjithsesi vrasin shume...


A mundem,te t`jap zemren,se do
A mundem,te t`jap shpirtin,e c’vlere ka
A mundem,te t`jap mendjen,se pranon
Se ç’mundem të jap,me thuaj ti...
At` lot qe merr udhe ti ma fshi
A thua se s`rrodhi nga ty
Me kujdes,me plot dhembshuri
Paradox,Pakuptimesi s`jane aty


Mes oreve te vona,gjej veten
Shume pjese,mendime,merr ti
Do doja,ne sy,kur t`shikoja
Mos ndjeja,aq dhimbje,c`ndjen ti...
Do doja,keta sy te ti jepja
Te shihje,se c`forme merr ti
Do doja,me buzeqeshje te shteroja
At` dhimbje,per mua,per ty
Por rendesi ska,ska rendesi,c`sakrifice ofroj une
S`ka rendesi,per sa kohe,ti je ti...
S`ka rendesi,per sa kohe,do vuajme
Te destinuar jemi,une,edhe ti
Le ta ngrejme kete gote me velen`
Se per se,se per ke,s`ka rendesi
Ne sekonda,t`jetojme perjetesine
Isha une,Ishe ti
Tash vetmi...
Shume e bukur urime. 🤗
 
Hajmali

Do jem në zemrën tënde
Sa herë e gjen në krizë ekzistencializmi,sa herë që e sheh tek ecën kuturu,pa funksion,e ngrysur,thjesht duke i hequr ditë kalendarit.
Do jem aty
Duke i kujtuar kush është,duke ja fryrë larg amnezinë tek përdore e tërheq drejt rrugës së ndriçuar.
E zemra do buzëqeshi.


Do jem në sytë e tu
Sa herë verbuar të ndihen,sa herë shikojnë veç padrejtësi,urrejtje,dhimbje.Sa herë jeta humb ngjyrat e syte shohin veç zi,sa herë harrojnë nga vijnë e ku po shkojnë.
Do jem aty
Duke i falur shikimin,duke i shfaqur dashurinë,respektin,krenarinë si kundërpeshë.Duke i përthithur të zezën, si helmin nga plaga e gjakosur e një pickimi gjarpri,tek me ylberin si fasho lehtë i mbuloj.
E sytë do buzëqeshin…


Do jem në shpirtin tënd
Sa herë ta ndjesh të rëndë,sa herë ta ndjesh të zbrazur,të sulmuar nga gjithçka dhe asgjë.Sa herë të duket sikur shpërtheu e copëzat e mbetura spo i gjen dot më.
Do jem aty
Duke e mbajtur peshë,duke e mbushur me gjithçka kam,tek gjithçka-së dhe asgjë-së gjoksin i vë.Duke ti mbledhur copëzat me qiririn e vuajtjeve të mia,ashtu i kërrusur,i çjerrë,i vrarë.E me gjakun tim bashkë do i ngjis.
E shpirti do buzëqeshi


Do jem ti
Kur më s’ndihesh vetvetja,kur ke frikë të duash e të besosh,kur prej kohësh nga errësira përndiqesh.Kur gjithçka çfarë dëshiron të duket larg,kur ndjen se qëllon e shënjestër nuk gjen.
Do jem aty
Duke të nxjerrë pasqyrë tek të bertas kush je.Duke të shoqeruar në errësirë, me çastet e fundit të dritës nga ai qiri që ka ndaluar tretjen,tek të përshpëris ç’është besimi e dashuria.Duke të dhënë sytë e mi që shumë larg të shohësh.Në shënjestër do shëndërrohem,ngadalë do afrohem,që çdo herë të qëllosh.
E ti do buzëqeshësh…
 
Në orë të vona

Në orë të vona, të ndrydhëra, pa shpresë
Në tinguj tik-takesh vetveten e pres
Në orë të zymtësisë, në orë të mërzisë
E pres të trokasë, iluzione të krisë


Në orë të para, kur dielli pa lerë
Kur koha, të mjerën zemër ka cjerrë
Në orë të zhgënjimit, kur më veten nuk njoh
Kur pres për pak dritë, prapë ngjyra të shoh


Në orë konfuzioni, në orë të harresës
Kur ego po luan me nervat e shpresës
Në orë kur kam rënë, kur më sngrihem dot
Kur të vetmen mburojë, kam dhimbjen e lotë


Në orë të pakuptimta, në orë kaotike
Kur shpirti më flet, në gjuhë aramaike
Në orë të heshtjes, nga fjalë i lënduar
Kur sytë pasqyrojnë at’ shpirt të gjymtuar


Në orë sakrificash, në orë metamorfoze
Kur shpirti lëngon nën gënjeshtra pompoze
Në orë kur lëkundem, në orë kur ankthoj
Në orë të vona, veç atëherë mund të jetoj
 
Në orë të vona

Në orë të vona, të ndrydhëra, pa shpresë
Në tinguj tik-takesh vetveten e pres
Në orë të zymtësisë, në orë të mërzisë
E pres të trokasë, iluzione të krisë


Në orë të para, kur dielli pa lerë
Kur koha, të mjerën zemër ka cjerrë
Në orë të zhgënjimit, kur më veten nuk njoh
Kur pres për pak dritë, prapë ngjyra të shoh


Në orë konfuzioni, në orë të harresës
Kur ego po luan me nervat e shpresës
Në orë kur kam rënë, kur më sngrihem dot
Kur të vetmen mburojë, kam dhimbjen e lotë


Në orë të pakuptimta, në orë kaotike
Kur shpirti më flet, në gjuhë aramaike
Në orë të heshtjes, nga fjalë i lënduar
Kur sytë pasqyrojnë at’ shpirt të gjymtuar


Në orë sakrificash, në orë metamorfoze
Kur shpirti lëngon nën gënjeshtra pompoze
Në orë kur lëkundem, në orë kur ankthoj
Në orë të vona, veç atëherë mund të jetoj
Shkruan vertet bukur @Metamorphosis_Poet ,ke nje lidhje te drejt per drejte me ate qe quhet abstrakt mendim,por qe jane pjese `stilstike` e mendjes njerzore. Jo cdo kush ka kete mundesi te lidhet,dhe ti preceptoje ,ose te arrije ti rregulloj per ti hedhur ne varg.
Do me pelqente ama,te kapje pak timberat ku mendja jote vallzon ne nje kozmus qetesie,hap pak dyert e qetesis dhe futu shiko cfare do gjesh brenda tyre.
Mjesi! 🤗
 
Shkruan vertet bukur @Metamorphosis_Poet ,ke nje lidhje te drejt per drejte me ate qe quhet abstrakt mendim,por qe jane pjese `stilstike` e mendjes njerzore. Jo cdo kush ka kete mundesi te lidhet,dhe ti preceptoje ,ose te arrije ti rregulloj per ti hedhur ne varg.
Do me pelqente ama,te kapje pak timberat ku mendja jote vallzon ne nje kozmus qetesie,hap pak dyert e qetesis dhe futu shiko cfare do gjesh brenda tyre.
Mjesi! 🤗
Flm per komentin e bukur🙂
E kuptoj por nuk para shkruaj ne gjendje qetesie…besoj eshte ves i vjeter e kam perdorur shkrimin si terapi per te nxjerre jashte cfare gerric…gjithsesi shpresoj ta kete regjistruar subkoshienca e te shkruaj dhe ne gjendje paqe🙂
Te pershendes✌🏻
 
I curse

I curse the stars, i curse the sun
I curse you soul, why don’t we feel as one?!
I curse my eyes, why you show me so much pain?!
I curse myself, when all I’ve done goes in vain
I curse you hope, i curse you smile
I curse happiness, why you won’t stay for a while?!
I curse hate, my destiny i curse
I curse the nights, that keep getting worse
I curse you heart, why you just won’t stop feeling?!
I curse my mind, when it just won’t stop heaving
I curse the liquid, i curse my choices
I curse and i curse, in my head all the voices
 
I curse

I curse the stars, i curse the sun
I curse you soul, why don’t we feel as one?!
I curse my eyes, why you show me so much pain?!
I curse myself, when all I’ve done goes in vain
I curse you hope, i curse you smile
I curse happiness, why you won’t stay for a while?!
I curse hate, my destiny i curse
I curse the nights, that keep getting worse
I curse you heart, why you just won’t stop feeling?!
I curse my mind, when it just won’t stop heaving
I curse the liquid, i curse my choices
I curse and i curse, in my head all the voices


🤗 shumezoj me sa te duash deri ne krijimin e radhes Refik ! 😁
6F4A70C3-9E15-4DF9-8291-167DD01B1156.jpeg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top