3 hapa drejt vetvetes-Metamorphosis_Poet

~Nata e erret e shpirtit

Imagjino nje moment ne kohe!!

Je vetem,eshte hera e pare qe prezantohesh me vetmine.
Je i dobet,je larg,je ne erresire.
Prej kohesh.
Papritur dallon nje forme mes erresires qe sa vjen e zmadhohet.
Eshte nje femije.
Te afrohet.
Tipare nuk dallon por sheh se nuk eshte duarbosh,nje kuti mban ne dore.
Eshte perballe.
Eshte ti.
Nga nje moment ne kohe.
Nje moment qe thelle e kishe fshehur,e kishe harruar.
Ste flet,vec te shikon.
Pafajshem,lenduar,zhgenjyer.
Sikur syte e tij te klithin ´´pse me harrove,pse me braktise´´ ?!
Ankthi te kafshon perseri e syte e tu nuk kthejne dot pergjigje.
Here shikon femijen e here shikon veten perballe.
Nje kuti,dy kuti.
Nga nje moment ne kohe,nga ky moment ne kohe.
Shume kohe kalon ne ato caste.
Muaj,vite,dekada,shekuj,mijevjecare,toka qe vuan,njerezimi qe zhduket,toka qe ringjallet.
Pastaj nje shperthim,e nje tjeter,e nje tjeter,universi qe numeroi sekondat e fundit,pastaj nje shperthim.
Pastaj drite.
Prape ne kte moment ne kohe,nje adult,nje femije,dy kuti.
Heshtje.
Te flet.
Degjon nje ze te ngjirur qe te gerric daullen e veshit te majte.
Jooo-mendon-Jo tani,nuk kam force.
E kote,mendimet nuk cbejne,vetem bejne.
Hapet,nje kuti.
Shikon femijen te rrethuar nga hijet e nje momenti ne kohe.
Sa lendove,sa vrave,sa poshterove,sa vodhe,sa genjeve,sa sdeshe.
Degjon egon qe qesh,fort,pathyeshem.
Hapet e dyta.
Shikon veten te rrethuar nga hijet e ktij momenti ne kohe.
Sa te lenduan,sa te vrane,sa te poshteruan,sa te vodhen,sa te genjyen,sa te deshen.
Degjon egon qe qan,fort,rrejshem.
E sje me vetem.
Je ti,nje femije fatkeq,dy kuti pandore,dy versione te egos,e hije pafund qe i mundesojne momentit te nguli kthetrat aq thelle ne histori.
Shikon hijet e sdi a jane aty te te flijojne,te te adhurojne,a thjesht te jene deshmitare te vetflijimit tend te fundit,ne ate tragjedi qe ti quan jete.
E ti ske cben tjeter pervecse te fshihesh.
Pas ca gotash guximi liquid,pas ca kokrrash shumengjyreshe qe buzeqeshje kane te gdhendur,qe premtojne lumturi,qofte dhe per disa caste.
Por te genjejne.
Ne fakt ti do qe te genjejne,te pelqen qe te genjejne,jane shoqeruese perfekte ne cmendurine tende.
E lutesh per shpetim.
Dhe ti genjen
Genjen veten se thelle thelle nuk e do,e percmon.
Te presesh shpetim do te thote te perqafosh shpresen,e ti e ke vrare me kohe.
Ne mos ti,dicka brenda teje.
Ne mos vrare,braktisur,dhuruar me aq altruizem ne momentet e tua vete-shkaterruese.
Ti kerkon te largohesh, i lutesh fort nje zoti qe si beson te te marri me vete.
Te te shpjere diku larg,kudoqofte,vec ktu jo me.
Kudoqofte do jete me mire,do jete nirvana ne krahasim me ate ferr qe po jeton.
Pastaj drite.
I shpeton erresires per ate nate.
Del ne drite e me nje buzeqeshje te konsumuar fsheh gjithcka cpo ndodh.
Ne fakt sdel ti por vec dy rrathe te zinj sysh,pasqyrim i denje i asaj cfare po kalon.
Si gjithmone askush nuk sheh gje,asnje se merr mundimin te shohi hijen tende ne sy,tja marri ate kamzhik qe fort ne dore shtrengon,e mbase ti thoje dy a tri fjale te ngrohta,qofshin edhe genjeshtra te bukura.
“Do behet mire,duro dhe ca,je i rendesishem”
Ne te rralle te pyesin cfare ke,por ti spergjigjesh,ndihesh me i vetmuar se mes erresires.
Ne fakt sheh vec imazhe njerezish qe hapin goje por snxjerrin tinguj.
Kupton se ne drite ke nxjerre avatarin tend,e ai nuk ndjen,nuk mendon,nuk merr dot sinjale a mesazhe ne frekuenca aq te larta.
Mundet thjesht te transmetoje imazhet,bardh e zi,ndonjehere vec zi,ndonjehere dhe gri.
Eshte vec nje trup qe kopjon gjestet e mimikat e krijuesit te tij,ne pritje te vizites se shpirtit,qe nuk vjen,qe ska per te ardhur.
Nje avatar ne drite,nje shpirt ne erresire.
Shpirti eshte ende ne tempullin e vuajtjeve te tij,ne nje cep,diku larg,i humbur mes dhimbjesh e kujtimesh,teksa hije te dy kohesh jane bere bashke dhe e shperbejne.
E marrin shtruar,nje shperberje pothuaj poetike,qe kulmon deri ne psheretimen e fundit te shpirtit,tek mendon se erdhi me ne fund shpetimi.
Por jo,ne rrahjen e fundit,ne molekulen e fundit te CO2 qe shpirti nxjerr,koha ndalon.
E nis ribashkimi.
Nxitimthi,ashper.
Duke u kujdesur qe cdo pjese te mos shkoj ne vendin e vet,si per tu siguruar qe mos ndjeje per asnje cast magjine e rikrijimit,mos ndihet me i njejti shpirt.
E pastaj e rishperbejne.
Cdo nate,cdo dite,perjetesisht.
E hijet vazhdojne procesin,te zellshem,te motivuar.
Nje perjetesi,dy perjetesi.
E hijet lodhen.
Dy perjetesi jane shume,vec per shpirtin jo.
Duan te largohen por shpirti si lejon.
Tashme jane pjese e pandashme e cmendurise se tij,skllever te mazokismit te tij.
Gjejne veten duke u shperbere e ribashkuar bashke me shpirtin,ngadale,shpejt.
Nje vals i pashprese dhimbje,keqardhje.
E hijet klithin,e shpirti qesh,e ego qan,e femija largohet.
Nje perjetesi,dy perjetesi

Ndalo se imagjinuari!!

M_P
 
Redaktimi i fundit:
Neve më fal që po futem me këshilla 🙂
Shkrimin e parë lëre si temë,,shkrimet e tjera një nga një më poshtë si postime në vazhdim.
Se kështu duket si një gazetë për syrin
 
~Në të dalë të erës së vjetër

Në të dalë të erës së vjetër,kur epokat plasnin kryet
Ku gjykimin bënë të verbër,ndanë të pastër nga t’përlyer
Ku oshëtima e çekiçit,s’vuri rend por mboll’ shkatërrimin
Kur kremtohej,adhurohej,gjë e mbrapshtë që sjell rrënimin


Kur gënjeshtra,nënë e së keqes,predikonte aq arrirë
E vërteta,tjerrte lotët,poshtë urash nën errësirë
Ku të mjerët,maska-plotët,ato pak nga Vlerat ç’mbetën
Në të zezë çu nxirrte zemra,bashkë me Vlerat nis u tretën


Në kandar,një fjalë e mikut,sa një pikë uji peshonte
E ajo pikë ju mor’ nga goja,mes thatësirës kur lëngonte
E më s’kish nevojë për ujkun,nën lëkurë të deles t’futej
Tani delja nën gezof,hënës së plotë përnatë i lutej


E i miri gënjen veten,sjam i keq se nuk bëj keq
Dhe pse di,mosreagimi,realitetin çoi për dreq
Po mor po,o i mir xhani,rri në heshtje mbyll dy sytë
Injoro ti gjithë ktë helm, dita-ditës po të mbyt


Në të dalë të erës së vjetër,fjalët e qiellit predikuam
Kur në emrin e krijuesit,gjithë krijimin e shkatërruam



~Ankth,Paradoks,Mendime që çjerrin

Jetoj Paradoks!
Marr frymë,flej,ushqehem,hidratohem,zgjohem,rrëzohem,ringrihem Paradoks…
Çdo shikim,çdo buzëqeshje,çdo përpjekje:
Kur me ngjitës të lirë mundohem të ringjis copëza shpirti.
Kur shtrëngoj fort telat e korentit për të ringjallur zemrën që ka harruar përsëri të shpërndaj të kuqen
Zemër e lodhur,zemër harraqe…
Shtrëngoj fort e gjaku shpërthen nga duart,nga sytë,nga veshët.
Tingulli i një mesazhi në telefon që gërric më shumë se elektriciteti.Paralajmërim tjetër prej zemrës.
Herës tjetër sdo funksionoj,do ikin dritat,do bjerë automati,do shpërthej me një të qeshur tinzare,do shes gjakun!!!
Presione kot-mendoj-herës tjetër do kesh harruar si perdoret telefoni,a mbase do jesh izoluar në ndonjë azil të zymtë pleqsh
Jam vetëm…por jo vërtetë.
Të kam ty,
Ndjesi shpirt-ngrënëse
Emocione-shkatërruese
Mendime-turbulluese.
Të largoj kur të kam pranë,të marr gjithë merak kur vonohesh.
Ku je ?
Hajde se nuk më zë gjumi, kaq i qetë në mëndje e shpirt.
Pushtomë sërisht,bëj ca hapa më tutje të flas keq për ty,tek të shoh gjithsesi me cep të syrit.
Me sytë lart pres ndihmë qe nuk e dua,që e injoroj.
E më pas falenderoj,jo-sarkastik,me gjithë zemër.Për ç’erdhi e ç’shkoi,për çfarë jam e ç’mendoj,sa dikush aty lart mbase surprizohet me vrazhdësine time të sjellshme,me mirësjellen e vrazhdë e jo-sarkazmën time sarkastike.
Letargjoj atje ku mëndja ka rrugën shtruar,mendoj atje ku letargjohet.S’jam unë por një turli ego,mendime,ndjesi,dyshime,lotë,dhimbje.Pa erëza,pa shije,fyt-bllokuese.
Mbaroj së hedhuri firmen për dhurimin e mëndjes tek universiteti i qytetit.
Do parë,do kuptuar.Më bezdis disi mendimi i krimbave që dhe ca kohë do flenë me barkun bosh.
Më merr tmerrësisht shumë kohe të vendos kohën e dhurimit,tani apo pas vdekje.
Mbase fusionoj dy kohët.
Tani
I vdekur
Pa mëndje,pa ndjesi.

Veç me zemrën që harroi përsëri të thoshte mirupafshim…
 
~Kur e di se jeton ?!

Kur dikujt i fshin lotin por i joti është gdhëndur
Kur pasqyra të shfaq veç portrete të çmëndur
Kur i buzëqeshur nën diell dëgjon klithmat e hijes
Kur dhe ktë mëngjes,i ushqen errësirë ti vetëdijes
Kur të pyesin çfarë ke por ti s’di se çfarë ndjen
Kur fjalor ke në dorë e kurrësesi fjalë nuk gjen
Kur nën zhurmën e mëndjes veç zinxhirat dëgjon
Kur dje s’ishe gjallë ndërsa sot prapë jeton
Kur përditë maja thikash me buzëqeshje i pret
Kur gjithë pesha mbi supe as të ngjall as të vret
Kur sa herë sytë i mbyll s’sheh as dritë as errësirë
Kur veç mes tinguj heshtjesh e ndjen veten të lirë
Kur sa herë je mes njerëz i gjen kuptimin vetmisë
Kur mbi kyçe plagë kruajnë prangat e pafuqisë
Kur sërish e gjen veten ti mes pyetjesh mbërthyer
Kur më s’dhëmb sikur dhëmbte e gjen veten zhgënjyer
Kur dikujt i fshin lotin e s’ke më lotë ti prej kohësh
Kur pasqyra të shfaq e ke urtësinë ti të shohësh
Kur i mërzitur nën hije e prapë gjen dritë ti kudo
Kur dhe ktë mengjes e ndjen se universi të do
Kur të pyesin cfarë ke por ti thjeshtë u buzëqesh
Kur fjalor ke në dorë e ti prapë thjesht buzëqesh
Kur dhe mëndja ka heshtur të vështron si e vështron
Kur dje sot e nesër ndihesh plot e jeton
Kur çdo ditë sa hap sytë gjithë të mirat i pret
Kur më supet s’kanë peshë ndihesh lehtë sa i lehtë
Kur sa herë sytë i mbyll ndjen pranë ëngjëjt e zotin
Kur ato tinguj heshtjesh fshijnë mundimet e lotin
Kur s’ka rëndësi a je vetëm s’je më skllav i vetmisë
Kur mëndja thyen limitet pret manifestet e fuqisë
Kur përgjigjet kanë ardhur e pyetjet e reja kërkon
Kur më s’do të kthehesh pas aty e di kur jeton
 
Lotët e Korbit

Mesnata e dimrit
Plot errët,plot shkretë
Rikthen,Korb-Mallin
Në të vetin qytet

E erdh´ ,i Ziu-Korb
Shtegtim-Lodhur,meruar
Sy-Lotë,Zemër-Djegur
Dhimbje-Plot,pa treguar

Erdh´,e mblodh Zogat
Zogat Qeshur,gëzuar
Fort,shtrëngojnë Korbin
Ahh sa shumë ke munguar

Ëmbël-Gojë,Puthje-Shumë
E buzëqesh Mjeri-Korb
E shtrëngojnë Zogat-Sterrë
Duar-Xhepë,Maska-Plot

E shtrëngojnë,Marrin Frymë
Vetem-Korbi,i Pa-Vëndi
Mes Qytetit,të dimëruar
Nis qan Korbi,i Pa-Pëndi

Kraa-Kraa,kriset Heshtja
Heshtja Hesht,vetëm Hesht
Lakuriq,shfaqen Plagët
Korb i Mjerë,i Pa-Peshë

Ehh c´të bej,i ziu Korb
Zemrën plot,por Fatin hi
Vec të jap´,të veten Bardhë
E të marr´,të tyren Zi
 
Mëngjes

Hap sytë…

Ke javë qe duket se me diellin luan.
Herë të buzëqesh,herë i buzëqesh ti.
Shumë herë megjithëse fshehur nën re të zymta,di ku ta gjesh,e i buzëqesh.
Se nuk ka re,stuhi,shi,borë a breshër që të ndalon ta shohësh,kur e di se dhe ate mëngjes ndriçon për ty.
Ngrihesh dhe nis rutinën e mëngjesit.
Rutine tingëllon pak vagët,se megjithëse janë gjëra te përsëritura çdo ditë,nuk janë aspak monotone e të mërzitshme.
Përqafohesh nga mendime,energji,emocione te reja çdo ditë,e rutina nuk është më dicka që të duhet të bësh por që dëshiron të bësh.
Zgjohesh i lodhur e i çlodhur njëkohësisht,di se në ëndërra ke bashkëbiseduar me atë pjesë të hijësuar të vetes,që pret nga çasti në çast ta ndricosh.
Jeni ulur bashkë këmbëkryq në mes të ndonjë fushe te gjelbëruar,ndonjë maje mali që bora ka zënë rob,a qoftë dhe në dyshemene e ndonjë oqeani të pafund.
Jeni ulur e keni biseduar gjatë rreth dëshirave,pengesave,passioneve,emocioneve,ulje-ngritjeve që përjetoni çdo ditë.
Keni bërë plane,keni qeshur e qarë bashkë,keni fuzionuar dy pikëpamjet tuaja,nga sytë e dritës dhe të hijes.
Jeni nisur së bashku nëpër dimensione të ndryshme,nëpër planete e galaksi të ndryshme,në kërkim të përgjigjeve.
Keni takuar qënie e njerëz të ndryshëm,nga e shkuara,e tashmja dhe e ardhmja,për të zbutur sadopak peshën e atyre pyetjeve që rëndojne dita-ditës.
E mbase kur zgjohesh nuk mban mënd asgjë,por diçka brënda teje të thotë se gjerat janë vënë në lëvizje,se megjithëse një grimcë në këtë univers pafundësish,nuk je vetëm,kurre s’ke qënë.
Je i rëndësishëm!!!
Rregullon krevatin e nis fitoren e parë në një ditë të tejmbushur me fitore.
Hap dritaren e hedh një shikim të shpejtë jashtë.
Riprezantohesh me elementët;
Ndjen oksigjenin tek pastron çdo plagë të atij tempulli që ti quan shtepi.
E dëgjon tek merr fryme thellë,tek rigjenerohet.
Ndjen energjinë që toka të përcjell gjatë meditimit te mëngjesit.
Ndjen nën këmbët e përthyera rrjetin e sinapseve të krijohet,shkëmbimin e energjise,simbiozën e pastër.
Ndjen valsin mahnitës të ujit me lëkurën gjatë dushit.
Dëgjon duetin që lekura e uji bashkë-kompozojnë.
Ndjen ngrohtësinë dhe ndriçimin e flakëve të atij zjarri në miniature,tek pergatit mëngjesin.
Nuk je mes xhunglës së Peru-së,ose mbase je.
Vrojton lëvizjet e muskujve gjatë ushtrimeve te mëngjesit,adrenalinën që të pushton.
Ndjen stomakun të buzëqesh ndersa vishet nga uji.
Ndjen veten tek lëshon rrënjë në të gjitha drejtimet e mundëshme,tek lidhesh me gjithcka rreth teje.
Mbyll sytë e falenderon zotin,për gjithcka të bukur qe po përjeton,fal veten për çdo gabim qe ke bërë siç zoti të ka falur ty.
Kërkon mbështetjen e bekimin e tij,e i premton qe do ta bësh krenar e të lumtur,duke bërë veten krenar e të lumtur.
Fundja e vetmja mënyre për tu njohur me të është të njohësh veten.
Zoti është në errësirën e gjithsecilit prej nesh,e gjithçka çfarë na duhet të bëjmë është ta ndriçojmë
Respekto e duaj veten dhe ke gjithë mirënjohjen e tij.
Brënda minutash ke përjetuar madhështinë e jetës.
Je jetë e jeta është ti…
Nis ditën me obligimet dhe kënaqësite që sjell.
Njësi matëse ke sa duarve të shtrira për ndihmë i kushtove rëndësi,sa njerëz ngrite,sa buzëqeshje solle,sa sy pe te ndriconin.
Qoftë në punë,shkollë a kudo ndodhesh jeton jetën në këtë mënyrë.
Dëgjon mësimet e gjithckaje rreth teje,ndjen mëndjen e shpirtin tek zgjerohet.
E në fund,pasi errësira ka zëvëndësuar dritën,gjen atë pushim aq të merituar në tempullin tend modest.
Një ditë plus në kalendar

Mbyll Sytë…
 
Klithmat e hijes

Zgjohesh,hap sytë
Mes agonisë gjen veten
Ndrydh ndjenja,buzëqesh
Për të fshehur të vertetën


Mundohesh,të largohesh
Nga ankthi seç u shëmbe
Zinxhirët nuk të lënë
Ti rob i mendjes tënde

Trokitje,hap derën
Jam unë,depresioni
Mendon më largove ?!
Fshihem pas iluzionit


Kur qesh,kur vuan
Unë prapë jam aty
Kur trëmb,kur dhëmb
Jemi bashkë të dy


Plagosur,zvarritur
Mes gjallëve,ti hije
Ti shpirt i drobitur
Vetvrarë me vetëdije


Se dhëmb,sa shkretë
Merr jetë dita-ditës
Se vret,sa vret
Smbet´gje përveç frikës


E mbyllesh,murosesh
Në vetëvete,burgosesh
Ti Zemër-Shkrumbuar
Vullnet-Sakatuar


Kur bie,e s´ngrihesh
Kur dukesh,por s´shihesh
Dëgjohesh,s´kuptohesh
Në heshtje,rrënohesh
 
Feniksi

Mes hijeve te se shkuares endem.
Takoj maskat qe mire i njoh;
Me buzeqeshin,me qeshin,me flasin…
Fjale te ngrohta qe me s´ngrohin.
Fjale te renda qe puhiza me e lehte merr me vete.
Sy te zbrazet.
Zemra te akullta.
Gjuhe te mprehta…
Erresire…
Mes nje rrugice te ngushte eci.
Perreth ndjej hijet e zymta te shume dyerve metalike.
Eci e degjoj tek hapen me zhurme,ndjej duar tek me mbajne.
Arrij te shkeputem e te eci perpara,por jo pa kosto,e cdo hap qe le pas,mbushet nga pikezat e gjakut qe ato duar-gjembac shkaktojne.
Hap pas hapi,dere pas dere,ndjej veten me te dobet.
Ferkoj syte me shpresen se eshte thjesht makth,por ndjesia intensifikohet,realiteti mbyt me teper.
Frike nga erresira,nga rrugica,nga dyert,nga duart…
Eci drejt rrugices me shpresen se do gjej driten e dikurshme,por jam vone,e humba shenderrimin
Tani thjesht shoh produktin perfundimtar.
I erret mes drites,i ndricuar mes erresires,prape nuk gjej vend;
Udhetar pa kohe,i pa-fole,mbes ne fluturim…
Bekim qe kuptoj qe s´gjej vend.
Mallkim qe kuptoj se mbase kurre sdo ta gjej.
Ndal hapin.
Nje mal me hi ngjyros erresiren.
Kuptoj…
Pasojat e se shkuares,ç´mbeti nga koha e piromanise.
Digj e mendo se zjarri kurre s´do fikej,e ne kthim,me flakarima te shendritshme do mirpriste.
Si te thoshte se s´mbaj meri.
Megjithese me le vetem,te pa trajtuar.
S´kuptoj…
Ç´zgjedhje,Ç´injorance,Ç´naivitet
Tani vec hiri pret…
Mundohem deshperimisht ti jap format e dikurshme,por s´mundem.
Gjithcka shperbehet me me zhurme sec mundohet te marre forme.
Eshte varr i pa shkelur,i pa emer.
E vetmja gje qe mund te bej eshte ti jap emrin.
Nis e shkruaj;
S´mund te shkruaj.
As emer
As enderra
As deshira
Eshte e pashkrueshme.
Thjesht nje dore qe thyen heshtjen.
Levizje te pakuptimta ne te erret
KUPTOJ…
Nuk eshte epitaf,as varr,as fund.
Eshte Zgjim…
Ethet perqafojne.
Erresira behet me e prekshme.
Lotet mbushin syte.
ME FAL arratiset nga dhembet e shtrenguar fort.
Shoh rrugicen tek ndricohet nga flaket.
Ndjej nxehte.
Ska me erret,ska dyer,ska duar te gjakosura e as hi…
Jam vec une mes flakeve.
Digjem i buzeqeshur
Me ne fund ne paqe.
Me ne fund i lumtur.
Perseri hi…

RILIND…
 
Dialog Dritë-Hije

Ki shpresë,S´ka shpresë
S´je vetëm,Vetmi
Me vlerë,Pa vlerë
Të urrej,E di


Të dua,Por pse ?!
Jemi bashkë,Gënje
Beso,Te kush ?!
Te vetja,Askush


Oh Zot,Ku mbet´?!
Me ty është,Pse s´flet ?!
Të do,Dyshoj
I rëndësishëm,S´mungoj


Pse je kshu ?!,Se vuaj…
I Huaj,Më thuaj
Ndrysho,Llaf goje
I lumtur,Harroje


Ke forcë,I pa-fuqishëm
Më krijove,I vetëdijshëm ?!
S´ka rëndësi,Gjithçka jam ?!
Unë jam ti,Unë kush jam ?!


Çfarë mendon,Hidhërim
Thjeshtë dorëzohesh ?!,Vetë-Flijim
Nuk ështe zgjidhje,S´ka mbarim
Thjeshtë s´je më ?!,Veç kujtim


Pse më vret ?!,Që t’jetosh
Pse s´më flet më ?!,Të m’harrosh
Mos më lër,Hesht tash´hesht
Unë të dua,…
 
Oh sa me fat jam qe kam burrin poet .😜
A te bej cik rremuj temen ? Mua me lejohet se do ngel dashuria jote e par javore forumore .🤣
😂😂😂
Patjeter hyr brenda,hiq kepucet,nxirr cig elektronike dhe shtrihu ne divan😂
E para dhe e fundit,javes tjeter dal nga loja une.Aq ishte qellimi sa te tregoja ca po humbet kush nuk me njeh😜😂😂
 
😂😂😂
Patjeter hyr brenda,hiq kepucet,nxirr cig elektronike dhe shtrihu ne divan😂
E para dhe e fundit,javes tjeter dal nga loja une.Aq ishte qellimi sa te tregoja ca po humbet kush nuk me njeh😜😂😂
Nuk ka gje me rumantike se te degjosh nga nje mashkull je dashuria e par dhe e fundit ( dal nga loja ) 🤣

Dhe un qe desha te thoja dicka te bukur tani Po kam frik se do qaj pastaj kur mos jesh me ktu ( Edhe Pse sdihet ne krahet e kujt do jem ) 🥹😜😝
 
Metamorfoza

Kur nje buzeqeshje thjeshte,fali kaq shume mbeshtetje
Kur nje shpirt i perhumbur,jo sndjente me urrejtje
Mbase aty lind jeta,aty rruga ndricohet
Shkrin akulli rreth zemres,e jeta nis t'jetohet


Kur nje shikim flet shume,nga te pathenat fjale
Kur nje zemer e krisur,prap dashurine e fal
Aty rilind e mira,mbase gabimi falet
E jepet nje shans tjeter,e jeta ska pse ndalet


Kur shpirti eshte permbytur,nga dhimbja,deluzioni
E kur duket qe s'shfaq,me shenja afeksioni
E prap gjen force te buzeqeshi,te degjoj me perkujdesje
E cfare merr si shperblim,mbas kraheve ca ngerdheshje


Kur ego shpirtin vrau dhe zemren mbajti peng
I mori gjithcka kishte,i la vetem nje brenge
E dogji,e poshteroi,e krisi,e therrmoi
Ja zbehu komplet driten dhe me frike e infektoi


E la mes lageshtires,e internoi mes territ
I tha kjo eshte parajsa,e beri banor te ferrit
I tha se cte kerkonte,i tha ke te harronte
E mesoi te paarsyeshmen,te ndaluaren te lakmonte


E ushqeu me mirazhe,materializmin injektoi
Edhe qellimet e veta,si te zemres i maskoi
E nisi drejt rrugicash,qe drita kish harruar
Kerko,kerko rrugedaljen,nje pjese jete kish kaluar


Thjesht erosion nga brenda,nga jashte vortex gabimesh
E beri te rendomte,e shenderroi ne mjeshter kopjimesh
Gjithmone i humbur ndihej,pasqyren kur shikonte
Shihte lloj lloj portretesh,vec i veti i mungonte
Jetonte dhe sjetonte,thumbonte ca skuptonte
Me beton muroste zemren,pak nga pak veten rrenonte

Deri sa forcen gjeti dhe koken para ktheu
E nje ndjenje optimizmi,krejt papritur e rrembeu
Mes territ gjeti rrugen,me sakte thjesht ndezi driten
Filloi serisht te jetonte,krejt papritur harroi friken
Serish zemra pompoi,betonin rreth saj krisi
Larg,shume larg erresires,jeten e re e nisi
Syte perseri ndricuan,buzeqeshja force percillte
E ne pasqyre shikoi,me ne fund dike qe njihte
 
Një natë

Mes natës së errët,të atij qielli plot re
Mahnitur,çuditur,sytë e mi gjej atje
I thërras,me gjithë shpirt,të kthehen i thërras
Të vijnë duarplotë,të mbajnë zemër që plas


Të vijnë mëndje-gjërë,të vijnë e fjalë shumë
Të vijnë,të ndriçojnë,tërë pyetjet tek unë
Të vijnë në të heshtur,pa daulle a trumpeta
Të vijnë,të tregojnë,ç’bukuri panë nga jeta


E erdhën,të lodhur,ashtu nga rruga meruar
Ulu më thanë,kemi shumë për të treguar
Vend zura e prita,për tinguj per fjalë
E syte vetem heshtnin,më bën për të marrë


Frustruar,tradhetuar,syte shava,mallkova
I shita,i këmbeva,gjithkujt ja dhurova
E syte vetëm shihnin,plot keqardhje,mëshirë
Sikur tmë tregonin,të padukshmet zinxhirë


E pritën sa splasën,mesazh të kuptoja
Nuk dija,nuk shihja,mesazh s’perceptoja
Nga dhimbja, marazi,në lotë u shëndrruan
Dy lotë të argjënd,dy lotë të praruar…
 
Një natë

Mes natës së errët,të atij qielli plot re
Mahnitur,çuditur,sytë e mi gjej atje
I thërras,me gjithë shpirt,të kthehen i thërras
Të vijnë duarplotë,të mbajnë zemër që plas


Të vijnë mëndje-gjërë,të vijnë e fjalë shumë
Të vijnë,të ndriçojnë,tërë pyetjet tek unë
Të vijnë në të heshtur,pa daulle a trumpeta
Të vijnë,të tregojnë,ç’bukuri panë nga jeta


E erdhën,të lodhur,ashtu nga rruga meruar
Ulu më thanë,kemi shumë për të treguar
Vend zura e prita,për tinguj per fjalë
E syte vetem heshtnin,më bën për të marrë


Frustruar,tradhetuar,syte shava,mallkova
I shita,i këmbeva,gjithkujt ja dhurova
E syte vetëm shihnin,plot keqardhje,mëshirë
Sikur tmë tregonin,të padukshmet zinxhirë


E pritën sa splasën,mesazh të kuptoja
Nuk dija,nuk shihja,mesazh s’perceptoja
Nga dhimbja, marazi,në lotë u shëndrruan
Dy lotë të argjënd,dy lotë të praruar…
Me kenaqe mendjen ☺️
 
Të pashë

Të pashë tek buzëqeshje,të pashë
Pafajshmëri,buzëqeshje e çiltër
Buzëqeshje e çiltër,buzëqeshje e mbrojtur ?!
Sado jep gjithçka,por mbase jo gjithçka
A mban diçka për vete ?
Diçka për dikë që shikon më thellë…
Diçka për dikë që guxon të të zbërthej aktin ?
Mbase je ti
Mbase aktron
Mbase jo
Mbase pas çdo fjale dikush gjen kuptim
Fshehurazi
Mbase thjeshtë ka shumë mbase…
Je Ti,Jam Unë
Nuk e di
Thjesht di që në sy të lexoj
Dashuri,Dhimbje
Nuk e di
Uroj të mos ndjesh më dhimbje,veç shpresë,veç gjera të bukura
Pse ti urosh dikujt gjëra të bukura ndihet kaq Sureale ?!
Pse shpresa dhe emocioni ndonjehere duket kaq larg ?!
 
Top