25 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

AnGeLiC

VIP
V.I.P
800

Tiranë, 20 shkurt-Në Shqipëri sot kujtohet dita e rënies së bustit të Enver Hoxhës, 25 vjet më parë në qendër të kryeqytetit.


Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i bustit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.


ZHURNAL
 
Titulli: 25 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Kete te pakten e rezuam,por ketyre "pushtetarve te sotem si do t'ja bejm qe i hipin kalit edhe nuk i zbresin me?

Qe nuk kane qellim tjeter,vecse te mbushin xhepat e tyre,dhe te varferojn pupullin e "gjore"
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 25 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Funksionon po ai sistem,por me strategji tjeter.
Harbuteri,hajdute,imorale,kriminele,te pa cipe,te PA kulturuar,te PA arsimuar,jo intelektuale.Veprat qe ndertoi ai sistem ketà s'do munden ti beje kurre.Sa eshte borxhi ne BB e FMN i yni?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top