25 sekretet e stilit mashkullor

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
25 sekretet e stilit
25_sekretet_e_stilit.jpg
Shembuj thelbësorë, sekrete dhe mënyra të shpejta për të përmirësuar stilin tuaj.

1.Blini kostum me dy kopsa. Do t’ju dhurojë një look më elegant dhe aerodinamik. Ditët e sundimit të kostumeve me tri kopsa i përkasin së kaluarës.

2.Ka mundësi që kostumi t’ju rrijë i gjerë. Shpatullat e tij duhet të përqafojnë tuajat (jo të dalin jashtë tyre). Kërkojini rrobaqepësit të matë mëngët në mënyrë që ato të ndalojnë te kyçet e duarve (jo te gjysma e gishtit të madh) dhe të shkurtojë pantallonat në mënyrë që të përthyhen njëherë (jo të varen rrëmujshëm në takat e këpucëve).


3.Vendosni shollë në majë të këpucëve të lëkurës. Ato do e rrisnin ndjeshëm jetëgjatësinë e këpucëve.

stil_27.jpg
stil


4.Varëset e drurit do ta transformojë dollapin tuaj në një nga hapësirat më të pastra dhe të shkëlqyera të shtëpisë suaj. Varëset prej teli i përkasin koshit të mbeturinave.

5.Nëse doni të blini pulovër, zgjidhni një me jakë V në ngjyrë gri të errët. Ajo shkon përsosmërisht me kostum të errët në vjeshtë ose në dimër dhe me xhins në pranverë.



6.Një rrip i zi shkon me gjithçka: xhins, kaki, kostum. ثshtë i vetmi rrip që çdo mashkull duhet ta ketë patjetër.



7.Një kravatë e hollë, e errët, i jep menjëherë çdo kostumi një ndjesi më të re dhe të freskët. Ndryshe nga kravatat e gjera, ngjan mirë si me xhaketë doku, ashtu edhe me xhaketë kostumi.


8.Pardesyja juaj duhet të jetë po aq e rregullt dhe e qepur pas trupit sa edhe kostumi. Blini një pardesy fëshfëshe dhe do të dukeni elegant edhe në motin më të ashpër.


9.Investoni në një smoking me një ose dy kopsa me jakë me majë ose të dhëmbëzuar. Nuk ka kuptim (as estetikisht e as financiarisht) të merrni me qira një smoking sa herë që duhet të jeni i pranishëm në një mbrëmje me kravatë të zezë.

10.Mos i shpenzoni paratë në një mbajtëse të shtrenjtë garze. Blini një rrotull shirit në farmacinë më të afërt- funksionon më mirë.


11.Mësoni si të lidhni një papijon. Në fund të dasmës besoj se doni të jeni djali me papijonin e zgjidhur, të varur rreth jakës, jo me karficën të futur në xhep. Hapat 1-4: mbani mend pjesa e zezë e kravatës që përfundon në majë, është ajo që në fakt duhet të shkojë poshtë në hapat 5 dhe 6. Hapat 5-6: me të krijuar formën e papijonit, shtrëngojeni me gishtin e madh dhe atë tregues. Bëjeni lak pjesën e zezë të kravatës mbi të.



Pastaj gjeni një kalim në qendër te nyjës dhe shtyni pjesën e shtrënguar të pjesës së zezë përmes saj. Tërhiqni pjesën e zezë dhe atë gri nga të dyja anët që të tendosen. Rregulloni lehtë fundin e shtrënguar të nyjës.


12.Blini një shall të gjatë në ngjyrë të zezë dhe mos prisni derisa temperaturat të shkojnë nën zero për ta veshur. Kombinojeni me kostum ose xhaketë sportive dhe xhins.


13.Mësoni si të krijoni një gropëz në kravatën tuaj. Janë gjëra të vogla, që ju bëjnë xhentëlmen.

14.Këpucët prej lëkure të kostumit janë të domosdoshme. Të bëra me lëkurë kali, ato përshtaten me formën e këmbëve dhe zgjasin për vite të tëra.


15.Nëse doni që kostumet të mbijetojnë, çojini sa më rrallë në pastrim kimik. Në vend të saj, hekurosini me avull kur kanë nevojë për të ardhur në formë.


16.Shamitë e fryra në xhep apo me majën jashtë, nuk janë aspak tërheqëse. Tuajat duhet të jenë thjesht katrore, si të Sean Connery-t.


17.Mbani gjithmonë një këmishë kostumi në zyrë. Nuk i dihet kurrë kur ju duhet të djersini: në mes të verës apo kur do të kaloni natën jashtë, pa pasur kohën e mjaftueshme për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u ndërruar.


18.Mbajeni gjithmonë gati kutinë e ndihmës së shpejtë: ibuprofen, furçë dhëmbësh, kondomë etj.


19.Kërkojini pastruesit kimik të mos jua ngrijë këmishën dhe t’jua hekurosë me dorë. ثshtë më e shtrenjtë, por ia vlen - do të duket më e shkrifët dhe do të zgjasë më shumë.


stil_28.jpg
stil


20.Bluza e pambukut me jakë rrumbullake është artikulli klasik më i zhdërvjellët se kurrë. Mund ta vishni vetëm, nën xhaketë doku, madje edhe me kostum dhe atlete.

21.Investoni në një çantë të mirë krahu. Nëse mbani një të lirë me kostum të mirë, do ta dëmtoni rëndë imazhin.


22.Kur vishni kostumin elegant me dy kopsa, lëreni rripin në dollap - nuk keni nevojë për një të tillë. Nëse e lini pa rrip, i dhuroni kostumit look më të pastër dhe më të besueshëm.


23.Vërini butonat e manshetave pa kravatë. Do të bëjnë që eleganca të vihet re.


24.Kur mbani syze me kostum apo xhaketë sportive, syzet prej aviatori me skelete metalike janë opsioni më i rafinuar. Lërini ato me forma sportive për volejbollistët e plazhit dhe mesfushorët si Edgar Davids.


25.Atletet Samba janë të vetmet që shkojnë me kostum. Por sigurohuni që t’i vishni nën të - asgjësoni kravatën dhe vishni një këmishë me jakë të hapur ose xhaketë të trashë.
 
Rregulla të arta për modën e meshkujve!

f.0120014055286_m.jpg
Kur të merreshim pak me gjenet, që i trashëgojmë nga prindërit, të afërmit, përveç punëve mirë të njohura që i trashëgojmë, në ndonjë kategori bën pjesë edhe ndjenja për stil dhe modë.




Me kalimin e kohës këtë ndjenjë e zhvillojmë duke shtuar finesa, që kanë rolin për të treguar personalitetin tonë, mirëpo puna më e madhe është e kryer qysh në lindje. Për të gjithë ata të cilët nuk kanë pasur fatin që në trashëgiminë gjenetike të kenë të shkruar ndjenjën për stil dhe modë, këtu janë disa rregulla dhe këshilla të vogla për modën dhe stilin. Nëse u përmbaheni këtyre mund të mësoni për principet themelore të veshjes së mirë, mirëpo edhe të sjelljes, sepse stilin e përbëjnë të dyja këto së bashku, e për më tutje do të kujdeset natyra. Stilin të gjithë e kemi të lindur vetëm se duhet ta gjejmë në vete.
Ndiqeni edhe serinë e gabimeve më të këqija të modës së meshkujve në “Mnogoo Stil”.



moda-1.jpg

Ngjyra
Ngjyrat gjithmonë janë sipas dëshirës. Nuk ekziston rregull sipas së cilës meshkujt ekskluzivisht duhet të mbajnë ngjyra të mbyllura apo më të hapura. Rrobat me ngjyrë tregojnë atë se sa të gjallë jeni. Mirëpo, nuk duhet të jeni shumë të gjallë apo shumë kolorit. Rregulli thotë maksimum tri ngjyra.





Aplikacioni
Nëse keni zgjedhur bluzë me ndonjë aplikacion, print, me linjë vertikale apo horizontale ose diçka të ngjashme: kollare, pantallona, çantë, atlete, atëherë domosdo duhet të jenë një ngjyrëshe. Rregulli thotë – vetëm një pjesë e rrobave mund të ketë aplikacione.

Materiale
Pantallona prej liri, këmishë mëndafshi dhe xhaketë lëkure të kombinuara me atlete ngjyrë ari si ide interesante për kombinim ditor, mirëpo vetëm nëse dëshironi t’i thyeni të gjitha rregullat e stilit. Në stil është i pranueshëm vetëm njëri nga materialet e lartpërmendura. Të gjitha të tjerat janë të tepërta. Rregulli është pambuk. Me zgjedhje të bluzave prej pambuku dhe xhinseve asnjëherë nuk do të gaboni. Me xhinse mund të kombinoni edhe këmishë mëndafshi ose xhaketë lëkure. Përderisa me pantallonat prej liri gjithmonë mund t’i kombinoni me bluzë nga pambuku.




moda-2.jpg
Pantallona shumë të gjata
Shumica nga ne kur blejnë xhinse nuk mendojnë për atë se a janë shumë të gjata. Megjithatë, syri i femrës i vëren të gjitha, madje edhe xhinset tuaja të reja të cilat janë grisur në fund, sepse janë shumë të gjata, kurse ju keni përtuar t’i shkurtoni ato kur i keni blerë. Ndoshta për ju kjo nuk ka rëndësi, mirëpo të dashurave tuaja kjo me siguri do t’ju pengojë.


moda-3.jpg
Bel të lartë
Rregulla për të zgjedhur thellësi ideale të xhinseve është t’ju bien në bel, e jo t’ju shkojnë deri në qafë. Gjithçka që është mbi lartësinë nuk do t’i keni të rehatshme për t’i mbajtur apo shikuar.



moda-4.jpg
Gjatësia e bluzës
Rregulli thotë – as shumë e gjerë as shumë e ngushtë. Përveç nëse nuk keni stil të mbani bluza XXXL, largojuni modeleve shumë të gjëra, veçanërisht nëse jeni të dobët, keni këmbë të shkurta apo supe të vogla. Për ata me këmbë të shkurta rekomandohet të mos mbajnë bluza të gjata, sepse në mënyrë vizuale do të duken si të shkurtuar, kurse bluzat mbi bel nuk rekomandohen për askënd, përveç nëse nuk është diçka në rregull me ju...

Atlete
اorape të bardha dhe atlete. اorape të holla për një nuancë më të hapura apo më të mbyllura prej pantallonave apo këpucëve. اorape pambuku, jo sintetike.teleg


---------- Post added at 20:48 ---------- Previous post was at 20:46 ----------

teper teper bukurrrrrrrrr
 

Attachments

  • moda-1.jpg
    moda-1.jpg
    48.1 KB · Shikime: 0
  • moda-2.jpg
    moda-2.jpg
    94.4 KB · Shikime: 0
  • moda-3.jpg
    moda-3.jpg
    85 KB · Shikime: 0
  • moda-4.jpg
    moda-4.jpg
    124 KB · Shikime: 0
Pe: Rregulla të arta për modën e meshkujve!

Me keto keshilla e foto do I beni meshkujt te vishen alla metroseksuali :p
 
Pe: Rregulla të arta për modën e meshkujve!

hahahha qenkan si seldi kta
 
Pe: Rregulla të arta për modën e meshkujve!

Mire ne ushtri se skishim ci benim, por edhe per mode ti veshim kambalet tani... lol
 
Pe: Rregulla të arta për modën e meshkujve!

Mua po me pelqejne,sh bukur... shalli so cute
pervec palltos qe e kam inat tek meshkujt:p
 
Pe: Rregulla të arta për modën e meshkujve!

Keshillat ishin te mira....Por modelet cka....pelqej mashkullin sportiv jo shume te kuruar deri ne detaj...psh xhinse dhe nje t-shirt ose nje polo :D......pak a shume keshtu se kush rri gjen model tani :p






 
Pe: Rregulla të arta për modën e meshkujve!

Bella, e dashke Ralph Lauren nga koka tek kemba burrin eeee?

Personalisht nuk i duroj dot cunat veshur ne kete menyre, sipas fotove, megjithese disa keshilla me pelqyen... Burri duket shume bukur me nje pale pantallona (xhins/doku), nje kemishe (jashte) / polo (ngjyre te hapur) / t-shirt dhe nje pal atlete (kur pantallonat jane te gjata) dhe flip-flops kur pantallonat jane te shkurtra.

ps. Aman, po ajo canta e meshkujve ne Shqiperi kete vere? C'ishte? Sme pelqeu hic.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top