24 orët e blinduara të Berishës në Tropojë

Зngjεll

___________
berisha3.jpg24 orët e blinduara të Berishës në Tropojë
Shkruar nga: Elisabeta Dosku

Prapaskenat e vizitës

Kishte 12 vjet pa shkelur në Tropojë. Mbërriti në vendlindjen e tij që të dielën në darkë dhe kaloi natën në hotel “Turizmi”. Nuk preferoi të udhëtojë me makinë drejt Tropojës, por zgjodhi të zbresë me helikopter dhe shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. Në trup nuk kishte veshje anti-plumb, por qyteti dje si rrallëherë në historinë e tij ishte i blinduar me forca policie.
Tropoja i bëri një pritje madhështore, aq sa Berisha u përlot mes thirrjeve të turmës. Me këtë vizitë kryeministri theu një tabu 12-vjeçare, duke hedhur poshtë edhe zërat e opozitës, që ai nuk kishte kurajën të shkelte në vendlindjen e tij. Gazeta “Tirana Observer” në një speciale boton të gjitha kulisat e 24 orëve të Berishës në vendlindjen e tij.

Masat, nisja, mbërritja, fjetja dhe pritja e rezervuar nga tropojanët

اdo gjë doli jashtë parashikimeve. Pas një mobilizimi të shpejtë dhe paraprak të Tropojës me forca speciale, të cilat përgatisnin terrenin për rikthimin e kryeministrit Berisha pas 12 vitesh “divorc” nga ky qytet, populli tropojan e priti liderin e PD-së me një miting madhështor. Por pse iu dha kaq rëndësi vizitës së kreut demokrat në Tropojë? Përtej pamjes sipërfaqësore, që ishte e dukshme për të gjithë, prapa “kuintave” ka prapaskena të shumta, të cilat diktuan suksesin e këtij mitingu. Pas gjithë thashethemnajave dhe deklaratave, se Berisha nuk do të pritej mirë në këtë qytet, duket se “djepi i lindjes” nuk ia ktheu kurrizin. Gazeta boton të gjitha prapaskenat e fushatës elektorale të zhvilluar dje në qytetin verior të vendit.

Prapaskenat

Dy ditë para se të mbahej mitingu nga Tirana zyrtare ishin nisur forca speciale të policisë dhe punonjës policie nga Drejtoria e Përgjithshme e Rendit dhe Sigurisë Publike, të cilat do të mundësonin sigurinë e vizitës së kryeministrit në Tropojë. Ndërkaq, ndryshe nga fushatat e tjera elektorale nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, këtë herë zyra e shtypit të Kryeministrisë nuk nisi asnjë njoftim për vizitën e Berishës në veri të vendit, duke u munduar ta mbajë sa më të fshehtë atë. Ditën e dielë rreth mesditës, në qytetin e Bajram Currit, kryeqendër e Tropojës, zyrtarë të PD-së kanë mbërritur nga Tirana me qëllim përgatitjen e mitingut hapës të fushatës elektorale të kësaj partie në Tropojë. Lideri i Partisë Demokratike ka mbërritur në Tropojë rreth orës 10:30 të mbrëmjes të së dielës bashkë me bashkëshorten e tij znj. Liri Berisha dhe kanë zgjedhur të udhëtojnë me helikopter. Sapo mbërriti, shefit të ekzekutivit, i ishte rezervuar një pritje madhështore spontane nga qytetarë të Tropojës. Pas kësaj pritje ai u pozicionua tek hotel “Turizi”, ku dhe kaloi mbrëmjen e së dielës. Edhe pasi është zgjuar në mëngjes, i është rezervuar një pritje madhështore dhe dashamirëse. Kryeministri gjatë gjithë kohës ka qëndruar i veshur me një këmishë të bardhë dhe nën shoqërinë e bashkëshortes së tij. Pasi ka pushuar sërish një orë në hotel gjatë drekës, Berisha është nisur për në komunën Markgegaj, ku dhe ka inaguruar përfundimin e dy rrugëve. Në orën 18:00 të ditës së djeshme kreu i PD-së ka vizituar qytetin e Hasit dhe në orën 19:00 qytetin e Kukësit.

Mitingu

Përtej deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama dhe përtej hamendësimeve e fjalëve që qarkullonin “nëpër korridoret e politikës”, vizita e kryeministrit Berisha në Tropojë vërtetoi anën tjetër të medaljes. Megjithëse janë plot 12 vite që kreu demokrat nuk e ka shkelur këtë territor edhe pse është vendlindja e tij, qytetarët tropojanë kanë treguar dje dashamirësi dhe afrimitet për kryeministrin shqiptar. Pritja që i është bërë ka qenë madhështore dhe sheshi “FV” në qendër të këtij qyteti ka qenë i mbushur plot më simpatizantë të PD-së. Vetëm katër muaj më parë u dha një lajm nga ekzekutiv në Tiranë, sipas të cilit Berisha do të shkonte në Tropojë, mirëpo një kjo vizitë u anashkalua. Në miting ka qenë i pranishëm deputeti i kësaj zone, Flamur Noka, si dhe grupi i këngëtarëve që shoqëron kreun demokrat gjatë fushatës elektorale, si Elita 5, اiljeta Xhilaga, Elvana Gjata, Soni Malaj etj.

“Divorci”

Kryeministri Berisha kishte plot 12 vite pa vizituar qytetin e tij të lindjes. Ky fakt parashikonte pakënaqësi në radhët e qytetarëve tropojanë dhe probleme gjatë vizitës së tij në Tropojë.

Mbërritja

Në orën 10:30 të mbrëmjes të së dielës, kreu i selisë blu ka mbërritur në Tropojë bashkë me bashkëshorten e tij znj. Liri Berisha. Atij i është rezervuar një pritje madhështore nga qytetarët tropojanë.

Fjetja

Lideri i Partisë Demokratike ka fjetur në hotel “Turizmi” në qendër të qytetit verior dhe ditën e djeshme ka zhvilluar mitingun në sheshin “FV”, në qendër të Tropojës, ku dhe ka mbledhur dhjetra simpatizantë të PD-së.

Berisha: Do ta bëjmë Tropojën si Evropa

Akuza Ramës, dorëzo çelësin e bashkisë para se të kërkosh votën e tropojanëve
Pas 12 vitesh mungesë në Tropojë, Kreu i PD-së Sali Berisha ka “shkrirë akujt” me popullin tropojan, duke ofruar gjithë mbështetjen e tij për rindërtimin e këtij qyteti. Kryeministri ka zgjedhur një fjalim emocional për t’iu treguar patriotëve të tij se ai është gjithmonë me ta dhe ka projekte të mëdha për të Evropianizuar Tropojën. Gjatë mitingut të mbajtur dje, në sheshin “FV”, i cili ishte mbushur me simpatizantë të PD-së, Berisha ka premtuar se do të shkurtojë 110 km distancë midis Tiranës dhe Tropojës. Gjithashtu ka adresuar akuza kundrejt kreut të selisë rozë, duke i thënë se duhet të japë dorëheqjen nga bashkia para se të kërkojë votën e tropojanëve.

Premtimet

Kryeministri Berisha, hapi dje zyrtarisht fushatën elektorale në qytetin verior të vendit. Përpara qytetarëve Tropojanë, Berisha u zotua se nuk do të lerë asnjë rrugë të paasfaltuar dhe që do ta bëjë këtë qytet si Evropa. “Ju ftoj ju që të vazhdojmë së bashku projektin tonë të dytë, të Tropojës evropiane, të Shqipërisë evropiane. Tropojë evropiane për ju dhe për mua do të thotë që ju qytetarë të kësaj treve të udhëtoni kudo në rrugë të standardeve evropiane. Kam ardhur sot këtu për t’u dhënë fjalën , se nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar në këtë vend. Kam ardhur këtu për t’u dhënë fjalën se 4 vitet që vijnë distancën tuaj me Tiranën do të afrojmë së paku 110 km. Kam ardhur këtu që të zotohem para jush, se do të bëj çdo gjë që Alpet, pasuria përrallore e Tropojës dhe e Shqipërisë të shndërrohet në një të mirë, në një vlerë, për secilin prej jush dhe mbarë shqiptarët, me rrugë të asfaltuara, në të dy drejtimet” u shpreh Berisha. Kreu i selisë blu, ka ftuar të gjithë qytetarët e vendlindjes së tij, që të votojnë për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit. “Ju ftoj vëllazërisht të merrni pjesë në votime, i ftoj socialistët e Tropojë dhe të mbarë Shqipërisë që në 28 qershor le të votojnë duke pyetur atdhetarinë e tyre, të votojnë për Tropojën evropianë, për Shqipërinë evropiane, le të votojmë për shtëpitë e tyre , për veten e tyre dhe dua t’i siguroj se respekti i Sali Berishës për ta është me dhjetëra e dhjetarë herë më i madhe, se respekti i Edi i Ramës. Dua t’i siguroj se projektin tonë evropian, dua ta ndaj me çdo shqiptar, se ëndrrën tonë evropiane dua ta bëjmë realitet me gjithsecilin prej jush”, deklaroi kreu i ekzekutivit.

Akuzat

Kreu demokrat, që nga veriu i vendit nuk ka kursyer akuzat kundrejt liderit të socialistëve, Edi Rama.” Ajo që të kërkoj është kjo, që para se t’u drejtohesh qytetarëve të Tropojës, socialistëve të Tropojës për votën duhet të heqësh çelësin e artë të bashkisë, çelësin e artë të kryeqytetit të shqiptarëve, që vendose mbi gjoksin e himnizuesit të masakrave serbe mbi vëllezërit në Kosovë, famëkeqit Bregoviç. Këtë do të bësh se përndryshe do të mbledh Këshillin Bashkiak në mocion mosbesimi ndaj teje. Nuk mundësh t’i përdorësh çelësat e kryeqytetit të mbarë shqiptarëve për armiqtë e egër të tyre, për ata që kënduan, këngë dhe himne barbarëve serbë, të barbarive serbe mbi shqiptarët e Kosovës”, u shpreh kryeministri.

Berisha-Ramës

“Para pak javësh pak javësh këtu erdhi kryetari i Partisë Socialiste, i cili në fakt është njëqind herë më i lidhur me 99-shat e lejeve të ndërtimit, sesa me socialistët e Shqipërisë. Edhe njëherë ju përgëzoj për shpirtin e hapur që tregoni. Do t’i them zotit Rama, të vish sa herë të duash në Tropojë. Të kërkova që t’i kërkosh ndjesë Tropojës për ato që i bëtë në vitin ‘97, nuk e bëre këtë, sepse nuk njeh t’i me arrogancën tënde, me prepotencën e trashëguar, ndjesën dhe faljen njerëzore, por unë tani nuk të them më që të kërkosh falje”.
 
Mire qe i tha Rama shko ne Tropoje se e kish harruar fare trikon e leshit :D qe e rriti kete dreq
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top