23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

AnGeLiC

VIP
V.I.P
1556955_violencia-620x212.jpg
Babai e përdhunonte rregullisht çdo mëngjes para se të shkonte në shkollë, dhe asnjë në familje nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte aty.

Kjo është historia e një 23-vjeçare, bijë e një familje emigrantësh shqiptarë rezidentë në komunën Vallesiana në provincën e Ankonës ka denoncuar të atin me akuzën e dhunës seksuale ndaj saj.

Mediet italiane shkruajnë se sipas dëshmisë së vajzës, babai 50-vjeçar e ka përdhunuar rregullisht, që nga mosha 9 vjeçare deri më vitin 2011, kur ajo ka mbushur 18 vjeç dhe ka vendosur të largohet për të vazhduar studimet jashtë territorit italian.

Sipas medieve italiane, vetëm pas 5 vitesh vajza ka gjetur guximin të rrëfejë. Ajo ka shtuar se e se as nëna e saj e as motra më e vogël nuk e kanë kuptuar gjendjen e saj.

Motra e saj gjithashtu ka pohuar se shpesh herë në mëngjes kur zgjohej e motra nuk gjendej në krevat pranë saj.

Denoncimi i kësaj ngjarje ka ardhur pas një udhëtimi disa ditor të vajzës pranë familjes së saj e cila jeton në komunën Vallesiana të Ankonës.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit Carlo Cimini, është ekzekutuar urdhër-arresti me burg ndaj babait 50-vjeçar shqiptar.

Mësohet se me anë të avokates mbrojtëse, Alessia Bartolini, 50-vjeçari ka mohuar gjithçka duke i konsideruar këto akuza false e të sajuara për qëllime ekonomike.

Sipas tij e bija kërkon një mbështetje financiare nga familja për të vazhduar studimet universitare jashtë Italisë, por ai nuk e mbështet këtë kërkesë të saj e pretendon rikthimin e vajzës pranë familjes.
Shekulli
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Nuk besoj te jet e vertet nje gje e till per tet vite me radh duke mos u mar vesh fare po gruaja dhe mamja e ksaj nuk e kuptoj ku shkone burri ???

Mendoj vetem per qelli perfitimi e ka ber kjo vajz e mencur ..
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Duket pak absurd si lajm,sepse ai e paska perdhunuar sistematikisht per vite me rradhe qe ne moshen 9 vjece deri ne 18 vjece kur ajo eshte larguar nga shpia,domethene per 9 vjet me rradhe.Po lexoj qe ajo ka patur nje moter,e cila kur zgjohej ne mengjes nuk e gjente motren e vet ne krevat.Kjo motra gjumashe nuk e paska pyetur ndonjehere nenen se ku ndodhej motra e vet,apo kjo nene ishte ne gjume kur ndodhnin keto akte te ndyra? Gjithesesi uroj qe mos te jete dicka e vertete.
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Egtzistojn shum her te tilla rastesh, por duhet ta kishte denoncuar shum m heret sesa tani pas 8 vitesh
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Mua me duket teper absurd dhe sic paska thene babai i vajzes, mendoj se e gjitha qenka bere per perfitime ekonomike.
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Sido te jet lajmi... turp...!!! Nje familje e njollosur me te drejte apo pa te drejte mbetet fakti i "pageses" nga motra dhe nena..
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

jana, une mendoj qe aty ku hyn leku, himbet logjika dhe shpirti...dhe ky eshte rast I tille....ashtu me duket mua.
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Rastet e tilla ka nder familjet shqiptare dhe them se eshte mire te diskutohen ngase permes hapjes dhe diskutimit konsideroje se munde te eliminohen ca gjera.

Megjithate rastet e tilla ne disa raste dijne te behen edhe nga probleme tjera ne familje. Uroje qe prokurori te punoje me zell dhe pa emocione ne kete rast. Di disa nga rastet kur pre ishin/ishte prindi i pasur qe nuk pranonte me prisht leket per qejf te femijeve dhe ne nje moment emocional femija arrine deri aty sa deklaron gjithcka ne polici.
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Me informacionin qe eshte sjelle , nuk ka arsye pse mos ta besosh nje rast te tille - te pakten tani per tani .

Mbase fakti qe raste te tilla , jane tabu per tu diskutuar ne shoqerine tone. Nuk besoj qe do ta besojne cupen Gjithsesi , Por me beri pershtypje qe pas gjithe kesaj akuze qe ka ngritur cupa ... Babai kembengul qe te rikthehet ne shtepi ... Kjo nuk me duket normale .
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

Vetem te laxosh lajmin ndihesh shum keq .:murit::murit::murit:.e paramendon ate familje se e ka prejtu ket tragjedi me kuptimin e plot te fjales tragjedi.
Se di cfar te them!? vetem uroj nga shpirti nje dit te vedisohen keto vende dhe te dalin me nje denim sa me te rend per bisha tilla..
 
Titulli: 23-vjeçarja denoncon të atin: Më përdhunoi 8 vjet rresht

mua me duket nje budallek ta denoncosh,raste te tilla meritojne nje plumb ballit ose nje b... :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top