22 milion dollarë dëmshpërblim, e harruan në burg

Një person që u mbajt dy vjet i burgosur në SHBA pa një vendim gjykate fitoi 22 milion dollarë dëmshpërblim, një prej shumave më të mëdha të akorduara ndonjëherë në histori për gabimet e sistemit të drejtësisë.

Ai u arrestua në vitin 2005 për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, por gjykata praktikisht e harroi në qeli ndërsa priste të paraqitej përpara saj dhe ai qëndroi më shumë se dy vjet në paraburgim, në pritje të procesit që nuk u realizua kurrë.

58-vjeçari Stephen Slevin, nga Nju Meksiko, për shkak se qëndroi në një qeli paraburgimi, e cila është konceptuar për të mbajtur një person vetëm për disa ditë, u mbajt për dy vjet i izoluar 24 orë në 24, pa u lënë asnjëherë të dilte nga dhoma dy metra e gjerë dhe tre e gjatë, të takohej me familjarët dhe të kishte asistencë mjekësore.

Këto të drejta janë të pamohueshme me ligj dhe i ka çdo person që është i burgosur me procedurë të rregullt.

Ai nuk pati mundësi të rruhej dhe të qethej gjatë të gjithë kohës, ndërsa hoqi vetë një dhëmb, pasi në qelitë e paraburgimit nuk është e pranishme asistenca mjekësore.

Pasi rasti i tij u pikas dhe u lirua pas dy vitesh burgosje arbitrare, Slevin paraqiti një padi ndaj shtetit dhe një gjykatë i akordoi dëmshpërblimin rekord, për burgosje të padrejtë dhe dhunim të të drejtave thelbësore kushtetuese.

”Nuk e bëmë asnjëherë këtë proces për para. Pacienti im ka probleme mendore nga koha e kaluar në qeli dhe duhet të vizitojë rregullisht qëndra psikologjie. Ajo që ka kaluar ai është e paimagjinueshme”, u shpreh avokati mbrojtës.

/t/ch/

idenuari.jpgidenuari1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top