2010 i hiqen prangat vendit te shqiponjave.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Në 2010 shqiptarët do të lëvizin pa viza, edhe më shpejt sesa premtimi elektoral i kryeministrit Berisha ka konstatuar Komisioneri per drejtesi i BE,se Zhak Baro.

09-07-2009 / Gazeta TRADITA.


Komisioneri për drejtësi i BE-së, Zhak Baro tha sot se në 2010 BE-ja do të heqë vizat me Shqipërinë. Zoti Barot dolitsot në një konferencë të posaçme për shtyp, ku deklaroi në mënyrë zyrtare se në 2010 shqiptarët do të lëvizin pa viza në të gjitha vendet e BE-së “Shqipëria dhe Bosnja do të bëhen pjesë e liberalizimit të vizave në vitin 2010, kur t’i kenë përmbushur kriteret e duhura” tha zoti Barot. Ky propozim do të bëhet pas disa ditësh dhe ai duhet të marrë miratimin e 27 ministrave europianë të drejtësisë, pavarësisht se votimi unanim nuk është i nevojshëm. Shqiperia ishte shume prapa me reformat qe kerkonte nje vendimi per levizjen e lire, por gjate kater viteve te para te qeverisjes "Berisha", krejt sistemi iu nenshtrua nje reformimi te thelle dhe pas perfundimit te hartimit te regjistrit kombetar te zgjedhjeve, gjate vitit 2009 nisi edhe shperndarja e kartave te identitetit, nderkohe qe ne menyre simbolike, pas muajit prill ky proces ka nisur edhe per pasaportat biometrike. Vendi vleresohet se i ka realizuar parakushtet e tjera, ato te kontrollit te kufinjve si dhe te luftes kunder korrupsionit, por shperndarja e pasaportave biometrike, pritet te marre fund deri ne fillimin e vitit te ardhshem. Levizja e lire e shqiptareve gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2010 ishte njeri nga premtimet elektorale te kryeministrit Sali Berisha, por duket se ai do te permbushet edhe me heret sesa kishte planifikuar fraza optimiste e politikanit qe pritet te marre ne shtator mandatin per formimin e nje kabineti te ri qeveritar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top