20 mashtrimet e mëdha rreth dobësimit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
20 mashtrimet e mëdha rreth dobësimit

Mundoheni t’i humbni disa kilogramë? Nuk jeni vetëm, një e gjashta e banorëve të rruzullit janë në dietë. Mirëpo, idetë si të shkrihen kilogramët, gjithnjë po ndryshojnë. “Mos hani në mbrëmje”, “Zvogëlojini hidratet e karbonit”, janë vetëm disa nga ‘rregullat’ si duhet vepruar. Mirëpo, ç’është e drejtë e ç’është plotësisht gabim? Ja mashtrimet më të mëdha!Vaji i ullirit është më i mirë, sepse ka më pak kalori se vajrat e tjera.
Vajrat, pa marrë parasysh llojin, janë yndyra që përmbajnë më shumë kalori se çdo ushqim tjetër (një lugë ka përafërsisht 150 kalori), prandaj trashin më së shumti. Megjithatë, vaji i ullirit përmban sasinë më të madhe të yndyrave të ngopura, për të cilat profesionistët thonë se janë më të shëndosha.
Gjalpi ka më shumë kalori sesa vaji.
Edhe kjo me siguri është gabim. Gjalpi përmban ujë dhe disa albumina dhe në fakt ka më pak kalori sesa vaji (në 25 gramë gjalpë ka 184 kalori, ndërsa në vaj 225).
Zvogëlimi i hidrateve të karbonit është mënyra më e mirë për të zvogëluar peshën.
Heqja e hidrateve të karbonit nga ushqimi mund të jetë e rrezikshme. Buka, patatet, brumërat, orizi - janë ushqim i shëndoshë dhe pjesë e rëndësishme e ushqimit tonë. Nëse i heqim nga tryeza, veç sa do të ndiejmë nevojë më të fuqishme për to, por edhe për hidrate të karbonit dhe për albumina e yndyra, kështu në fund do të hamë më shumë. Ushqimi i varfër me hidrate të karbonit, shpesh nuk sjell fije të mjaftueshëm, gjë që mund të shkaktohet kapsllëku e me këtë rritet rreziku nga kanceri i zorrës së trashë.
Shiko fotografinë 1725999
Ushqimi i pasur me albumina është zgjidhje e shëndoshë.
Jo, e kundërta. Sasia e tepruar e albuminave për një kohë të gjatë, mund të jetë e dëmshme për veshka dhe për tensionin e gjakut. Sasia e madhe e albuminave është e lidhur me osteoporozën dhe mund të shkaktojë probleme edhe me mëlçinë.
ا'është me dietën që bazohet vetëm në yndyra?
Humbje e kohës! Organizmi ka nevojë më së shumti për baraspeshë: gjysma e ushqimit që e hamë do të duhej të ishin albuminat. Gjithherë, domethënë edhe kur mbajmë dietë.
Buka e bardhë trashë.
Jo, përmban gati të njëjtat kalori: një fetë e bukës së bardhë ka 80 kalori, ndërsa e bukës së zezë 75 kalori. Buka e bardhë përmban më tepër kalcium, ndërsa e zeza është burim më i mirë i fijeve.
Shujtat e natës trashin.
ثshtë rregull e thjeshtë: nëse hamë më shumë seç harxhojmë, trashemi. Domethënë, atë që e hani në çfarëdo kohe të ditës ose të natës dhe nuk e shfrytëzoni, do t'ju sjellë kilogramë të tepërt.
Shiko fotografinë 1726000
Për t'u dobësuar, duhet të "mbajmë dietë".
Mënyra më e mirë për t'u dobësuar është ajo kur nuk jemi të preokupuar me ndjenjën se po mbajmë dietë. Përpiquni të hani sa më shëndetshëm, e kjo do të thotë tri shujta kryesore dhe dy messhujta. Meshkujt që mbajnë dietë do të duhej të respektonin numrin e kalorive, e që janë ndërmjet 1500 e 1750 kalorive, ndërsa femrat ndërmjet 1250 e 1500 kalori.
Trashësia është pasojë e metabolizmit të ngadalshëm.
Jo. Njerëzit e trashë më shpejt i shkrijnë kaloritë sesa ata me peshë normale. Sa më të madhe ta keni peshën, aq më shumë trupi ka nevojë për energji që të mund të lëvizë dhe të funksionojë normalisht.
Nëse duam të dobësohemi, nuk bën të hamë asgjë ndërmjet shujtave.
Kur një kohë të gjatë nuk hamë asgjë, niveli i sheqerit në gjak bie, bëhemi nervoz dhe atëherë shumë shpesh hamë më tepër. Nuk do të bënte të rrinim më shumë se tri orë pa ushqim: kjo mund të jetë një frutë pemësh ose jogurt dietal.
Disa ushqime mund ta shpejtojnë metabolizmin.
Thuhet se disa ushqime, për shembull, selinoja ka "kalori negative". Asnjë ushqim nuk ka ndikim të tillë. Edhe pse selino është e pasur me fije dhe me ujë (90 për qind) dhe nuk trashë, mirëpo as nuk do t'i shkrijë kaloritë, të cilat i keni marrë me një çokollatë.
Ushtrimet gjimnastikore i shkrijnë kaloritë, porse edhe nxisin ndjenjën e urisë.
Natyrisht. pas ushtrimeve, kur edhe djersitemi, kryesisht nuk ndiejmë nevojë për ushqim. Ajo që na nevojitet janë lëngjet.
Shiko fotografinë 1726001
Duhet të matem i rregullisht.
Pesha trupore mund të lëvizë gjatë ditës ose gjatë javës. Meshkujt mund të peshohen një herë në javë, ndërsa gratë një herë në muaj, pas menstruacioneve.
Albuminat e vështirësojnë tretjen e hidrateve të karbonit, prandaj nuk duhet kombinuar kurrë.
Thuhet se ushqimi i llojllojshëm. që hahet përnjëherë, nuk tretet si duhet, shkakton trashjen dhe grumbullimin e toksineve në organizëm. Mirëpo. për këtë nuk ka kurrfarë dëshmish shkencore!
Uria e nxiton humbjen e peshës
Gjatë mbajtjes së urisë (lejohet vetëm uji), organet vitale, si zemra, humbin përqindje të madhe të masës muskulore. Domethënë, nuk është fjala për humbjen e indit dhjamor. Kjo "dietë" është e rrezikshme sidomos kur merreni me aktivitete të nevojshme. Mund të shkaktojë kokëdhembjen, marramendjen, ligështimin dhe frymëmarrjen e vështirësuar.
Sa më të moshuar që jemi aq më shumë duhet ngrënë.
E kundërta, pas të 30-tave metabolizmi fillon të ngadalësohet. Për çdo pesë vjet mbi moshën 30 vjeçe duhet zbritur nga 50 kalori në ditë: për shembull në moshën 60 vjeçe, duhen 300 kalori më pak sesa në moshën 30 vjeçe. Me kalimin e moshës, në fakt humbim muskujt, indi muskulor shkrinë më shumë energji.
Pas dobësimit, pesha kthehet sepse metabolizmi nuk ka ndryshuar.
Personat që e kanë zvogëluar peshën, kanë metabolizëm të ngjashëm me ata, të cilët nuk kanë qenë kurrë të trashë. Pesha kthehet rëndom vetëm pse kemi harruar mënyrën e shëndoshë të ushqimit.
Duhet pirë sasi të mëdha uji.
Edhe pse uji është i mirë për dobësim, nuk është e këshillueshme të pihen më shumë se 3 litra në ditë. Sasia e tepërt e ujit mund t'i shpëlajë substancat e ushqyeshme, ndërsa pa vitaminat dhe mineralet kryesore. trupi nuk mund të punojë si duhet e kjo mund ta ngadalësojë metabolizmin.
Mjafton të hahen vetëm pemë e perime.
Edhe me këtë rast kanoset rreziku nga mungesa e substancave ushqyese, siç është kalciumi dhe thartirat esenciale yndyrore. Vetëm pemët dhe perimet mund të krijojnë ndjenjën e fryrjes si dhe nevojën e fuqishme për bukë, e cila mungon.
Shiko fotografinë 1726002
Drithërat nxisin dobësimin.
Drithërat shumë po reklamohen si ushqim i shëndoshë, porse disa përmbajnë edhe 22 për qind sheqer, që do të thotë - kalori të fshehura. /Telegrafi/
 
Titulli: 20 mashtrimet e mëdha rreth dobësimit

nuk thuhet hidrate karboni por karbohidrate, ne gjuhen popullore thuhet sheqerna.
sjam dakort me shume pika te ketij artikulli qe do mundohem ti sqaroj.
pike se pari cdo organizem ka nevoje per marrje te balancuar te proteinave karbohidrateve yndyrnave ujit kriperave minerale ne menyre qe te funksionoje rregullisht dhe te mos semuret.
cdo njeri ka nje metabolizem te vetin qe eshte i percaktuar genetikisht deri ne nje fare mase, ketu ben pjese ai qe ne i themi metabolizem bazal, pra sasia e enegjise qe i duhet organizmit te funksionoje, zemres te punoje, trurit te punoje, muskujve mushkerise veshkave etj etj etj. ne njerez te ndryshem ky eshte i ndryshem sigurisht pasi ska te njejtin metabolizem bazal nje njeri 165 cm dhe qe peshon 50 kile, me nje njeri qe eshte 180 cm e peshon 87 kile. duhet pasur ketu paraysysh qe njerezit obeze pra ata me mase te madhe dhjamore ne trup nuk kane domosdoshmerisht nje metabolizem me te madh pasi indi dhjamor ka aktivitet te dobet metabolik ne trup dhe eshte me shume depozite per rastet e u urise se organizmit. pra nqs kemi dy njerez me gjatesi 180 cm dhe te dy me peshe 90 kg, ama njeri eshte body bulding pra ka pase te madhe muskulore, dhe tjetri ka jete normale pra ka me shume dhjame , ai qe ka mase te madhe muskulore e ka metabolizmin bazal me te larte se ai qe ka me shume dhjame.
detyrimisht nqs nje njeri dobesohet shpejt metabiolizmi i tij bazal ulet ne menryre drastike, gje qe do te thote qe nqs ai fillon e ha me pas normalisht pas arritjes se peshes qe ka dashur, do te shendoshet shume shpejt pasi nje pjese e kalorive qe do marri me ushqimin do depozitohen.
per kete arsye ka dallime mesa sasise se kalorive ditore qe marrin njereizt, ka dallime midis meshkujve dhe femrave, dhe midis personave te te njejtes gjini ama me moshe te ndryshme. femrat duhet te marrin me pak kalori ne dite se sa nje mahskull i te njejtes moshe.
 
Titulli: 20 mashtrimet e mëdha rreth dobësimit

sekreti i nje diete te shendoshe eshte te hash cdo vakt qe i bie mengjesi dreka dhe darka ne porcionet e duhura dhe te alternosh ushqimet qe ha , nuk mund te ndalosh se ngreni dicka dhe te hash shume nga dicka tjeter ,eshte e gabuar ,cdo gje duhet ta hash por e rendesishme ehste ti hash ne masen e duhur , vaktin e duhur dhe ne baze te nevojave trupore ,of course qe ne porcione me te medha duhet te jene frutat perimet dhe te pish shume uje dhe te gjitha ushqimet e tjera me alternime
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top