1975, viti kur anijet e peshkimit do ktheheshin në anije luftarake

eGo0sTyle

System Engineer
minat2-300x218.jpg


Në vitin 1975, në Kantierin Detar të qytetit të Durrësit kishte ardhur një urdhër i veçantë sipas të cilit të gjitha anijet e peshkimit do të pajiseshin për të shërbyer në kohë të veçantë siç cilësohej koha e luftës. Kjo u shoqërua me pajisjen dhe punimet e veçanta për të bërë depot e anijeve edhe depo minash detare si dhe me vendosjen e shinave në pjesën e kiçit të tyre, ku do të rrëshqisnin rrotat e karrelit. Ndërkohë që edhe 2 pontilet e Portit të Peshkimit u pajisën me shina të cilat janë edhe sot të paprishura. Këto do të shërbenin për të bërë furnizimin në port të anijeve me minat detare luftarake.

Në atë periudhë i gjithë inventari i anijeve që dispononte flota e peshkimit të Shqipërisë. Sot duket si shaka kjo nismë, por shteti i atëkohshëm nuk i pranonte shakatë. Termi që “ Të jetojmë si në rrethim “ ishte shtrirë deri tek rrjeta e peshkimit për të bërë në rast lufte një rezistencë totale. Shteti i asaj periudhe parashikonte prishjen me Kinën, duke u nisur edhe nga shënimet e Enver Hoxhës në formë ditari: “Shënime për Kinën” dhe për ketë arsye kërkonte edhe forma efikase të luftës me të gjitha mjetet rrethanore, siç e cilësonte edhe kodi i Artit Ushtarak Popullor. Flotilja e peshkimit e Durrrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës u aftësuan nga specialistët e riparimit të anijeve për të kryer edhe detyrat luftarake të minimit të ujrave bregdetare.

Po me sa parashikonin specialistët e shtabeve luftarake, sasia e minave që kishin depot e flotës nuk mjaftonte për të gjitha brigjet. Ato ishin të mjaftueshme në rast lufte vetëm për të minuar portet e vendit dhe duheshin më shumë për të garantuar me mina të gjithë bregdetin. Kjo kërkesë do të realizohej sipas shtabeve. Ngaqë u prenë rrugët e importit, pas acarimit të situatave politike të asaj periudhe u dha idea e prodhimit të tyre në vend sashkë me disa lloje të tjera armatimi dhe municioni ku përfshihej edhe aftësimi i kapaciteteve prodhuese për të prodhuar deri silurat. Inxhinieri mekanik i specialiteteve të industrisë ushtarake Dylaver Dautaj thotë se zhvillimi i industrisë prodhuese për të rritur pavarësinë e ekonomisë shtrohej si një ndër detyrat kryesore për ekonominë e Shqipërisë.

Ai thotë se në kuadrin e këtyre detyrave shteti shqiptar i asaj kohe mori përsipër të zhvillojë industrinë e prodhimit të municioneve luftarake për të gjitha llojet e armatimit që dispononte vendi, njëkohësisht të prodhohej i gjithë armatimi i lehtë për ushtrinë dhe në vijim armatimi i rëndë. Konkretisht, për prodhimin e minave detare u ngarkua një ekip inxhiniero-teknik në ISP Nr.6 Tiranë. Ky institut qe ngritur me vendim të veçantë me speciliastë të ardhur nga industria civile si nga inxhinieria mekanike, metalurgjike, kimike, elektronike, elektrike, mjekësore etj. Inxh. Dylaveri thotë se ekipet e lartpërmendura kanë punuar me përkushtim, duke shfrytëzuar përparësitë e industrisë vendase, eksperiencat e marra nga industritë e vendeve të zhvilluara dhe shfrytëzimi i literaturës botërore në këto fusha, arritën që të konkretizoheshin shumë projekte.

Sipas tij një ndër këto detyra të rëndësishme ishte dhe studimi, projektimi dhe ndërtimi i objektit prodhues (uzinës) për municionin e flotës detare luftarake dhe ajrore. Për këtë, grupet e punës të krijuara, studimin e përqëndruan tek mundësitë si të prodhohej gjithçka duke shfrytëzuar në maksimum lëndët e para të vendit dhe kapacitetet e lira prodhuse të industrisë ekzistuese, me qëllimin e shkëputjes nga importi. Kjo është edhe një pjesë e historikut se si nisi dhe filloi prodhimi i minave tip ”JAM” pasi u zgjidhën më parë problemet dhe vështirësitë teknike të prodhimit të sferës metalike të saj.



Pse nuk u prodhuan minat shqiptare?

Inxh. Dylaver Dautaj thotë se realizimi praktik i prodhimit të konstruksioneve, hasi në vështirësi shumë të mëdha, por me punën e të gjithë stafit të specialistëve inxhiniero – teknikë, të cilet ishin ”asa”, secili në sektorin e vet, u arrit që të realizohen teknika prodhimi të panjohura deri atëherë në vendin tonë, si për shembull, realizimi i sferës së minës së mesme me diametër 1m dhe trashësi çeliku 4mm. Për këtë u kooperua me Uzinën e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. U përdor presa me kapacitet më të fuqishëm në vendin tonë e cila në atë kohë ndodhej në Metalurgjinë e Celikut në Elbasan. Për këtë, thekson Inxh. Dylaveri, vetëm stampa për realizimin e sferës e përbërë nga pjesët (punson + matrice) kishte një peshë prej 10 ton në derdhje gize, e cila u realizua si derdhje në fonderinë e Kombinatit të Prodhimit në Poliçan të Skraparit.

Pas derdhjes , thotë Dautaj, përpunimi mekanik i saj u bë me makineritë metalprerëse të Uzinës Mekanike të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Dylaveri thotë se në vitin 1984 të gjitha eksperimentimet, provat luftarake në det , shoqëruar dhe me projektin e ndërtimit të uzines për prodhimin e tyre në seri, ishin të perfunduara dhe pritej vetëm vendimi dhe fondi nga qeveria e asaj kohe për vënien në zbatim . Ai shton se ka qënë dobësimi i madh i ekonomisë socialiste në atë periudhë, që bëri të mundur që ky projekt dhe shumë të tjerë si ky të mos realizohen, por të ngelen në arkivat e ISP Nr.6., ku ndodhen edhe sot.



Kadri Hazbiu në Poliçan: « Na e njohin teknologjinë, po s’duhet të dinë sasinë… »

Në kohën kur puna shkencore e ekipit të shkencëtarëve vendas, për prodhimin e minës detare kishte arritur në pikun e saj, në Poliçan ka shkuar dhe është interesuar personalisht edhe ish Ministri i Mbrojtjes i asaj periudhe Kadri Hazbiu. Inxh. Dautaj kujton se gjatë proçesit të punës ka patur mjaft tension, sidomos për ruajtjen e sekretit shtetëror: « Një shoku ynë, për pak shkoi në gjyq për një tip bulloni, por nga kjo gjë na shpëtoi vizita e Ministrit të Mbrojtjes së asaj periudhe Kadri Hazbiut». Ai me sa më kujtohet, thotë Dylaveri, erdhi në Poliçan në vitin 1982. Pasi u njoh me situatën e ecurisë së kërkimeve shkencore, ne i thamë kur pamë se ai kishte mbetur i kenaqur, se si kemi patur edhe probleme, të ashtuqujaturat « probleme të vigjilencës »… dhe ai na tha : « Tek ne veprojnë të gjitha zbulimet e huaja me agjenturat e tyre dhe se çfarë llojesh e tipesh te armatimeve prodhojme nuk mund te jetë sekret.

Por juve, ju çon në dyert e burgut vetëm cilësia e dobët e prodhimit që do të bëni si dhe nxjerrja e sekretit se ç’kapacitet prodhues ka industria jonë për këto artikuj të industrisë ushtarake » . Fjala e Kadri Hazbiut bëri që shoku ynë të qetësohej dhe ne të punonim më të çtensionuar më pas, thotë Dylaveri. Mina u prodhua e plotë dhe u provua se ishte mjaft efektive, në Bisht Pallë të qytetit të Durrësit, në vitin 1984.Nga arkivat e atyre viteve mësohet se krahas prodhimit të minave detare të tipit «Jam», po punohej edhe për studimin, projektimin, eksperimentimin dhe prodhimin e silurave detarë, të bombave të thellësisë, bombave fluturuse, si dhe për prodhimin e skafeve sulmues pa ushtar, të cilat mbusheshin me një ton tritol dhe telekomandoheshin nga bregu për të goditur kryqëzoret në raste beteje me to. Edhe eksperimenti i kësaj makinerie sipas kujtimeve të oficerëve të bazës ushtarako detare të Bisht Pallës është bërë ne zonën e Porto Romanos.



Mina detare

Diametri i minës sferike 1 m.

Lënda plasëse: 150 kg tritol

Dilaver Dautaj ka lindur në qytetin e Durrësit në vitin 1953

Eshtë diplomuar në degën Inxhinieri Mekanike, Dega Transport



PERVOJA E PUNES

Në vitet 1975 – 1978 ka punuar në Hekurudhë me detyrën e Shef i Byrosë Teknike në Bazën Mekanike të Hekurudhës dhe më pas, Kryetar i Degës së Shfrytëzimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës.

Në vitet 1978 – 1987 transferohet nga Durrësi në Tiranë pranë I. S. P. Nr. 6, institucion që merrej me studimin dhe zhvillimin e Industrisë Ushtrake dhe në këtë vit, ai është transferuar me detyrën e Nëndrejtorit të Kombinatit Kimik të Durrësit.

Pas vitit 1991 ka hapur një bisnes i cili është unik në vendin tone: riparimi i Turbinave të mjeteve tokësore, hekurudhore dhe detare. Për këtë ai ka ngritur edhe laboratorin e vetëm të matjes së kapaciteteve të turbinave në vend.



KARAKTERISTIKAT E MINAVE GJERMANE

Minat e gjetura dhe të asgjësuara i perkisnin markave gjermane të luftës së II- të. Ato janë mina të fuqishme që peshojne rreth 350 kg dhe kanë si lëndë shpërthyese sipas katalogut të armatimeve të mjeteve detare rreth 500 paund tritol, ose mbi 200 kg.

Quhen edhe mina kimike HERTZ pasi pjesët e dala në formë gjembash të iriqta janë të përbëra nga solucione kimike të cilat pasi përplasen me metalet e anijeve kundërshtare, solucionet kimike në brendësi të saj aktivizohen dhe realizojnë shpërthimin e minës.

Ato kanë si karakteristikë dëmtimin e mjeteve luftarake si anije mbiujëse ose nëndetëse edhe në 100 metër distancë, pasi arrijnë që të dëmtojnë skafe të trasha deri në 100 mm trashësi.

Shekulli.
 
Titulli: 1975, viti kur anijet e peshkimit do ktheheshin në anije luftarake

ا'farë rëndësie ka tani më se ku ishte prodhimi edhe se si shkoi . Rëndësi ka që mbase jemi i vetmi vënd në Botë që në vend të përparojmë në tekonollogji ecim mbrapa.Kam dyshim nëse tani prodhojmë ndonjë bullon apo e marrim edhe atë nga ''miqtë'' tanë të N.A.TO.S
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top