1909: Roli i klerikëve në çështjen e shkronjave shqip.

Love

βeℓℓe â๓e
Polemika e ashpër që nisi rreth çështjes së alfabetit, mori pas ekspeditës së Xhavit Pashës dimension të reaksionit të njëmendët kundër shkollës dhe shkrimit shqip. Ai u zhvillua përmes formave dhe metodave të ndryshme, duke filluar nga propaganda politike e fetare, organizimi i mitingjeve protestuese dhe deri te zbatimi i masave të presionit, shantazheve dhe reprezaljeve të ndryshme. Në luftë kundër klubeve dhe shkollave shqipe, gjuhës kombëtare dhe shkrimit shqip, komitetet xhonturke angazhuan klerin mysliman fanatik, një pjesë të çifligarëve dhe elementin proturk në përgjithësi. Ato u orvatën të përfitonin edhe fshatarësinë, duke i premtuar se qeveria do t’i jepte copa toke nga çifliqet e bejlerëve 1.

Flamurin e fushatës reaksionare e mbante Klubi i Stambollit me në krye senatorin Haxhi Ali Elbasani. Ky Klub u deklarua në fillim për alfabetin latin, por më vonë, me eliminimin e partizanëve të këtij shkrimi dhe me zëvendësimin e tyre me njerëz të regjimit, zuri të ushtrojë agjitacion intensiv në favor të alfabetit turk 2.
Veç propagandës në Manastir, në Shkup dhe në vende të tjera, Klubi zhvillonte veprimtari të madhe botuese – mori mbi vete shtypjen dhe shpërndarjen falas të librave shqipe me alfabetin turk – ndërsa në Stamboll u formua një komision i veçantë i cili i kishte dhënë vetes gjoja si detyrë të punonte në të gjitha viset – që nga Manastiri dhe gjer në Kosovë – në hapjen e shkollave dhe propagandimin e gjuhës shqipe.

Në fakt qëllimi i tij ishte të zhvillonte propagandë kundër shkrimit shqip. Kjo u pa mirëfilli me rastin e inskenimit të mbledhjeve nëpër xhamia, ku anëtarët e klubit, duke pasur mbështetjen e hoxhallarëve, flisnin për nevojën e unitetit sa më të fortë me otomanët. Në anën tjetër, ata kurdisën ngritjen e kërkesave – të dërguara qeverisë – për marrjen e masave më rigoroze ndaj anëtarëve të klubeve shqiptare dhe ithtarëve të alfabetit latin, të cilëve iu vu etiketa e të pafeve dhe tradhëtarëve 3.

Veprimtaria antikombëtare e Klubit të Stambollit, që përkrahej nga propaganda xhonturke, e nxiti deputetin Hasan Prishtina që në gazetën Tan ta sulmonte ashpër Haxhi Elbasanin dhe pasuesit e tij. Këtyre të fundit iu kundërvu edhe komiteti i fshehtë shqiptar Liri ose Vdekje, që u formua në Stamboll në mbarim të muajit gusht 1909, dhe përbëhej kryesisht nga rinia shkollore – partizane më e vendosur dhe më konsekuente e çështjes kombëtare. Me statutin e Komitetit, përmbajtja e të cilit përputhej me Rregulloren e Komitetit të fshehtë të Manastirit (u formua më 1905), anëtarët e tij kishin për detyrë të mbronin në rend të parë të drejtat e kombësisë shqiptare dhe njëherazi t’i ndiqnin armiqtë e shqiptarëve si dhe të gjithë ata që e pengonin përhapjen e shkrimit shqip, pastaj ta orientonin gjithë aktivitetin e tyre drejt njohjes së kombësisë dhe gjuhës shqipe nga ana e qeverisë turke, zgjerimit të mëtejshëm të shkollave, etj. 4.

Zekeria Cana, Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1908-1912. Tiranë 1982, f. 67-68
---------------------------------------------------------------------------------------
1. Z. Cana, Reaksioni xhonturk kundër shkollës dhe shkrimit shqip në pragun e kryengritjes së Kosovës më 1910, Gjurmime albanologjike, 1/1969, f. 130
2. Rad Narodne skup?tine otomanskih Srba, 1, ss i Jovan M.
3. AIH – HHSA (PAA) f. XIV; raport i kosullit Kral nga Shkodra, 31.XII.1909
4. Z. Cana. Rregullorja e çetave të Komitetit të fshehtë të Manastirit. Gjurmime albanologjike (seria historike) I – 1971, f. 274; Kanonizma e Shoqërisë «Vdekje a liri»

vargmal
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top