180 ton ndihma nga Arabia Saudite për njerëzit në nevojë

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1438782655NDIHMAT-MBULIM_2.jpg


180 ton ndihma humanitare i janë dërguar Shqipërisë nga qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Avioni i parë mbërriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të vijnë edhe tre avionë të tjerë.

I pranishëm në pritjen e ndihmave në aeroport ishte ambasadori saudit në Tiranë dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

Ndihmat konsistojnë në çadra strehimi, batanije, dyshekë dhe paketa ushqimore dhe do u shpërndahen familjeve në nevojë, ndërsa pjesa që do të mbesë do të qëndrojë në depozitat e rezervave të shtetit për t’u përdorur në rast të Emergjencave Civile.

/ Top Channel
 
Titulli: 180 ton ndihma nga Arabia Saudite për njerëzit në nevojë

kuku mos kan sjell dinamit !:uff: se per ndima tjera shqiperia nuk ka nevoj aqe me pak nga shtet arabe :fla:
 
Titulli: 180 ton ndihma nga Arabia Saudite për njerëzit në nevojë

E pse nuk jua dergojne refugjateve , qe po ju vdesin ne dere - c'ben hipokrizia!!!
 
Titulli: 180 ton ndihma nga Arabia Saudite për njerëzit në nevojë

mendova se ishin per sirin keto ndihmat .. sa per Serbin, femit ngjajn nga dajat ,i jati ska rendesi a eshte serb a turk :)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top